15 Prill 2023, 10:03
Nga k.m.
Foto ilustruese
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata Federale e Aviacionit, FAA, miratoi të premten një liçencë të shumëpritur nga themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk.
Agjencia federale i dha dritën jeshile firmës SpaceX që të lëshojë për herë të parë në orbitë raketën Starship, duke hapur rrugën për një fluturim provë, vëndimtar për synimet hapësinore të kompanisë.
“Pas një procesi gjithpërfshirës për liçensimin, FAA doli në përfundimin se SpaceX i përmbush të gjitha kërkesat për sigurinë, mjedisin, rregulloret, ngarkesën, integrimin hapësinor dhe përgjegjësitë financiare”, thuhet në një deklaratë të lëshuar të premten nga FAA, duke shtuar se liçensa është e vlefshme për pesë vjet.
Lëshimi është planifikuar të bëhet të hënën më 17 prill, shkruan në rrjetin Twitter kompania SpaceX. Raketa do të lëshohet nga qendra hapësinore e kompanisë në Boca Chica të Teksasit. Lëshimi për provën 150 minuta të gjatë mund të bëhet nga ora 5:30 e mënjesit deri në orën 14:00, sipas orës lokale.
Raketa Starship është një sistem transporti plotësisht i ripërdorshëm i ndërtuar për të transportuar ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, për të ndihmuar njerëzimin të kthehet në Hënë dhe të udhëtojë drejt planetit Mars dhe më gjerë, thuhet në faqen e kompanisë SpaceX./VOA
space x
Bota
15 Prill 2023, 09:51
k.m.
Foto ilustruese
TETOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, në spitalin e gjinekologjisë, atje ku pacient&eum...
Bota
15 Prill 2023, 09:36
k.m.
Momenti i kafshimit
MALDIVE- Një notare 30-vjeçare në Maldive ka përjetuar momente tmerri kur është kafshuar nga një p...
Bota
15 Prill 2023, 09:29
k.m.
Clarence Thomas
Donatori konservator amerikan Harlan Crow bleu tre prona që i përkisnin anëtarit të Gjykatës së Lartë, C...
Bota
15 Prill 2023, 09:06
k.m.
Annalena Baerbock dhe Qin Gang
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...
Bota
15 Prill 2023, 08:45
k.m.
Foto ilustruese
Të paktën pesë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën të premten nga një sulm ajror rus mb...
Bota
15 Prill 2023, 08:39
k.m.
Silvio Berlusconi
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është mirë. "Il Cavaliere" ka kaluar një natë tjet&eu...
Bota
15 Prill 2023, 08:30
k.m.
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, 80 vjeç, lajmëroi se ai ka marrë vendimin për t'u rizgjedhur në zgjedhjet e vitit...
Bota
15 Prill 2023, 08:15
k.m.
Lula
BRAZILIA- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva kritikoi rolin e dollarit amerikan në ekonominë botërore dhe sulmoi Fondin Mo...
Bota
15 Prill 2023, 08:01
k.m.
BRAZILIA- Një grua nga Brazili, e cila njihet në internet edhe si “Bruna Barbie”, ka më shumë se 20 milionë ndjekës ...
Bota
15 Prill 2023, 07:57
k.m.
Mike Pompeo
SHBA- Ish-sekretari republikan i shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo njoftoi se ai nuk do të jetë kandidat për president. Lajmi...