All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Biden: E kemi vendosur si do të përgjigjemi ndaj sulmit mbi trupat amerikane në Jordani

Biden, duke folur për gazetarë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë për të nisur fushatën zgjedhore në Florida, nuk shpjegoi se çfarë vendimi ka marrë pas bisedimeve me këshilltarët e tij kryesorë në Shtëpinë e Bardhë.

30 Janar 2024, 20:38 Nga M.B
Biden: E kemi vendosur si do të përgjigjemi ndaj sulmit mbi trupat
Joe Biden
All - Paragraf - 1

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se vendi i tij ka vendosur se si do të përgjigjet ndaj një sulmi me dron i cili vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani fundjavën e kaluar. Biden, duke folur për gazetarë pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë për të nisur fushatën zgjedhore në Florida, nuk shpjegoi se çfarë vendimi ka marrë pas bisedimeve me këshilltarët e tij kryesorë në Shtëpinë e Bardhë. Por ai e përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme, duke u bërë jehonë deklaratave të zyrtarëve të tjerë amerikanë të martën se SHBA-ja nuk do luftë me Iranin. Përgjegjësinë për sulmin ndaj bazës amerikane në Jordani të dielën e mori një grup i mbështetur nga Irani. Prej atëherë, Biden i ka shqyrtuar mundësitë për t’u përgjigjur dhe pritjet kanë qenë se do të ketë sulme hakmarrëse, por nuk ka qenë e qartë se kur do të përgjigjet SHBA-ja.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Nuk po e kërkoj këtë”, tha Biden.

I pyetur nëse do të përgjigjet ndaj sulmit, Biden tha “po”.

Ndërsa, i pyetur nëse Irani është përgjegjës, Biden shtoi: “I mbaj.... përgjegjës ata në kuptimin se ata po i furnizojnë me armë” njerëzit të cilët i kryen sulmet. Sulmi me dronë të dielën ishte i parë vdekjeprurës ndaj trupave amerikane prej se shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit në tetor, si dhe shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve që e kanë ngufatur Lindjen e Mesme. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua të hënën se Shtetet e Bashkuara do t’i ndërmarrin “të gjithë veprimet e nevojshme” për t’i mbrojtur trupat amerikane. Tre ushtarë amerikanë u vranë dhe së paku 34 pjesëtarë të trupave u plagosën në sulmin në Jordani. Trupat amerikane janë sulmuar më shumë se 150 herë në Irak, Siri dhe Jordani, si dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq, ku rebelët e grupit jemenas Huthi janë duke lëshuar dronë dhe raketa ndaj tyre./ REL

sh jordania

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet