LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Izraeli: Koalicioni siguroi ‘disfatën spektakolare’ të sulmit të Iranit

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit ishte një dështim.

15 Prill 2024, 15:33 Nga E. D
SHBA dhe Izraeli: Koalicioni siguroi ‘disfatën spektakolare’
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se sulmi ajror iranian, gjatë të cilit u përdorën 300 dronë dhe raketa pësoi një "disfatë spektakolare", falë përgjigjes së Izraelit dhe aleatëve. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, pas sulmit vëmendja është përqendruar tek ajo që ndodh më pas dhe tek thirrjet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit ishte një dështim.

99% e raketave iraniane u kapën para se të mund të godisnin Izraelin.

Presidenti Joe Biden ndërpreu udhëtimin e fundjavës dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, ku kaloi orë të tëra duke biseduar me udhëheqës botërorë. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu u thanë gazetarëve se Uashingtoni nuk mbështet një kundërsulm izraelit.

Administrata e Presidentit Biden e bënë të qartë këtë qëndrim të dielën.

“Presidenti e ka bërë të qartë, ne nuk kërkojmë luftë me Iranin”, tha John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Pas sulmit, udhëheqësit izraelitë u përpoqën të përqëndroheshin në atë se çfarë do të thotë ky sulm për solidaritetin kundër Iranit, i cili mbështet grupet militante që kreu sulmin më 7 tetor në Izrael, duke përfshirë rajonin në dhunë.

"Ne kemi një mundësi tani për të krijuar një aleancë strategjike kundër Iranit, i cili kërcënon të përdorë mbushje bërthamore në raketa. SHBA-të, Izraeli dhe aleatët e tij qëndrojnë në krah të njëri tjetrit për t'u mbrojtur kundër këtij kërcënimi”, thotë Yoav Gallant, Ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje për përmbajtje të dielën gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit.

“Unë dënoj fuqishëm përshkallëzimin serioz nga sulmi ndaj Izraelit nga Republika Islamike e Iranit. Bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre armiqësive. Unë gjithashtu dënova sulmin mbi konsullatën iraniane në Damask më 1 prill duke kujtuar parimin e paprekshmërisë së ambienteve dhe personelit diplomatik dhe konsullor i cili duhet të respektohet në të gjitha rastet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Teherani u zotua të hakmerret për sulmin e dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Damask në fillim të këtij muaji. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se sulmi ndaj konsullatës e justifikonte përgjigjen e Iranit. Ai theksoi se Irani nuk kërkon konflikt me Shtetet e Bashkuara, por e mbylli fjalimin e tij me një paralajmërim:

“Nëse SHBA-ja fillon operacione ushtarake kundër Iranit, qytetarëve apo interesave të tij, Irani do të përdorë të drejtën për t'u përgjigjur në mënyrë proporcionale”, tha Amir Saeid Iravani, ambasadori i Iranit në OKB.

Edhe pse izraelitët e prisnin këtë, nata e sulmeve ishte jashtëzakonisht shqetësuese, thanë disa prej tyre të nesërmen.

“Askush nuk e dinte se çfarë të priste. Ishte një përvojë krejtësisht e re, por, njerëzit u lehtësuan shumë sepse sulmi u bllokua”, thotë analisti Nimrod Goren i Institutit të Lindjes së Mesme.

Pikpëpyetja kryesore është se si do të reagojë Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanjahu.

“Unë mendoj se ndërsa Izraeli shyqrton se si do të reagojë tani e tutje, ai (Netanjahu) sheh gjithashtu disa mundësi për të përmbysur perceptimin negativ për imazhin e tij në Perëndim, duke pasur parasysh atë që ndodhi dhe përmbajtjen që po tregon për t'iu përgjigjur sulmit iranian”, thotë zoti Goren.

Ndërsa udhëheqësit botërorë mendojnë se çfarë do të ndodhë më pas, gjendja në Gazë përforcon nevojën për t'i dhënë fund konfliktit./VOA

shba

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë