6 Gusht 2024, 18:05
Nga E. D
foto ilustruese
FRANCË- Një fëmijë 4 vjeçar ka rënë nga kati i 16-të i një ndërtese, 43 metra lartësi në Francë, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar asnjë lëndim. Mediat vendase shkruajnë se Enzo mbeti praktikisht i padëmtuar, kur ra nga kati i 16 i një ndërtese në Aubervilliers, në periferi të Paris, Francë.
“Unë nuk isha besimtare, por tani jam,” tha nëna e fëmijës për gazetën franceze Le Parisien.
Ngjarja ka ndodhur më 26 maj Enzo, i spektrit autik, u mbyll aksidentalisht në dhomën e tij dhe filloi të bërtiste. Prindërit u përpoqën të hapnin derën me forcë, por më kot në panik, djali i vogël arriti të ngjitej në dritare dhe u rrëzua. Por me të mbërritur në vendngjarje, babai i Enzos e gjeti djalin e tij ende të ndërgjegjshëm.
“Nuk kishte gjak, vetëm një gërvishtje të vogël në këmbë”, tha ai për Le Parisien.
I dërguar me urgjencë në spital, djali i vogël qëndroi në terapi intensive për pesë ditë pas disa hemorragjive në veshkat dhe mushkëritë e tij, të cilat u trajtuan menjëherë nga mjekët. Megjithatë, fëmija nuk ka pësuar asnjë frakturë apo dëmtim të trurit.
“Mjeku i terapisë intensive më tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”, shpjegon nëna e Enzos.
Sot vogëlushi është mirë dhe nuk ka pësuar asnjë pasojë fizike apo psikologjike nga aksidenti, sigurojnë prindërit e tij. Siç thekson Le Parisien, dy elementë mund të shpjegojnë këtë fund të lumtur: vendi ku ra dhe mosha e tij e mitur.
“Fëmijët kanë një koeficient më të favorshëm të elasticitetit të kockave dhe nyjeve”, shpjegon doktoresha Véronique Bourg, e specializuar në mjekësinë publike dhe rehabilitimin pediatrik në Spitalin Universitar të Grenoble.
Bota
6 Gusht 2024, 17:49
E. D
Nancy Pelosi
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri të ditur se nuk ka folur me presidentin Joe Bid...
Bota
6 Gusht 2024, 17:42
N.F
foto ilustruese
ANGLI- Në Britani, një ekip kirurgësh ka operuar për here të parë një fëmijë me ndihmën ...
Bota
6 Gusht 2024, 17:35
N.F
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi, ka bërë një reagim në lidhje me vendimin e instituc...
Bota
6 Gusht 2024, 17:22
E. D
Tim Walz
SHBA- Tim Walz, kandidati për zëvendëspresident, i përzgjedhur nga demokratja Kamala Harris, ka bërë reagimin e par&...
Bota
6 Gusht 2024, 17:25
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Sërgjan Gjorgjeviç, 46-vjeçar nga Mitrovica e Veriut, beson se mbyllja e degëve të Postës s&...
Bota
6 Gusht 2024, 17:11
N.F
KFOR
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Ende nuk dihet nd...
Bota
6 Gusht 2024, 17:12
E. D
Tim Walz
SHBA- Shumica e amerikanëve nuk e njohin kandidatin e zgjedhur nga Kamala Harris për zëvendëspresident Tim Walz, zbulon nj&eum...
Bota
6 Gusht 2024, 16:57
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas mbylljes së degëve të Postës Serbe...
Bota
6 Gusht 2024, 16:25
S.B
kokaina e gjetur
SHBA- Më shumë se 1 milionë dollarë kokainë është gjetur në një plazh në Florida Ke...
Bota
6 Gusht 2024, 16:04
E. D
foto ilustruese
SHBA- Forcat ajrore të SHBA-ve kanë testuar fuqinë e një arme të re mbi një luftanije, gjatë një st...