LIVE UPDATES
Bota

Lufta kundër Viktor Orban-it është një luftë për demokracinë e Evropës

Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshme për vëmendje. Së fundmi ai vari në qafë një shall me hartën e perandorisë së madhe hungareze. Ai i admiron gjithsesi ëndrrat perandorake të Putinit dhe luftën e tij në Ukrainë.

28 Nëntor 2022, 08:10 Nga DOSJA
Lufta kundër Viktor Orban-it është një luftë për
Viktor Orban

BE hezitoi shumë gjatë dhe e la veten të tërhiqet prej hunde nga Viktor Orbani. Por tani BE bllokoi pagesat miliardëshe për Hungarinë. Edhe krerët e shteteve dhe qeverive duhet të bëjnë të tyren, mendon Barbara Wesel. Si të gjithë egomanët Viktor Orban ka nevojë të vazhdueshme për vëmendje. Së fundmi ai vari në qafë një shall me hartën e perandorisë së madhe hungareze. Ai i admiron gjithsesi ëndrrat perandorake të Putinit dhe luftën e tij në Ukrainë.

Cari i Puszta-s ndoshta donte të tregonte se edhe ai është sundimtari i një perandorie, prej kohësh të zhdukur. Vendet fqinje e ndjenë veten të provokuar dhe reaguan me zemërim. Ky shou është tërësisht qesharak. Hungaria, një vend me 10 milionë banorë nuk do të sulmojë askënd dhe kufijtë e vitit 1922 janë histori e qëkurshme. Veprimi nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të rënë në sy: hungarezi i vogël do të donte të ishte më i madh - fizikisht dhe politikisht.

Më në fund pas vitesh kritikash të pavlera dhe ankesash të parezultat nga ana e Perëndimit, Komisioni i BE-së, i shtyrë nga Parlamenti Evropian, tani ka vendosur t`ia bllokojë provizorisht paratë Viktor Orbanit. Më shumë se 13 miliardë euro nga fondet e rindërtimit strukturor dhe nga fondi i koronës janë të ngrirë, derisa ai të zbatojë seriozisht një katalog të gjerë reformash. Këtu bën pjesë fundi i korrupsionit në prokurimet publike, rivendosja e një gjyqësori të pavarur dhe shumë më tepër. Viktor Orban duhet që të paktën pjesërisht të ndalojë çmontimin e demokracisë në vendin e tij.

Deri tani ai ka bërë disa premtime të paqarta, por nuk ka zbatuar në fakt asnjë nga kërkesat. Kjo mund t'i kushtojë atij pushtetin. Nga ana tjetër ai ka nevojë  urgjente për paratë nga Brukseli. Prandaj ai kundërpërgjigjet edhe një herë me shantazh dhe kërcënon të bllokojë ndihmën prej 18 miliardësh për Ukrainën. E njëjta gjë vlen edhe për taksën minimale globale dhe për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, të cilën ai deri tani e ka vonuar pa arsye. Orban luan sërish tërhiq e mos këput. Por mund të shpresohet, që BE më në fund do ta demaskojë bllofin e tij.

BE e ngriti vetë këtë përbindësh

Për më shumë se një dekadë institucionet evropiane e kanë lejuar veten të tërhiqen zvarrë në ring nga hungarezët. Ata bënë sehir, kur ai e shndërroi shtetin e tij në një "autokraci të zgjedhur", u shokuan kur ai shpalli demokracinë anti-liberale dhe nuk bënë rezistencë, kur ai shfuqizoi lirinë e shtypit, mori kontrollin e gjyqësorit dhe e bëri korrupsionin një synim shtetëror. Prej kohësh nuk ka më dyshim se Viktor Orban po shkel dhe po tallet me të ashtuquajturat vlera evropiane të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

Dhe ai nuk e fsheh atë që bën. Antisemitizmi i neveritshëm në fushatat e tij zgjedhore, racizmi i hapur dhe ksenofobia e shfaqur në politikat e tij, diskriminimi ndaj pakicave dhe atyre që mendojnë ndryshe - e gjithë kjo u zhvillua hapur dhe para syve të të gjithëve. Evropa e ka toleruar këtë për një kohë të gjatë duke e kategorizuar në folklor politik.

Siç dihet, fajin e kanë pjesërisht edhe kristiandemokratët në Parlamentin Europian, të cilët e mbuluan Orbanin për vite me radhë si të tyrin, si dhe ish-kancelarja, që e trajtoi atë si një nga miqtë e saj të dobishëm në Europën Lindore. Në këtë zonë të rehatshme Orban u bë mbrojtësi i forcave antidemokratike, nacionaliste dhe autoritare në Evropë. Miqtë e tij më të mirë janë populistët e djathtë në Francë, Itali dhe Holandë. Nga Geert Wilders te Matteo Salvini, ata të gjithë bënë pelegrinazh në Budapest për t'u pranuar nga Orban në klubin e gjoja sundimtarëve autoritarë. Deri në luftën e Ukrainës edhe partia në pushtet në Poloni PiS ishte një nga miqtë më të mirë të hungarezëve. Ndërkohë marrëdhënia është ftohur.

Rezistencë në momentin e fundit

Viktor Orban financoi autokracinë e tij të vogël me paratë e taksapaguesve evropianë dhe gjatë viteve grumbulloi miliarda e miliarda nga Brukseli. Ai ka mbushur me ato xhepat e tij, të familjes dhe përkrahësve të tij politikë. Po pse evropianët e lanë Orbanin për kaq kohë t'i bënte budallenj? Ishte një përzierje e tolerancës së rreme ndaj një "rruge të veçantë evropianolindore" dhe frikës nga shantazhi, që përdorte Orbani, sa herë që kërcënohej me ndëshkim.

Por ka zgjidhje. Ose shtetet anëtare bashkohen më në fund dhe ia heqin Orbanit të drejtën e votës, ose gjejnë zgjidhje të tjera. Për shembull, duke marrë vendime vetëm si marrëveshje ndërqeveritare mes 26 vendeve - pra duke mos e përfshirë Hungarinë. Ka juristë që mund të gjejnë mënyra, për të dalë nga korseja e traktateve evropiane.

Nëse Evropa nuk bëhet më në fund aktive për të mbrojtur demokracinë e saj, atëherë do ta humbasë atë. Kursi i ndjekur nga kryetarja e re e qeverisë së ekstremit të djathtë në Itali është një paralajmërim për këdo që besonte se nacionalistët dhe populistët në BE nuk duhet të merren shumë seriozisht. Viktor Orban dhe demagogjia e tij autoritare kanë bërë që idetë e djathta ektreme të jenë sërish të pranueshme nga shoqëria dhe që vlerat humaniste të mund të vihen në dyshim. Hungaria ka helmuar ujin dhe ka infektuar tokën e komunitetit demokratik në Evropë. U takon kryetarëve të qeverive të BE, që ta neutralizojnë më në fund këtë rrezik në radhët e tyre në samitin e tyre në dhjetor.

Marrë nga DW

hungari viktor orban

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet