LIVE UPDATES
Bota

Si ka ndikuar fenomeni “Andrew Tate” te nxënësit shqiptarë? Gjimnazistët: Ai është baba! Top G, tregon kush është burri

Tate, i cili në fotografitë e tij në rrjetet sociale pozon me vetura luksoze, armë dhe cigare, është arrestuar në Rumani më 29 dhjetor të vitit të kaluar, bashkë me vëllain. Mbi ta ngarkojnë akuza për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

20 Shkurt 2023, 23:13 Nga DOSJA
Si ka ndikuar fenomeni “Andrew Tate” te nxënësit
Andrew Tate

KOSOVË- Njëzet e një duart e ngritura lart në një klasë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë tregojnë se rreth 60 për qind e nxënësve të saj - 17 dhe 18 vjeç - e njohin influencuesin britaniko-amerikan, Andrew Tate.

“Ai është baba, Top G [v.j. shkurtesë për shprehjen ‘Top Gangster’], ka vetëm fjalë të mira për të”, thonë me shaka disa nga djemtë e asaj klase kur pyeten nga REL-i se çfarë dinë për 36-vjeçarin.

Por, humori i tyre ndryshon kur njëra nga vajzat e klasës e ngre zërin kundër figurës së Tates.

“Mua më duket shumë njeri primitiv”, është e gjitha që arrin të thotë gjimnazistja, para se të ndërpritet nga nxënësit e tjerë.

Tate, ish-kikboksier, ka miliona ndjekës online, edhe pse është përjashtuar prej disa platformave, si TikTok, Instagram dhe Facebook, për shkak të komenteve mizogjene, apo paragjykimeve të rënda ndaj grave.

Përmbajtja e tij në TikTok është parë më shumë se 12 miliardë herë.

Në disa video të tij, Tate i krahason gratë me qentë dhe thotë se ato “e mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për përdhunimin e tyre”, se “duhet të heshtin, të bëjnë fëmijë dhe të rrinë në shtëpi”.

Në disa të tjera, duke përdorur gjuhë denigruese, ai thotë se gratë nuk dinë të vozisin, se tradhtia e grave është shumëfish më e rëndë se e burrave dhe se vajzat 18-vjeçare janë më tërheqëse se ato 25-vjeçare, sepse kanë pasur më pak marrëdhënie seksuale.

Tre djem në një klasë të 12-të të gjimnazit “Sami Frashëri” besojnë se Tate është i keqkuptuar nga publiku dhe thonë se ish-kikboksieri britaniko-amerikan “ka respekt të madh” për gratë.

“Ai i përkrah të drejtat e grave, por jo atë ekstremizmin - qysh e kanë qejf ato - për shembull, që të shkojmë edhe thonjtë e këmbës t’ua lyejmë. Ai tregon që ne jemi burra, këto janë gra... na klasifikon siç duhet, sepse as këto [gratë] nuk do të donin të hipnin në skelë për të punuar”, thotë njëri nga djemtë.

Tate, i cili në fotografitë e tij në rrjetet sociale pozon me vetura luksoze, armë dhe cigare, është arrestuar në Rumani më 29 dhjetor të vitit të kaluar, bashkë me vëllain. Mbi ta ngarkojnë akuza për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Sipas Prokurorisë rumune, dyshja, e cila ndodhet në paraburgim, i ka rekrutuar viktimat, duke pretenduar se donin të formonin lidhje romantike me to dhe, pastaj, i ka detyruar ose manipuluar të punojnë në platforma komunikimi për të rritur.

Mbështetësit e Tates hedhin dyshime mbi këto akuza, duke e fajësuar “Matrix”-in. Me këtë, ata i referohen një filmi amerikan të vitit 1999, ku flitet për konspiracion. Pas arrestimit të Tates, në llogarinë e tij në Twitter, e cila ka mbi 5 milionë ndjekës, është publikuar një postim ku thuhet: “Matrix më ka sulmuar”.

Se sa mund të jetë numri i ndjekësve të Tates në Kosovë, nuk është e qartë. Por, aktivistja dhe udhëheqësja e mediumit feminist Grazeta, Eurisa Rukovci, thotë se Tate tërheq audiencë duke “u folur [ndjekësve të tij] në gjuhën e tyre” dhe “duke ua legjitimuar frustrimin që mund ta kenë ndaj grave”.

“Ai mund ta ketë njëfarë ndikimi të qëndrueshëm te të rinjtë, të cilët shumë lehtë mund të ndikohen prej pikëpamjeve të tij. Mesazhet e tij mund të çojnë në një cikël agresioni dhe urrejtjeje ndaj grave dhe të përshkallëzohen në raste të dhunës”, thotë Rukovci për Radion Evropa e Lirë.

Edhe disa nga djemtë e shkollës “Sami Frashëri” i shprehin mbështetje.

“Ti nuk ke të drejtë t’ia ndalosh mendimin askujt. Opinioni i gjithkujt vlen. Ai nuk ka faj që e ndjekin njerëzit, ai nuk i shkon askujt në shtëpi që ta manipulojë”, thonë disa nxënës.

Këto deklarata të bashkëmoshatarëve të tyre nxisin kundërshtime vetëm nga dy vajza në atë klasë, të cilat thonë se djemtë janë motivuar që t’i përkrahin këto qëndrime për shkak të famës së Tates.

Rukovci nuk çuditet që djemtë janë më të zëshëm në mbështetjen e tyre për Taten se vajzat në kundërshtimin e tyre për të.

“E kemi parë se vajzat janë duke pasur probleme nëpër shkolla dhe shpeshherë nuk po ndihen rehat të flasin për këto tema”, thotë ajo.

Sipas saj, një numër vajzash ka raportuar në mediumin Grazeta ngacmime seksuale në ambientet shkollore.

Edhe pse nuk e ka kërkuar ndonjëherë emrin e Andrew Tates në makinat digjitale të kërkimit, si Google, Mrika Mehmeti - Dema, mësimdhënëse e gjuhës angleze në Akademinë ORA në Prishtinë, thotë se di shumëçka për të, shkaku i nxënësve të saj të grup-moshës 11 deri në 15 vjeç.

“Disa nxënësve u pëlqen sidomos kur u tregon atyre se si të bëhen të suksesshëm në jetë, si të fitojnë para. Ndërsa, në aspektin negativ, kam vënë re gjuhën të cilën ai e përdor, fjalorin joadekuat dhe disa qëndrime që shkojnë në të kundërtën e rrymave... Dhe nxënësve automatikisht u duket trim dhe ‘shumë i fortë’”, thotë mësimdhënësja Mehmeti - Dema për Radion Evropa e Lirë.

Tate është themelues i një komuniteti online, i njohur si “Hustler’s University”, ku anëtarët paguajnë një shumë të caktuar parash në muaj për “këshilla” se si të bëjnë para. Në këtë komunitet që ofron “edukim dhe trajnim”, siç thuhet në ueb-faqen e tij zyrtare, janë të abonuar rreth 100 mijë persona.

Të dhëna se sa qytetarë të Kosovës mund të kenë paguar për shërbimet e kësaj faqeje, nuk ka.

Mehmeti - Dema thotë se në shkollën e saj nuk ka pasur diskutime me prindërit lidhur me Taten veçanërisht, por se është folur për “ndikimin e rrjeteve sociale te nxënësit” dhe për monitorimin e tyre.

Edhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi, thotë se nuk ka pasur shqetësime të shprehura lidhur me ndikimin e Tates në mënyrë specifike, por shton se prindërit janë “të brengosur për sigurinë e fëmijëve nëpër shkolla”.

“Është shqetësuese që fëmijët në Kosovë ekspozohen ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme e të dëmshme, meqë nuk ka masa mbrojtëse institucionale ndaj përmbajtjeve të caktuara”, thotë Demi për REL-in.

Ai thotë se për këtë arsye, Këshilli i Prindërve të Kosovës do të donte që përmbajtja që emitohet përmes internetit në Kosovë, të kufizohet.

“Rastet e dhunës janë në rritje të vazhdueshme dhe kjo kërkon trajtim nga institucionet me masa shumë më të rrepta ndaj shfaqjeve të dhunshme nga kushdo. Për këtë, institucionet qendrore po bëjnë shumë pak”, shton Demi.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) thonë se çështja e edukimit të fëmijëve adresohet përmes kurrikulave dhe teksteve shkollore, si dhe doracakëve për mësimdhënës.

“Vetë legjislacioni i arsimit dhe aktet nënligjore e kanë për bazë mosdiskriminimin. E kemi edhe Protokollin për parandalim dhe referim të dhunës në shkolla”, thotë Edona Kutleshi - Maliqaj, këshilltare për media në MASHTI.

Sipas të dhënave që ka siguruar REL-i nga Policia e Kosovës, në vitin 2022 janë evidentuar 592 incidente në shkolla dhe përreth tyre, ndërsa në janar të këtij viti 46. Nuk është e qartë se të cilës natyrë janë këto incidente.

Rukovci beson se përkrah fushatave ndërgjegjësuese, duhet të formalizohet edhe roli i psikologëve shkollorë në luftimin e dukurive të tilla negative, përmes udhëzimeve administrative më të plotësuara.

“Duhet të krijohet një ambient ku promovohet ideologjia e shëndoshë, ku promovohen vlerat liberale, në të kundërtën do të vazhdojë promovimi i një ideologjie të dëmshme dhe do të zgjerohet kultura e mizogjinisë dhe kultura e përdhunimit dhe e dhunës ndaj grave”, thotë ajo.

Psikologija në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë, Lumturije Hasanaj, thotë se nxënësit e saj nuk i kanë folur për Taten në mënyrë specifike. Por, ajo thotë se mban rregullisht ligjërata në lidhje me luftimin e dukurisë së ngacmimeve dhe bullizmit.

Në Kosovë, Tate duket se ka gjetur përkrahje edhe në mesin e disa personave të komunitetit islamik. Ai u konvertua në islam në tetor të vitit të kaluar, ndërsa u fotografua duke mbajtur një Kuran në duar, gjatë hyrjes në një seancë gjyqësore në janar të këtij viti.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar një numër personash që kanë shprehur përkrahje për Taten në rrjetet sociale, duke iu referuar konvertimit të tij në islam, mirëpo ata nuk kanë dashur t’i komentojnë postimet e tyre. As Bashkësia Islame e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë temë.

Marrë nga REL

andrew tate

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet