LIVE UPDATES
Bota

Lufta e fjalëve! REL: Si i emërton SHBA-ja operacionet ushtarake?

Titulli i sulmeve të vazhdueshme amerikane ndaj Iranit, “Tërbimi Epik”, është “i pazakontë për shkak të ashpërsisë së tij”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Mark Cancian, këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington.

5 Mars 2026, 08:23 Nga D.S

Lufta e fjalëve! REL: Si i emërton SHBA-ja operacionet ushtarake?

Derisa emrat e operacioneve ushtarake të Shteteve të Bashkuara zakonisht ndjekin një traditë të caktuar, “Tërbimi Epik” përbën shkëputje nga kjo praktikë.

Titulli i sulmeve të vazhdueshme amerikane ndaj Iranit, “Tërbimi Epik”, është “i pazakontë për shkak të ashpërsisë së tij”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Mark Cancian, këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington.

“Operacionet zakonisht kanë emra që i pëlqejnë një audience të gjerë, si për shembull, Liria e Irakut”, shtoi ai, duke iu referuar emrit zyrtar të pushtimit të Irakut në vitin 2003.

Ish-koloneli i marinës së SHBA-së thotë se emri për luftën kundër Iranit ka mundësi të jetë përzgjedhur nga një listë opsionesh të hartuar nga stafi ushtarak, “bazuar në perceptimin e tyre për atë që [sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth] dëshironte të përcillte”.

Gjatë planifikimit të operacioneve të mëparshme ushtarake amerikane, burime të brendshme kanë përshkruar lista “tri faqe të gjata” me emra të mundshëm dyfjalësh, nga të cilat udhëheqja zgjidhte njërin.

James Dawes, autor i një libri mbi gjuhën e luftës, pajtohet se ky emër përbën largim nga kodet e mëparshme amerikane, të cilat, sipas tij, “shpesh theksonin qëllimin moral dhe disiplinën”, si për shembull “Liri e Përjetshme”, emërtimi i pushtimit amerikan të Afganistanit në vitin 2001.

Sipas tij, “Tërbimi Epik ndryshon edhe nga emrat e mëparshëm të kësaj administrate që evokonin veprim të dhunshëm, si Çekani i Mesnatës apo Shtiza Jugore”.

Në kontrast, “Tërbimi Epik emërton një gjendje emocionale ekstreme, një zemërim që i reziston kontrollit”, tha Dawes për REL.

Në një studim të vitit 1995 nga Gregory Sieminski, oficer i ushtrisë amerikane, emrat e kodeve për operacionet ushtarake përshkruhen si “plumbi i parë, apo plumbi që shkrepet” në një konflikt, për shkak të ndikimit të tyre në opinionin publik.

Emrat e operacioneve, shkruante Sieminski, kanë disa audienca të mundshme. Përveç efektit të dukshëm motivues për trupat dhe publikun amerikan që mund të sjellë një titull i përshtatshëm, disa emra synojnë edhe armikun.

Një stërvitje e madhe e mbajtur në Arabinë Saudite para Luftës së Gjirit në vitin 1991 u quajt “Bubullima e Pashmangshme”, një emër që, sipas Sieminskit, synonte “qartësisht t’i frikësonte irakianët”.

Praktika e dhënies së emrave të koduar operacioneve ushtarake filloi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur komandantët gjermanë që planifikonin sekuenca komplekse operacionesh nisën t’u vënin veprimeve ushtarake emra të paharrueshëm dhe ndonjëherë frymëzues.

Nga vitet 1920, SHBA-ja filloi t’i emërtonte operacionet sekrete sipas ngjyrave të letrave ku përpiloheshin planet. Tituj të përgjithshëm si “Plani i Portokalltë” lehtësonin komunikimin pa zbuluar hollësi mbi përmbajtjen e secilit plan.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, udhëheqja naziste gaboi kur u vuri operacioneve emra që linin të kuptohej për hollësi reale. Bisedat për “Operacionin Sealion” të Adolf Hitlerit u kapën nga britanikët, duke i ndihmuar ata të kuptonin se Gjermania planifikonte një pushtim amfib të ishujve britanikë.

Winston Churchill tregoi interes personal për emrat e operacioneve. Udhëheqësi britanik i kohës së luftës udhëzoi stafin ushtarak të mos zgjidhte tituj që “nënkuptonin një ndjenjë mburrjeje apo vetëbesimi të tepruar”, apo që kishin “karakter të pavlerë”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja nisi të deklasifikonte emrat e operacioneve për konsum publik, një vendim që barte rreziqe të konsiderueshme në aspektin e marrëdhënieve me publikun.

Forca e Kombeve të Bashkuara e udhëhequr nga SHBA-ja në Kore u përball me kritika për emrin “Operacioni Vrasësi”, një kundërofensivë gjatë Luftës së Koresë (1950–53), për të cilin diplomatët u ankuan se përkeqësonte marrëdhëniet me Kinën në atë kohë.

Gjatë Luftës së Vietnamit, presidenti amerikan i asaj kohe, Lyndon Johnson, ndërhyri personalisht për të ndryshuar emrin e një ofensive të madhe, fillimisht e quajtur “Operacioni Shtypës”, me emrin më pak brutal “Operacioni Krahu i Bardhë”.

Pas polemikave rreth operacioneve “Vrasësi” dhe “Shtypësi”, në vitet 1970 u vendosën udhëzime që këshillonin stafin të shmangte nofka “fyese ndaj shijes së mirë.”

Dokumenti përcaktonte gjithashtu që operacionet ushtarake amerikane të emërtoheshin me dy fjalë dhe të shmangnin marka tregtare ose fjalë që “shprehnin një shkallë të papajtueshme armiqësie me idealet tradicionale amerikane”.

Studimi i Sieminskit i vitit 1995 këshillon që ushtria të zgjedhë emra kuptimplotë dhe të paharrueshëm, duke rekomanduar njëkohësisht që të shmangen përpjekjet për të trajnuar personelin në krijimin e nofkave operative. Një detyrë kaq e ndërlikuar kuptimore, përfundon ai, “është art, jo shkencë”./REL

shba iran sulmet ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet