LIVE UPDATES
Bota

Minjtë dhe balta/ Lufta brenda luftës që po zhvillojnë ukrainasit në llogore

Por ushtarët ukrainas po përballen tani edhe me baltën dhe me një ushtri gjigante brejtësish, një panoramë që do të ishte shumë e njohur edhe për ata që luftuan mbi një shekull më parë. Sezoni i baltës në Ukrainë, që mund të zgjasë nga tetori dhe gjatë gjithë dimrit, po ndikon në planet e betejës, duke e penguar lëvizjen për të gjithë, përveç disa automjeteve të veçanta, duke i bërë më të vështira sulmet e këmbësorisë.

12 Dhjetor 2023, 12:09 Nga Alistair MacDonald & Ievgeniia Sivorka
Minjtë dhe balta/ Lufta brenda luftës që po zhvillojnë
Foto Ilustruese

Nga Alistair MacDonald & Ievgeniia Sivorka “Wall Street Journal”

UKRAINË- Kur ndalen bombardimet e artilerisë, heshtja e gropave me baltë pranë vijës së frontit, zëvendësohet shumë shpejt nga një tjetër tingull i njohur i luftës së llogoreve: kuisjet dhe kërcëllitja e dhëmbëve nga minjtë e panumërt. Sistemet e llogoreve, linjat statike të mbrojtjes dhe zjarri i vazhdueshëm i artilerisë në fushëbetejën e Ukrainës, të kujtojnë ato të Luftës së Parë Botërore.

Por ushtarët ukrainas po përballen tani edhe me baltën dhe me një ushtri gjigante brejtësish, një panoramë që do të ishte shumë e njohur edhe për ata që luftuan mbi një shekull më parë. Sezoni i baltës në Ukrainë, që mund të zgjasë nga tetori dhe gjatë gjithë dimrit, po ndikon në planet e betejës, duke e penguar lëvizjen për të gjithë, përveç disa automjeteve të veçanta, duke i bërë më të vështira sulmet e këmbësorisë.

Balta dhe acari do ta bëjnë më të vështirë çdo përparim të dukshëm për secilën palë, në atë që tashmë është një vijë fronti kryesisht e ngrirë, me beteja të përgjakshme që sjellin vetëm përfitime të vogla. Moti i ftohtë dhe i lagësht, ndikon edhe në moralin e trupave. Brejtësit, banorët tipikë të llogoreve, futen në shtretër, rroba dhe rezerva ushqimore, duke e rënduar më tej gjendjen e mjerueshme me të cilin përballen ushtarët në një luftë që ka vrarë dhe gjymtuar dhjetëra mijëra. Po ashtu, minjtë hapin vrima në trupat e kufomave që ndodhen në atë që në zhargonin e luftës quhet ‘toka e askujt’, ose hapësira midis 2 llogoreve të palëve ndërluftuese.

Ushtarët detyrohen të durojnë një aktivitet thuajse të vazhdueshëm të brejtësve në një llogore në Ukrainën Lindore, ku hapësira nën një tavolinë të vogël ku hahet ushqimi është foleja kryesore e grupi minjsh. Në një llogore nëntokësore në Pyjet e Kreminës në Ukrainën Lindore, një komandant artilerie na tha se zjarri i topave obuzë është e vetmja gjë që i ndal brejtësit.

Një shpërthim i tillë e tronditi këtë llogore pak orëmë parë, por zhurma e minjve nisi sërish. Një mi vrapoi mbi një tra druri pranë kokës së komandantit, që njihet me nofkën Lukash. “Minjtë brejnë shtretërit tanë, hanë rrobat tona, dhe pavarësisht masave që marrim për t’u mbuluar gjatë natës, ata ia dalin sërish të hyjnë brenda”- thotë ai.

Kur ishte fëmijë, Lukash dëgjonte shpesh histori për gjyshin e tij dhe përvojat e tij me baltën dhe minjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të gjendesha në një situatë të ngjashme”- thotë 34-vjeçari.

Jashtë llogores, artilerët e Brigadës Azov rrëshqitën mbi një pjesë të llogores mbushur me baltë, e mbushën me shpejtësi topin e tyre të epokës sovjetike, dhe gjuajtën me të në drejtim të linjave ruse. Disa mbanin veshur çizme llastiku për t’u mbrojtur nga balta, e cila ngjitej në pjesën e poshtme të këpucëve luftarake që mbanin ushtarët e tjerë.

Çdo anëtar i ekipit prej 10 personash kishte një histori me minjtë. Tre ditë më parë, artileri i njohur me nofkën “Pathfinder”, u zgjua në gropë nga një ndjesi shpimi gjilpërash në mjekër. Ai ngriti sytë dhe pa një mi të madh mbi gjoks që po i kafshonte mjekrën. “Pathfinder” më tregoi disa vrima në uniformën e tij të shkaktuara nga brejtësit.

Vrimat e panumërta në uniforma dhe çarqet e mbushur plot me minj të ngordhur, flasin për problemit e madh të brejtësve me të cilën përballen trupat ukrainase. Në çdo llogore ushtarët ngrenë kurthe ndaj tyre. Ata i djegin minjtë në vrimat ku fshihen ose qëllojnë mbi ta. Një oficer artilerie, me nofkën “Tackleberry”, sipas një personazhi në komedinë amerikane të viteve 1980 “Police Academy”, tha se vetëm në një ditë numëroi 53 minj të vrarë nëpër kurthe.

