LIVE UPDATES
Bota

Skandal me adresa fiktive/ Si ua anuloi Rumania letërnjoftimet 100.000 moldavianëve?

Historia e Alina dhe Vadim Gnaciuc pasqyron se si një pjesë e madhe e popullsisë prej 3 milionë banorësh të Moldavisë kanë marrë dokumente në Rumani, shtetin fqinj që është anëtare e Bashkimit Evropian.

5 Mars 2026, 18:06 Nga E.d
Skandal me adresa fiktive/ Si ua anuloi Rumania letërnjoftimet 100.000
Foto ilustruse

Dy avokatë moldavianë u takuan, u bënë miq, u martuan, dhe zbuluan se të dy po e përdornin të njëjtën adresë fiktive në letërnjoftimet e veta rumune.

Historia e Alina dhe Vadim Gnaciuc pasqyron se si një pjesë e madhe e popullsisë prej 3 milionë banorësh të Moldavisë kanë marrë dokumente në Rumani, shtetin fqinj që është anëtare e Bashkimit Evropian.

Tani, Rumania ka vendosur t’i anulojë këto dokumente për 160.000 njerëz, përfshirë 100.000 moldavianë.

Fqinj me përfitime

Rumania dhe Moldavia janë të lidhura nga lidhje të thella historike, kulturore dhe gjuhësore.

Moldavia ishte pjesë e Rumanisë para Luftës së Dytë Botërore, u fut në Bashkimin Sovjetik në vitin 1945 dhe më pas u bë e pavarur në vitin 1991.

Që nga anëtarësimi i Rumanisë në BE në vitin 2007, ka pasur një rritje të madhe të numrit të moldavianëve që përfitojnë nga ligjet rumune, të cilat ua lehtësojnë rrugën drejt shtetësisë.

Rreth 900.000 moldavianë kanë fituar, krejtësisht ligjërisht, pasaporta rumune. Por, të mbash letërnjoftim rumun nënkupton përfitime shtesë, si qasje në shërbimet bankare rumune, patentë shofer, apo përfitimi i ndihmave sociale për rritjen e fëmijëve.

Megjithatë, për ta marrë letërnjoftimin nevojitet një adresë në Rumani, dhe këto shpesh, në mënyrë krejtësisht ligjore, siguroheshin nga ndërmjetës.

Rreth 22.000 njerëz në një shtëpi të përbashkët
Disa nga adresat e përdorura ishin ndërtesa të pabanuara dhe të rrënuara. Të tjera ishin shtëpi të vërteta, por që kurrë nuk mund të kishin strehuar të gjithë ata njerëz që pretendonin se jetonin aty.

Dhjetëra adresa kishin më shumë se 5.000 njerëz të regjistruar, tha Aurel-Catalin Giulescu, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme për Evidencën e Popullsisë (GDPR) në Rumani. Një ndërtesë, e quajtur “fabrika e shtëpive fiktive”, kishte regjistruar më shumë se 10.000 moldavianë.

Madje pati edhe një rast ku 22.000 njerëz ishin regjistruar në të njëjtën adresë. Ligji rumun nuk vendos asnjë kufizim.

“Kishte pëlqimin e pronarit, dhe pronari jepte miratimin e tij para nëpunësit civil për çdo person që regjistrohej në atë hapësirë”, tha për REL-in Spiridon Mocanu, një avokat moldavian që ka ofruar shërbime ndërmjetësimi.

Alina Gnaciuc përdori një ndërmjetës tjetër, por, si shumë të tjerë, nuk jetonte në të vërtetë në adresën e banimit që përdorej për letërnjoftimin e saj.

“Dihej që ishim disa prej nesh në të njëjtën adresë dhe se kjo nuk ishte e paligjshme”, tha ajo për REL-in.

Alina dhe bashkëshorti i saj jetojnë në Paris.

Pikërisht në kryeqytetin francez u përballën me një befasi të pakëndshme në mars 2025, kur vizituan Konsullatën Rumune për të kërkuar dokumente identiteti të Rumanisë për fëmijën e duke mësuar se dokumentet e tyre rumune ishin anuluar.

Ata kishin rënë viktimë e një ndryshimi në ligjin rumun, të miratuar në vitin 2023, që vendos një kufi, sipas të cilit, më së shumti 10 njerëz që nuk janë lidhje familjare mund të regjistrohen në një adresë të vetme.

Ndryshimi ligjor erdhi mes frikës se, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin paraprak, Rumania do të ishte e cenueshme ndaj infiltrimit të spiunëve dhe sabotatorëve.

Megjithatë, autoritetet rumune filluan zbatimin serioz të rregullave të reja vetëm vitin e kaluar, pas një skandali ku një grup dyshohej se po regjistronte mijëra njerëz jo vetëm nga Moldavia, por edhe nga Rusia. Një çështje gjyqësore për këtë rast është duke u zhvilluar.

Sa rusë?

Teksa mediat vendase u përqendruan në këtë histori, autoritetet në Bukuresht refuzuan të zbulojnë sa shtetas rusë kishin marrë shtetësinë rumune gjatë dekadës së fundit.

Në përgjigje të një kërkese nga REL-i, Autoriteti Kombëtar për Shtetësinë deklaroi vetëm se 100.000 persona “nga hapësira ish-sovjetike”, duke përjashtuar Moldavinë, kishin marrë pasaporta rumune midis viteve 2010 dhe 2025.

Një problem i lidhur me ndryshimin e rregullave është se disa persona janë përballur me vonesa burokratike. Maria Chitoroaga, 38 vjeçe, punon në shitje dhe bleu një shtëpi në Bukuresht pasi mori shtetësinë në vitin 2020.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo aplikoi për letërnjoftim bazuar në adresën e saj të re.

“Kam shtëpinë time, të blerë një vit më parë, dhe mendova se do ta merrja letërnjoftimin me adresën e re”, tha ajo për REL-in.

Ajo tha se autoritetet ende po verifikonin vendbanimin e saj.

“Sa mund të jetë e vështirë të verifikosh një person në një vend të digjitalizuar?”

Autoritetet thonë se askujt nuk i është anuluar shtetësia rumune apo pasaporta si rezultat i humbjes së letërnjoftimit. As patentë shoferët nuk preken.

Sipas GDPR, rreth 20 për qind e personave të cilëve u janë anuluar letërnjoftimet midis viteve 2023 dhe 2025 kanë arritur më pas t’i rimarrin ato./REL

rumania letërnjoftimet adresa fiktive

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj