LIVE UPDATES
Bota

New York, Donald Trump paraqitet në proces gjyqësor! Përballja me akuzat mund ta pengojë në fushatë

Ai pritet t’i ndjekë sot procedurat nga tryeza e të pandehurit, në një gjyq që mund të mbahet katër ditë në javë, për rreth një muaj e gjysmë.

15 Prill 2024, 16:48 Nga E. D
New York, Donald Trump paraqitet në proces gjyqësor! Përballja me
Donald Trump

NEW YORK- Të hënën në Nju Jork nisi përzgjedhja e jurisë në procesin gjyqësor ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuzat për falsifikim e të dhënave të biznesit me qëllimin për të fshehur pagesat për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, mbi një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me të.

Zoti Trump është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg.

Ai pritet t’i ndjekë sot procedurat nga tryeza e të pandehurit, në një gjyq që mund të mbahet katër ditë në javë, për rreth një muaj e gjysmë.

Zoti Trump, i cili ka shërbyer si president prej fillimit të vitit 2017 deri në janar të vitit 2021, ka kritikuar vazhdimisht proceset penale ndaj tij. Javën e kaluar në platformën e tij sociale “Truth Social” ai shkruante se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në vend dhe se ai po detyrohej të ulej të hënën përpara një gjykatësi të korruptuar e që e urrente pa fund atë, siç shkruante zoti Trump.

Ish-Presidenti është i detyruar të jetë i pranishëm gjatë seancave gjyqësore, gjë që me gjasë do ta pengojë atë të vazhdojë fushatën për zgjedhjet e nëntorit, për një periudhë të madhe kohore.

Zoti Trump po përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, pas humbjes në 2020 ndaj Presidentit aktual Joe Biden. Zoti Trump pretendon pa fakte se ai humbi zgjedhjet në atë vit, për shkak të parregullsive e manipulimeve të mëdha gjatë procesit.

Zoti Trump akuzohet për fshehjen e një pagese prej 130,000 dollarësh bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve të 2016-ës, me synimin për të siguruar heshtjen e saj lidhur me pretendimet e kësaj të fundit, për një marrëdhënie jashtëmartesore.

Prokurorët kanë përmendur gjithashtu edhe rastin e ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila pretendon se ka patur një lidhje 10-mujore me zotin Trump në mesin e viteve 2000. Zonja McDougal është paguar me 150,000 dollarë nga kompania mëmë e tabloidit “National Enquirer”, për të siguruar eksluzivitetin në publikimin e kësaj historie, e cila gjithësesi nuk u publikua kurrë, sipas dyshimeve, me kërkesë të zotit Trump.

Ish Presidenti i ka mohuar marrëdhëniet me të dyja gratë si dhe të 34 akuzat me të cilat përballet në çështjen e Nju Jorkut, përfshirë atë se udhëzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen, që të paguante zonjën Daniels e më pas e rimbursoi atë gjatë vitit të parë të presidencës së tij në vitin 2017. Paratë u regjistruan si rrogë mujore e shpenzime ligjore për zotin Cohen.

Secila nga akuzat mbart mundësinë e një dënimi me katër vjet burg. Pritet që zoti Trump të apelojë vendimin nëse do të shpallej fajtor.

Rasti i Nju Jorkut është një nga katër paditë penale të pashembullta me të cilat përballet ish-presidenti Trump, që përfshijnë 88 akuza, të cilat ai i ka hedhur të gjitha poshtë.

Disa analistë ligjorë e shohin çështjen e parave paguar zonjës Daniels, si një nga ato që do të prodhojë më pak pasoja krahasuar me katër rastet me të cilat ai përballet.

Në dy prej padive të tjera zoti Trump akuzohet për përpjekje të paligjshme për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që shpallte atë humbës, ndërsa në një tjetër padi ai akuzohet se mbajti në mënyrë të paligjshme me qindra dokumente sekrete në pronën në Florida e më pas refuzoi kërkesat për t'i kthyer ato.

Për të treja këto çështje nuk janë përcaktuar ende data fikse për zhvillimin e procesit gjyqësor dhe zoti Trump ka kërkuar t’i shtyjë ato deri pas zgjedhjeve të nëntorit. Nëse ai fiton, mund të kërkojë rrëzimin e akuzave federale. Në çdo rast, nëse zoti Trump fiton zgjedhjet, nuk do të gjykohej gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së presidentit./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!