Duke pasur parasysh se sa shpejt shtohen, vrasja e minjve është një punë e kotë pa një qasje sistematike të fokusuar në reduktimin e furnizimit me ushqim, thotë Steven Belmain, ekspert i brejtësit në Universitetin Greenwich në Londër. Minjtë femra mund të pjellin 9-10 këlyshë në muaj nëse ka një furnizim të bollshëm ushqimor”-thotë ai.

Brigada Azov ka një status legjendar në Ukrainë për mbrojtjen kokëfortë që i bëri qytetit-port Mariupol në fillim të vitit të kaluar. I pyetur pse iu bashkua kësaj brigade, “Tackleberry” përgjigjet vetëm një fjalë:Mariupol. Jashtë Ukrainës, disa njerëz e lidhin ende këtë njësi me origjinën e saj me të djathtën ekstreme, një e kaluar të cilën Rusia e ka shfrytëzuar në propagandën e saj.

Anëtarët e kësaj brigade, që tani është pjesë e Gardës Kombëtare, thonë se ideologjia ekstremiste nuk është më pjesë e saj dhe se është zyrtarisht e ndaluar përkrahja e pikëpamjeve të ekstremit të djathtë. Por edhe përpjekjet e Brigadës Azov, kanë bërë pak për të ndaluar pushtimin e llogoreve të tyre nga minjtë.

 “Në fakt, ne jemi në territorin e tyre”-thotë Lukash për minjtë që normalisht jetojnë në fushat e fermerëve të zonës, që tani kanë mbetur pa mbjellë. Ata shtojnë gjithashtu se e kanë më të lehtë gjendjen në krahasim me baltën, brejtësit dhe rusët me të cilët përballen këmbësoria e vendosur në një llogore që është vetëm 70 metra larg vijës së armikut.

Këta të fundit janë aq afër, saqë ushtarët rusë dëgjojnë me zë të lartë këngët e Oleg Gazmanov, një këngëtar nacionalist rus, në përpjekje për të demoralizuar ukrainasit. Një rreshter këmbësorie i stacionuar atje, na tha se balta në llogoren e tij mund të arrijë deri në gjunjë, dhe se atij i bien vazhdimisht brejtësit në mëngë dhe pantallona.

Balta e dimrit mbi uniformat shpesh nuk thahet, tha ai. Bombardimet e kanë kthyer në baltë pjesën më të madhe të peizazhit, me trungjet e zhveshura të trungjeve të pemëve të nxira, që të kujtojnë imazhet ikonike të fushëbetejave të Luftës së Parë Botërore.

Ai thotë se minjtë dhe krimbat hanë kufomat e ushtarëve ruse, që nuk janë deklaruar ende si të vdekur nga autoritetet. Pesë ditë më parë, balta e madhe e detyroi rreshterin, me nofkën Iraku, dhe dy kolegë të tij që braktisnin një makinë SUV Mitsubishi dhe të ecnin rreth 2.6 km në këmbë deri në llogore e tyre.

Kur u rikthyen 2 ditë më vonë tek vendi, makina ishte bërë copë e thërrime nga një predhë. Po ashtu për shkak të këtij terreni, duhet më shumë kohë për t’u vendosur në pozicione për misione luftarake. “Është një luftë brenda luftës”- shprehet ai mbi kushtet e fushëbetejës.

Ushtarët e Batalionit Azov, thonë se morali i trupave mbetet i lartë. Artilierët bëjnë shaka mes tyre, duke qeshur me të madhe kur një vizitori i humb në baltë njëra nga çizmet. Por pavarësisht humorit, ish-ushtarakë amerikanë dhe britanikë thonë se kushte të tilla, sidomos balta, lagështia dhe i ftohti, do të kenë në mënyrë të pashmangshme një ndikim serioz në mënyrën se si ushtarët ukrainas performojnë në betejë.

Aftësia e trupave për t’u përballur me motin e ashpër të dimrit ka rezultuar thelbësore në konfliktet e kaluara, si kur Gjermania naziste pushtoi Ukrainën dhe pjesën tjetër të Bashkimit Sovjetik. Në Luftën e Parë Botërore, autoritetet arritën në përfundimin se minjtë në llogore po ndikonin tek morali i ushtrive pasi ushtarët nuk mund të flinin dhe pushonin si duhet. ‘Efektet e të jetuarit, ecjes dhe gjumit në atë lloj mjedisi, mund të jenë vërtet sfilitëse për ushtarët dhe madje mund të shkaktojnë jo pak sëmundje”-thotë gjenerallejtënant në pension Ben Hodges, ish-komandant i ushtrisë amerikane në Evropë.

Trupat ruse përballen me të njëjtat kushte, dhe faqet e mediave sociale janë plot me pamje të infektimit nga minjtë, teksa qëndrojnë në llogoret e tyre. Rreshteri ukrainas i këmbësorisë, thotë se nuk u tregon vajzave dhe familjes së tij në shtëpi se çfarë përjeton në front.

Kur është në detyrë gjatë natës, gjatë periudhave kur ndalojnë granatimet, Irak shqetësohet nga qetësia e frikshme e një zone, ku brejtësit janë ndër kafshët e pakta që nuk kanë ikur.

"Kur do të mbarojë lufta, s’do ta ndjej plotësisht fitoren, për shkak të çmimit të lartë që kemi paguar për të”- thotë ai.

 

alistair macdonald ievgeniia sivorka

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës