LIVE UPDATES
Bota

SKEMA: 200 euro dhuratë për këdo që mbush 18 vjeç- vetëm për kulturë. Si po drejtohet rinia e Europës drejt vlerave të vërteta

Kuponi synon të ringjallë interesin për artet dhe të nxisë industrinë pas pandemisë.

28 Nëntor 2022, 11:16 Nga k.m.
SKEMA: 200 euro dhuratë për këdo që mbush 18 vjeç-
Foto ilustruese

Të rinjtë gjermanë do të marrin një kupon për ta shpenzuar në evente kulturore sipas një skeme të nisur nga qeveria. "Kulturpass" prej 200 €, do të vihet në dispozicion për të gjithë 18-vjeçarët dhe ka dy synime: të inkurajojë të rinjtë të përjetojnë kulturë dhe të heqin dorë nga zakonet e pandemisë së qëndrimit në shtëpi; dhe t'i japë një shtysë financiare artit, që ende nuk është rikuperuar që pas pandemisë.

Ministrja gjermane e kulturës, Claudia Roth, e përshkroi pasaportën kulturore si "ekuivalentin e një dhurate për ditëlindje" për 750,000 personat që do të mbushin 18 vjeç në 2023. Kjo do ta fusë vendin më të populluar të BE-së në linjë me Francën, Italinë dhe Spanjën, të cilat kanë prezantUAR skema të ngjashme.

Ministri i financave, Christian Lindner tha se kuponi do të menaxhohet nëpërmjet një aplikacioni dhe një faqe interneti që ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me një treg virtual të gjithçkaje, nga libraritë tek teatrot. Kostoja e vlerësuar për shtetin gjerman është rreth 100 milionë euro, përveç buxhetit vjetor kulturor të vendit prej 2.3 miliardë eurosh.

Theks i veçantë po i kushtohet kulturës së drejtpërdrejtë, ndërsa platformat online si Amazon dhe Spotify janë përjashtuar nga skema, që po vendos një theks në organizatat më të vogla, shpesh lokale, si kinematë dhe libraritë. Blerjet individuale do të jenë të kufizuara në vlerë për të parandaluar dikë që të përdorë kuponin për të blerë, për shembull, një biletë të vetme koncerti për 200 €.

Duke lançuar Kulturpass , Roth dhe Lindner thanë se nëse ishte e suksesshme, skema do të shtohej dhe ndoshta do të zgjerohej në një grupmoshë më të gjerë, ndoshta nga mosha 15 vjeç e lart. Një skemë e ngjashme, e shpallur vitin e kaluar nga qeveria e Spanjës vendosi t'u jepte një kupon kulture prej 400 € të gjithëve atyre që mbushnin 18 vjeç. Sipas qeverisë spanjolle, 57.6% e të gjithë atyre që mbushën 18 vjeç në 2022 u regjistruan për skemën e kuponëve. Franca i dha çdo 18-vjeçari 300 euro për të shpenzuar për biletat e kinemasë, muzeut, teatrit dhe koncertit, si dhe për libra, materiale arti, kurse arti, instrumente muzikore ose një abonim në një platformë dixhitale franceze si p.sh. Canal Plus, Salto ose, Deezer.

Këtë vit, skema prej 200 milionë euro në vit u zgjerua për moshat mbi 15 vjeç, në dy pjesë: një pagesë kolektive (në varësi të moshës) 25-30 euro për nxënës në vit në dispozicion të mësuesve për vizita në klasë në ekspozita, filma, shfaqje; plus nga 20-30 € që çdo adoleshent mund të shpenzojë individualisht. Në vitin 2016, Italia prezantoi një “bonus kulture” prej 500 euro për çdo 18-vjeçar me urdhër të ish-kryeministrit Matteo Renzi, i cili më parë kishte mbajtur postin e ministrit të Kulturës. Skema ende vazhdon pavarësisht ndryshimeve të ndryshme të qeverisë dhe një përpjekjeje të liderëve populistë për të hequr në vitin 2018. 83% e atyre që e morën atë i kanë shpenzuar paratë për libra, produkte muzikore dhe bileta koncertesh.

Roth tha se leja gjermane do të hapte një sërë mundësish kulturore për të rinjtë të krahasueshme me Interrail Pass, një biletë treni që u ka lejuar brezave të evropianëve mundësinë për të udhëtuar me çmim të ulët nëpër kontinent.

Olaf Zimmermann, kryetar i Këshillit Gjerman të Kulturës, një organizatë ombrellë që përfaqëson më shumë se 200 shoqata kulturore, tha se kuponi ishte një "mënyrë kuptimplotë për të mbështetur të rinjtë dhe botën e kulturës që kanë vuajtur nga pandemia". Por ai tha se përcaktimi se për çfarë të rinjtë do të mund ta shpenzojnë atë, ka të ngjarë të jetë i ndërlikuar dhe duhet të mbulojë sa më shumë fusha të jetë e mundur, nga klasat e vizatimit deri te blerja e një instrumenti muzikor.

Ai i kërkoi Ministrisë së Kulturës që t'i bëjë të qarta udhëzimet e saj së shpejti, për të siguruar që kjo të jetë vërtet një dhuratë ditëlindjeje për 18-vjeçarët.

Marrë dhe përshtatur nga 'TheGuardian'

gjermani karta e kultures

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë