LIVE UPDATES
Bota

Si funksionon sistemi i truprojave në Gjermani?

Zyra Federale e Policisë Kriminale është përgjegjëse për mbrojtjen e politikanëve federalë gjermanë. Politikanët e shquar dhe të rangut të lartë si kancelari Olaf Scholz shoqërohen gjithmonë nga truproja në publik

30 Maj 2023, 09:25 Nga m.s
Si funksionon sistemi i truprojave në Gjermani?
foto ilustruese

GJERMANI- Incidenti i fundit i masave të sigurisë për kancelarin Scholz kaloi pa pasoja, por disa raste të tjera kanë qenë shumë më të rrezikshme. Si funksionon sistemi i truprojave në Gjermani?

Zyra Federale e Policisë Kriminale është përgjegjëse për mbrojtjen e politikanëve federalë gjermanë. Politikanët e shquar dhe të rangut të lartë si kancelari Olaf Scholz shoqërohen gjithmonë nga truproja në publik. Por as ata nuk mund të parandalojnë çdo afrim të paplanifikuar të ndonjë personi. Dëshmi për këtë është incidenti i fundit në aeroportin e Frankfurtit që ndodhi të premten (26 maj), kur një burrë, përkundër pranisë së truprojave, shkoi tek kancelari dhe e përqafoi.

Sipas zëdhënësit të tij, Scholz "nuk është ndjerë i kërcënuar në asnjë moment”. Por edhe ai pranoi se ka mundur të ndodhë edhe diçka e keqe.

Sulmet e të sëmurëve mendorë gjatë fushatës zgjedhore

Në historinë më të re të Gjermanisë, ka pasur dy sulme ndaj politikanëve të njohur federalë që kanë pasur pasoja të rënda: në vitin 1990, pas paraqitjes së tij gjatë fushatës zgjedhore, një i sëmurë mendor qëlloi ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Ëolfgang Schäuble, në një restorant në Oppenau. Politikani i CDU-së pësoi lëndime jashtëzakonisht të rënda dhe që atëherë ka mbetur invalid në karrocë.
Në të njëjtin vit, kandidati kryesor i SPD-së, Oskar Lafontaine, u plagos rëndë në një sulm me thikë pas një fjalimi gjatë fushatës në bashkinë Köln-Mülheim. Sulmuesja që e goditi me thikë pranë arteries karotide (qafës) ishte e sëmurë mendore.

Politikanët lokalë kryesisht pa mbrojtje

Ndryshe nga politikanët e rangut të lartë federalë dhe atyre të landeve, homologët e tyre në nivel lokal zakonisht nuk kanë mbrojtje të veçantë gjatë paraqitjeve publike. Shumë prej tyre ankohen se po bëhen gjithnjë e më shumë shënjestër e kërcënimeve, madje edhe të dhunës. Shembulli më i famshëm ishte kryetarja aktuale e bashkisë së Kölnit, Henriette Reker. Në vitin 2015, gjatë fushatës zgjedhore, një ekstremist i djathtë e sulmoi ate me thikë dhe i shkaktoi lëndime të rrezikshme për jetën. Reker në atë kohë mbante postin e kryetares së bashkisë për çështje sociale dhe ishte përgjegjës për strehimin e refugjatëve. Sulmuesi pohonte se ka dashur të japë një sinjal kundër politikës së refugjatëve. Në vitin 2016, ai u dënua me 14 vjet burg për tentativë vrasjeje.

Në vitin 2019, një ekstremist i krahut të djathtë qëlloi presidentin e qarkut Kassel, Ëalter Lübcke. Kjo vrasje nuk ndodhi gjatë ndonjë paraqitje publike, por natën para shtëpisë së tij.

Goditja e Schröderit dhe hedhja e vezëve ndaj Kohlit

Raste të tjera sulmesh ndaj politikanëve u bënë kryefjalë në mediat gjermane, por nuk patën pasoja të rënda për politikanët në fjalë. Në vitin 2004, për shembull, kancelari i atëhershëm Gerhard Schröder u godit me shuplakë në një ngjarje në Mannheim nga një person i papunë. Ndërsa në vitin 1991 në Halle (Saale), kancelari federal Helmut Kohl donte vetë të përballej me protestuesit që e qëlluan me vezë, domate dhe qese të mbushura me bojë - ndihmësit e tij dhe gardhet e vendosura për siguri e penguan këtë përleshje

Merkeli dhe Putini në shënjestë të aktivistëve

Si aktivistët politikë, ashtu edhe demonstruesit, në disa raste arritën t'i thyejnë barrierat e sigurisë për të shprerhur pakënaqësinë e tyre politike. Në vitin 2021, në Erfuhrt, një anëtar i njohur i skenës "Querdenker" (teoricientët konspirativë) i hoqi mikrofonin kandidatit të CDU për kancelar Armin Laschet gjatë një fjalimi në fushatë. Në vitin 2019, ministri i atëhershëm federal i Shëndetësisë Jens Spahn u befasua në Schlesëig-Holstein nga dy aktiviste gjysmë të zhveshura nga lëvizja feministe "Femen", të cilat u hodhën mbi ministrin teksa ai po mbante një fjalim, duke shprehur protestën e tyre kundër studimit të atëhershëm për abortet.

Kancelarja për një kohë të gjatë e Gjermanisë, Angela Merkel përjetoi gjithashtu një sulm nga aktivistet e grupit për të drejtat e grave - në vitin 2013, së bashku me presidentin rus Vladimir Putin. Në panairin në Hanover, pesë gra të zhveshura arritën t'u afroheshin atyre - edhe pse Merkel dhe Putin ishin ndoshta politikanët më të mbrojtur në atë kohë.

Marrë nga DW

 

gjermani truproja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj