LIVE UPDATES
Bota

ProPublica: Anëtari i Gjykatës së Lartë nuk raportoi për shitjen e pronave që u blenë nga donatori konservator

Blerja e vitit 2014 e pasurive të patundshme hedh një dritë të re mbi marrëdhënien prej dekadash mes gjykatësit Thomas dhe Crow, një manjat i pasurive të paluajtshme, i cili ka kontribuar vazhdimisht për kauza konservatore. Kjo marrëdhënie dhe përfitimet materiale prej saj nga Thomas, kanë nxitur thirrjet për një hetim zyrtar të rregullave të etikës.

15 Prill 2023, 09:29 Nga k.m.
ProPublica: Anëtari i Gjykatës së Lartë nuk raportoi
Clarence Thomas


Donatori konservator amerikan Harlan Crow bleu tre prona që i përkisnin anëtarit të Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas dhe familjes së tij, në një transaksion me vlerë mbi 100,000 dollarë, të cilin Thomas nuk e raportoi asnjëherë, sipas organizatës jofitimprurëse të gazetarisë investigative ProPublica.

Blerja e vitit 2014 e pasurive të patundshme hedh një dritë të re mbi marrëdhënien prej dekadash mes gjykatësit Thomas dhe Crow, një manjat i pasurive të paluajtshme, i cili ka kontribuar vazhdimisht për kauza konservatore. Kjo marrëdhënie dhe përfitimet materiale prej saj nga Thomas, kanë nxitur thirrjet për një hetim zyrtar të rregullave të etikës.

ProPublica ka njoftuar më parë se për dekada me radhë Crow u kishte ofruar gjykatësit Thomas dhe gruas së tij Ginni pushime dhe udhëtime vjetore me vlerë prej qindra mijëra dollarësh, përfshirë udhëtime ndërkombëtare në jahtin e tij, fluturime me avion privat dhe qëndrime në resortin privat të Crow në Adirondacks të shtetit të Nju Jorkut.

Por blerja e pasurive të patundshme e vitit 2014 është prova e parë publike e një transaksioni të drejtpërdrejtë financiar mes anëtarit të Gjykatës së Lartë dhe biznesmenit.

Duke cituar dokumentet e taksave shtetërore dhe ato të pronësisë, ProPublica njofton se një nga kompanitë e Crow pagoi 133,363 dollarë për një shtëpi në Savana të shtetit Xhorxhia, ku jetonte nëna e gjykatësit Thomas, së bashku me dy sipërfaqe të lira aty pranë që u përkisnin anëtarëve të familjes së Thomas. Nëna e Thomas vazhdoi të banonte në shtëpi, e cila menjëherë filloi të rinovohej me një kosto prej dhjetëra-mijëra dollarësh.

Zyrtarëve federalë, përfshirë anëtarët e Gjykatës së Lartë, u kërkohet të raportojnë detajet e transaksioneve për pasuritë e patundshme me vlerë mbi 1,000 dollarë. Përjashtim nga raportimi bën vetëm banesa private, çka nuk është rasti për këtë transaksion të Thomas.

Si gjykatësi Thomas ashtu edhe Crow përmes deklaratave, e kanë minimizuar rëndësinë e përfitimeve financiare. Thomas ka thënë se atij nuk i ishte kërkuar të raportonte për udhëtimet. Crow iu përgjigj njoftimit të fundit përmes një deklarate për organizatën ProPublica ku shprehet se e kishte bërë blerjen me synimin për të nderuar trashëgiminë e Thomas.

“Synimi im është që një ditë të hap një muze publik në shtëpinë e Thomas, kushtuar historisë së gjyqtarit të dytë afrikano-amerikan të Gjykatës së Lartë të vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

“Historia e gjykatësit Thomas përfaqëson më të mirën që ofron Amerika”.

Zyra e Thomas nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë Associated Press për koment.

clarence thomas harlan crow

Sondazh

Poll
Bota 15 Prill 2023, 09:06 k.m.

Epoka e re e Gjermanisë: Me apo pa Kinën?

Annalena Baerbock dhe Qin Gang Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i bëri thirrje Kinës që të angazhohet ndaj Moskës p&...

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë