LIVE UPDATES
Bota

Sondazhi: Evropianët të hapur për anëtarësimin e Ukrainës, Kosova dhe Gjeorgjia më të padëshiruarat në BE

Në sondazh pati kundërshtim të gjerë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Turqisë në veçanti, si dhe përgjigje dukshëm të ftohta ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Gjeorgjisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

12 Dhjetor 2023, 12:21 Nga r.ll
Sondazhi: Evropianët të hapur për anëtarësimin e
foto ilustruese

BRUKSEL-Evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë për anëtarësimin e Ukrainës në BE pavarësisht nga kostot dhe rreziqet, por më të ftohtë ndaj pranimit të Gjeorgjisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos Kosovës, sipas një sondazhi.

Komisioni Evropian muajin e kaluar e rekomandoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë. Qeveritë e 27 vendeve të BE-së pritet që ta diskutojnë këtë propozim në një samit në Bruksel javën e ardhshme, edhe pse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, disa herë ka thënë se e kundërshton hapjen e bisedimeve me Kievin, raporton “The Guardian”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të hënën se do të ishte “shkatërruese” për Kievin dhe për BE-në, nëse në samitin e bllokut nuk mbështetet fillimi i bisedimeve për anëtarësim. “Nuk mund ta imagjinoj… Nuk dua as të flas për pasojat”- tha kryediplomati ukrainas.

Sipas sondazhit të zhvilluar në gjashtë shtete të BE-së për Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme [ECFR], pjesëmarrësit shfaqën përkrahje të konsiderueshme për kandidaturat e Ukrainës dhe, në nivel më të ulët, për ato të Moldavisë dhe Malit të Zi, por edhe shqetësime të thella ekonomike e të sigurisë.

Megjithatë, në sondazh pati kundërshtim të gjerë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Turqisë në veçanti, si dhe përgjigje dukshëm të ftohta ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Gjeorgjisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

Piotr Buras, zyrtar i lartë i politikave në ECFR, tha: “Retorika gjeopolitike nga Brukseli po i maskon shqetësimet e thella në shtetet anëtare rreth pasojave të mundshme të zgjerimit dhe skepticizmin e gjerë për aftësinë e BE-së për të absorbuar anëtarë të rinj.”

Sipas anketës, përkrahja më e lartë për anëtarësimin e Ukrainës është në Danimarkë (50 për qind) dhe në Poloni (47 për qind). Mendimet janë më të përçara në Rumani (32 për qind për, 29 për qind kundër), Gjermani (37 për qind për, 39 për qind kundër) dhe Francë (29 për qind për, 35 për qind kundër). Në Austri, shumica e pjesëmarrësve në anketë (52 për qind) ishin kundër hyrjes së Ukrainës në BE.

Në bazë të të dhënave të sondazhit, 51 për qind e pjesëmarrësve në gjashtë shtetet e BE-së ishin kundër hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian.

Evropianët u shfaqën të ftohtë edhe ndaj Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në përgjithësi, më pak se 30 për qind përkrahje u dha në anketë për anëtarësimin e këtyre tetë shteteve në BE.

Përkrahja më e ulët ishte për anëtarësimin e Kosovës. Vetëm 20 për qind e të anketuarve e përkrahën hyrjen e saj në BE, ndërsa 37 për qind ishin kundër. Për Shqipërinë, 24 për qind e përkrahën anëtarësimin, ndërsa 35 për qind kundër këtij veprimi. Për Serbinë, 25 për qind ishin për, ndërsa 35 për qind kundër.

Për Maqedoninë e Veriut, 26 për qind e përkrahën anëtarësimin, ndërsa 27 për qind ishin kundër. Për Malin e Zi, 30 për qind e përkrahën anëtarësimin e këtij vendi në BE, ndërsa 25 për qind ishin kundër kësaj mase.

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje