LIVE UPDATES
Bota

Shqiptaro-izraelitja Felicita Jakoel përshkruan jetën në Izrael pas sulmit të Hamasit

Vetëm një orë para intervistës, në Tel Aviv kishin rënë sirenat dhe ajo si edhe të gjithë banorët e tjerë, kishin hyrë në dhomat e sigurisë, ku kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

14 Tetor 2023, 22:37 Nga I.A
Shqiptaro-izraelitja Felicita Jakoel përshkruan jetën në Izrael
Felicita Jakoel

IZRAEL- Sulmi i pashembullt i Hamasit, më i rëndi ndonjëherë për shtetin e Izraelit, ka ndryshuar rrënjësisht jetën e banorëve të vendit. Rreziku i vazhdueshëm nga goditjet dhe gjendja e luftës e shpallur si kundërpërgjigje, ndikon tek çdo qytetar që kanë humbur çdo ndjesi sigurie. Zëri i Amerikës bisedoi për situatën e krijuar në një intervistë të të drejpërdrejtë me qytetaren nga Tel Avivi, shqiptaro-izraeliten Feliçita Jakoel, e cila është edhe kryetare e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri. Zonja Jakoel tha se në 30 vjet që jeton në Izrael, që kur u largua nga Shqipëria, kjo është situata më e rëndë në vend. Vetëm një orë para intervistës, në Tel Aviv kishin rënë sirenat dhe ajo si edhe të gjithë banorët e tjerë, kishin hyrë në dhomat e sigurisë, ku kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Zëri i Amerikës: Për të folur mbi situatën e krijuar, jemi lidhur drejtpërdrejt nga Tel Avivi me qytetaren shqiptaro-izraelite, Felicita Jakoel, e cila është edhe kryetare e shoqatës së miqësisë Izrael - Shqipëri. Zonja Jakoel, u bë një javë nga sulmi i Hamasit. A mund të na përshkruani ndjesitë tuaja, si një qytetare izraelite që nga ajo ditë?

Felicita Jakoel: Për mua dhe për gjithë izraelitët ajo ditë dhe gjithë java janë jashtëzakonisht të vështira. Por dita e parë dhe e dytë ishin një surprizë, një traumë, një gjendje që nuk e besonim se po e jetonim në realitet, dhe të gjithëve na dukej se po jetonim në një film horror. Gjithë vendi qe në një traumë të jashtëzakonshme, por pas dy a tre ditësh, ashtu siç ndodh edhe me qeniet njerëzore, njerëzit filluan ta marrin veten, vendi filloi ta marrë veten, shteti filloi ta marrë veten dhe tani është krijuar një unanimitet dhe një gatishmëri, që të gjithë bashkë të mundohemi ta kalojmë këtë periudhë, që për mua, që kam 30 vjet që jetoj në Izrael, është padyshim periudha më e vështirë. Izraeli nuk është një vend i lehtë. Kemi kaluar në këto 30 vjet shumë ngjarje dramatike dhe tragjike, por pa shumë diskutim, kjo është ngjarja më e rëndë.

Zëri i Amerikës: Zonja Jakoel, a mund ta përshkruani gjendjen në Tel Aviv, që megjithëse më në distancë nga kufiri jugor, është vënë gjithashtu në shënjestër nga Hamasi?

Felicita Jakoel: Po. Para një ore isha këtu në sallon dhe papritur dëgjova sirenën, dhe menjëherë u ngrita, ashtu si gjithë të tjerët dhe u futa në dhomën e sigurisë, dhe pastaj u dëgjua një shpërthim, që ishte jashtëzakonisht afër. Dukej sikur ishte mbi kokën tonë, aq afër u dëgjua. Ishte një raketë nga Gaza, por edhe me këtë jemi mësuar. Këtu kemi edhe kupolën e hekurt, e cila deri sot ka shpëtuar me mijëra e mijëra jetë njerëzore. Gjendja është shumë e nderë. Dy tre ditët e para çdo gjë ishte mbyllur, të gjithë ishin në shtëpi, nuk kishte njerëz, nuk kishte makina, nuk dëgjoje zëra fëmijësh. Tani këtu në qendër sikur është çliruar pak gjendja: janë hapur disa kafene, njerëzit dalin, por megjithatë të gjithë jemi të kujdesshëm sepse e dimë se gjendja mund të keqësohet.

Zëri i Amerikës: Zonja Jakoel, përmasat e humbjeve njerëzore po sjellin krahasime me kapitujt më të dhimbshëm të historisë së popullit hebre, madje edhe me Holokaustin. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe për shoqërinë atje nga pikëpamja emocionale dhe psikologjike?

Felicita Jakoel: Në Izrael Dita e Holokaustit përkujtohet si edhe në gjithë botën, por këtu ajo ditë kujtohet me kujtimet e njerëzve, që i kanë kaluar ato gjëra. Këto ngjarje janë aq të dhimbshme dhe aq traumatike sa që, më besoni, unë çdo vit i them vetes sivjet nuk do ta hap televizorin as do të dëgjoj radion. Por është e pamundur, sepse Holokausti është pjesë e ADN-së së këtij populli. Këto ditë, pa dëgjuar median, por vetëm duke dëgjuar historitë e atyre që i mbijetuan kësaj masakre, në mënyrë të natyrshme të vijnë reminishencat e Holokaustit. Pamje të tmerrshme, historira të patregueshme, gazetarë që qajnë duke folur me të shpëtuarit, ose duke parë gjendjen e atyre fshatrave të shkatërruara, me kufomat e masakruara. Veç të tjerave janë marrë robër në Gaza dhe nuk dihet tani se ç’bëhet me ta. Të gjithë këto janë si rikthimi i një traume jashëzakonisht të thellë dhe të rëndë për popullin hebre.

Zëri i Amerikës: Zonja Jakoel, Izraeli u kundërpërgjigj me goditje ajrore dhe ka bërë thirrje për largimin e banorëve nga Gaza në pritje të një sulmi tokësor. Si iu përgjigjeni shqetësimeve për pasojat ndërmjet civilëve palestinezë, të cilat po shprehen edhe nga ata që mendojnë me forcë që Izraeli ka të drejtën të kundërpërgjigjet ndaj këtyre sulmeve?

Felicita Jakoel: Gjendja e Izraelit eshte e pashpresë. Është një vend i rrethuar, tani kemi paqe me Egjiptin dhe me Jordaninë, por në veri kemi Hezbollah, në kufi afër nesh është Hamasi, një organizatë terroriste, që të gjithë e krahasojnë me ISIS-in dhe që është e financuar dhe e mbështetur nga Irani. Të gjithë ne ishim në shpresë në këtë periudhë për disa arsye. E para: Shumë punonjës nga Gaza vinin çdo ditë dhe punonin në Izrael, nxirrnin bukën e gojës dhe ktheheshin në familjet e tyre në darkë, dhe kjo ndihmonte në përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike. Nga ana tjetër, kishim shumë shpresë se me ndërhyrjen e presidentit Biden, edhe Arabia Saudite do të arrinte në një marrëveshje me Izraelin që pa diskutim do të sillte edhe lehtësime edhe për popullsinë palestineze. Në fakt, kishte filluar një proces paqeje. Ashtu si filloi procesi i paqes në Oslo dhe u shkatërrua nga Hamasi pas vdekjes së J. Rabinit, me autobusat që u hodhën në erë në Tel Aviv, Jeruzalem dhe kështu me radhë, të njëjtën gjë po bën Hamasi tani. Kemi përballë një rrip të ngushtë, ku jetojnë 2 milionë banorë, që unë besoj se shumë prej tyre janë të pafajshëm, por nëntoka është krejt e militarizuar nga Hamasi. Nga dalin këto raketa? Nga vijnë gjithë këto municione që ende ne nuk e besojme si kanë hyrë atje? Atje ka një qytet me labirinte të nëndheshme, të cilat duam apo nuk duam, duhen shkatërruar, se përndryshe kjo gjendje do të kthehet përsëri. Izraeli ka paralajmëruar popullsinë civile të spostohet në mënyrë që të bëhet shkatërrimi i këtij militarizimi. Këtu kam një gjë për të shtuar. A iu kujtohet kur ndodhi Kosova? Çfarë bëri Shqipëria? Hapi dyert për të pranuar kosovarët që vinin nga lufta për t’u strehuar në Shqipëri. Çfarë po bën Egjipti sot, miku i ngushtë i palestinezëve? Po mbyll kufirin. Kjo është e palejueshme. Në vend që të hapë kufirin dhe të krijojë kampe refugjatësh, të cilët jam e sigurtë se do të ndihmoheshin nga e gjithë bota, ai po i mbyll palestinezët në një burg akoma më të ngushtë dhe kjo e bën situatën akoma më të vështirë. Problemi nuk është vetëm: Ne dhe Hamasi. Problemi është: Ne dhe Irani. Dhe Irani është një armiqtë më të rrezikshëm sot jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë Europën. Prandaj, problemet duhen parë në sy më të gjerë. Unë si person i përkas të majtës së Izraelit, që mendojmë se duhet të ketë një shtet palestinez, ku ata të jetojnë në paqe dhe siguri, siç jetojmë dhe ne. Por kemi ardhur në një pikë, që kemi të bëjmë me një organizatë të pashpirt, brutale, të skajshme dhe fanatike.

Zëri i Amerikës: Zonja Jakoel, ju falemnderit shumë për perspektivën tuaj...

Felicita Jakoel: Fola me pasion, por duhet ta kuptoni, që gjendja këtu është shumë e vështirë. Izraeli këto ditë është në zi. Ne jemi duke qarë vajzat dhe djemtë, që janë vrarë këto ditë të tmerrshme.

Marrë nga VOA

felicita jakoel

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit