21 Shkurt 2023, 09:37
Nga a.l
Pjetër Shala
KOSOVË- Sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të nisë gjykimi ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala ndaj të cilit rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte. Seanca është paralajmëruar se do të fillojë në ora 9:30, por do të transmetohet me 45 minuta vonesë.
Siç raportojnë mediat kosovare, Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Më 21 shkurt, kryegjykatësja do të hapë gjykimin, do të kërkojë që të akuzuarit t’i lexohen akuzat, do ta informojë atë për të drejtat dhe detyrimet dhe do ta pyesë nëse e ka kuptuar Aktakuzën dhe nëse dëshiron të konfirmojë vetëdeklarimin e tij të mëhershëm si i pafajshëm. Më pas, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtësi i viktimave dhe Mbrojtja do të kenë përkatësisht nga dy orë për të bërë deklaratat e tyre hyrëse. Mbrojtja ka bërë të ditur se pas deklaratës hyrëse të saj, z. Shala dëshiron të bëjë një deklaratë të shkurtër pa betim, me kohëzgjatje prej përafërsisht 5 minutash.
pjeter shala
Bota
21 Shkurt 2023, 09:26
a.l
Prof. Dr. Naci Görür
TURQI- Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay...
Bota
21 Shkurt 2023, 09:17
a.l
Policia
DIBËR- Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kepi i djepzave”, bashkia...
Bota
21 Shkurt 2023, 09:09
a.l
Përmbytje në Brazil
SPANJË- Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë zhvendosur si pasoj&eum...
Bota
21 Shkurt 2023, 08:57
a.l
Kulla Eiffel
FRANCË- Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo ka njoftuar se kulla Eifel në Paris do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit...
Bota
21 Shkurt 2023, 08:49
a.l
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të zhvillojë sot një vizitë në kryeqytetin ukrainas, Kiev ku d...
Bota
21 Shkurt 2023, 08:27
A.B
Joe Biden
POLONI- Pas vizitës në Kiev, ku qëndroi mbi pesë orë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Poloni. ...
Bota
21 Shkurt 2023, 08:25
A.B
Putin
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë sot një fjalim në Asamblenë Federale, ku do t'i drejtohet kombit dhe botë...
Bota
20 Shkurt 2023, 23:18
Foto Ilustruese
UKRAINË- Ndërsa raketat ruse vazhdojnë të godasin infrastrukturën dhe rrjetin energjitik të Ukrainës, sh...
Bota
20 Shkurt 2023, 23:13
Andrew Tate
KOSOVË- Njëzet e një duart e ngritura lart në një klasë të gjimnazit “Sami Frashëri” në...
Bota
20 Shkurt 2023, 23:10
F.M
Arbëreshë Kryeziu Hyseni
KOSOVË- Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka denoncuar nënkryeta...