LIVE UPDATES
Bota

'Bazohemi te kriteret'/ Qeveria e Kosovës: Nuk përjashtojmë asnjë serb që të aplikojë në policinë tonë

Qeveria e Kosovës tha se nuk synon të përjashtojë asnjë serb që dëshiron të aplikojë për në Policinë e Kosovës, e që i plotëson kriteret e parapara.

12 Janar 2023, 12:27 Nga a.l
'Bazohemi te kriteret'/ Qeveria e Kosovës: Nuk
Kosovë

KOSOVË- Qeveria e Kosovës tha se nuk synon të përjashtojë asnjë serb që dëshiron të aplikojë për në Policinë e Kosovës, e që i plotëson kriteret e parapara.

Në fillim të janarit, Policia e Kosovës hapi konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të mbushur vendet bosh që janë në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri. Por, në konkurs një prej kritereve është që kandidatët të mos jenë mbi 30 vjeç.

Thirrja është e hapur për të gjithë ata që përmbushin kriteret. Në parim, ne nuk duam të përjashtojmë askënd dhe ne nuk synojmë që të zëvendësojmë serbët me shqiptarët sepse ne duam që serbët të përfaqësohen në institucionet tona multietnike”, tha Qeveria e Kosovës në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.

Autoritetet hapën konkursin pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri të shtetit nëntorin e vitit 2022.

Ata ishin në mesin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë, institucioneve lokale dhe qendrore dhe të tjera, që u dorëhoqën në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që kërkonte nga serbët të riregjistronin makinat me targa e Kosovës, dhe të largonin ato të lëshuara nga Serbia.

Qeveria tha se ky konkurs është mundësi e mirë për të gjithë ata persona që në të kaluarën nuk kanë mundur të punojnë në institucionet publike të Kosovës. Megjithatë, nga ekzekutivi nuk kanë treguar nëse ish-policët kanë të drejtë të aplikojnë në konkursin aktual.

Ne u bëjmë ftesë të gjithë serbëve që janë të interesuar dhe që plotësojnë kriteret, të aplikojnë për këto vende të hapura pune, veçanërisht ata që në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi që të punojnë në sektorin publik për shkak të Listës Serbe, e cila shpesh kushtëzonte punësimin me anëtarësim në këtë parti”, tha Qeveria.

REL-i ka pyet Policinë e Kosovës nëse ish-policët kanë të drejtë të aplikojnë, por nga ky institucion kanë thënë vetëm se kandidatët që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u bëri thirrje serbëve që të aplikonin për vende pune në institucionet e Kosovës, pasi argumentoi se “zbrazëtirën” që është krijuar në institucionet në veri, nuk duan ta mbushin me shqiptarë.

Edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) u ka kërkuar serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi ky mision tha se nuk mund ta mbushë vakumin e krijuar nga dorëheqjet e policëve serbë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe./REL

policia e kosoves

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më