6 Gusht 2024, 22:51
Nga E. D
Joe Biden dhe Kamala Harris
SHBA- Vendimi i Joe Bidenit për t’u tërhequr nga gara për një mandat të ri si president i SHBA-së dhe për t’ia lënë atë zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris, ishte një lëvizje e mirë për Partinë Demokratike, sipas sondazheve të fundit. Organizata e pavarur amerikane e monitorimit të zgjedhjeve “Decision Desk” publikoi një përmbledhje të sondazheve të periudhës së mëparshme, të cilën e ndau në periudhën para dhe pas njoftimit të presidentit aktual për tërheqjen nga gara presidenciale.
Sipas sondazheve gjatë periudhës kur kandidati i Partisë Demokratike ishte Biden, Trump kishte përparësi në nivel kombëtar dhe në shtatë nga tetë shtetet federale ku asnjë parti nuk ka një fitore të sigurt, të cilat quhen edhe shtete “swing”. Megjithatë, me nominimin e 59-vjeçares për presidente ndryshoi ndjeshëm rezultatet, kështu që kandidati i ri i Partisë Demokratike bëri hapa të rëndësishëm drejt udhëheqjes në një numër të madh shtetesh “swing”, si dhe në sondazhet kombëtare.
Në SHBA, sondazhet parashikuan një epërsi prej 2 për qind për Donald Trumpin, por Harris arriti ta zvogëlojë atë në një për qind në vetëm disa javë. Disa sondazhe madje thonë se ajo ka një epërsi të lehtë, ose të paktën një barazim. Për sa i përket shteteve të lëkundjes, Harris mbajti një epërsi prej tre për qind në Virginia. Kërcimi më i madh u përjetua në Karolinën e Veriut, ku avantazhi i Trumpit prej 10 pikësh ra në tre për qind.
Në shtetin e Nevadës, Harris përmirësoi rezultatin e Bidenit në sondazhe dhe uli epërsinë e Trumpit me gjashtë për qind, gjegjësisht nga nëntë në tre për qind. Në Arizona dhe Geirgia, Trumpi kishte një avantazh ndaj Bidenit prej shtatë për qind, por Harrisi e zvogëloi atë në tre pikë në të dyja këto shtete “swing”.
Një rast i veçantë janë shtetet Wisconsin dhe Michigan, ku Harris madje arriti ta kthejë atë. Tani asaj i jepet një avantazh për fitore, përkatësisht dy ose tre për qind. Në Pensilvani, Harris uli avantazhin e Trumpit nga katër në dy për qind. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar për 5 nëntor të këtij viti, kështu që si Harris ashtu edhe 78-vjeçare kanë ende mjaft kohë për të përmirësuar rezultatet e tyre në sondazhe.
joe bidenit kamala harris
Bota
6 Gusht 2024, 22:21
E. D
Yahya Sinwar
GAZA- Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya Sinwar, si shef politik të tij, një l&e...
Bota
6 Gusht 2024, 21:58
E. D
BANGLADESH- Për herë të dytë, arratia jashtë vendit e Sheikh Hasinas ndryshon rrjedhën e historisë në Bangladesh. Pas ...
Bota
6 Gusht 2024, 21:46
E. D
Beyoncé dhe Kamala Harris
SHBA- Këngëtaria Beyoncé ka mbështetur haptazi Kamala Harris në zgjedhjet e saj presidenciale p...
Bota
6 Gusht 2024, 21:43
E. D
Tim Walz
SHBA- Kandidatja demokrate për nënpresidente, Kamala Harris zgjodhi Guvernatorin e Minesotës, Tim Walz si kandidatin e saj për...
Bota
6 Gusht 2024, 21:22
E. D
JD Vance
SHBA- Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance tha të martën se ai dëshiron të debatojë me guv...
Bota
6 Gusht 2024, 19:45
E. D
Tim Walz dhe Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi të martën guvernatorin e Minesotës, Tim Wa...
Bota
6 Gusht 2024, 19:42
I.A
ANGLI- Britania u trondit nga dhuna javën e kaluar, teksa turmat brohoritën slogane kundër emigrantëve dhe slogane islamofobike, si dhe u ...
Bota
6 Gusht 2024, 18:48
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e frikshme është zbuluar në Britani, ku në dyshemenë e një banesë &eum...
Bota
6 Gusht 2024, 18:41
I.A
Muajt e fundit, Serbia është angazhuar me dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian për arritje të marrëveshjeve strategjike. Di...
Bota
6 Gusht 2024, 18:05
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Një fëmijë 4 vjeçar ka rënë nga kati i 16-të i një ndërtese, 43 metra lart...