Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Duke folur pasi zoti Netanyahu vizitoi trupat në periferi të Gazës, në prag të një ndërhyrje ushtarake nga toka, zoti Hanegbi tha se përplasjet e kufizuara përgjatë kufirit libanez tregojnë se Hezbollahu po qëndronte "nën pragun e përshkallëzimit".
IZRAEL- Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se armiqësitë me Hezbollahun libanez, ndërsa vazhdon lufta në Gaza, dukeshin të përmbajtura. Ai e paralajmëroi grupin që të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në "shkatërrimin e Libanit".
Në një dalje televizive, zoti Tzachi Hanegbi tha se Izraeli po i përqendronte luftimet në enklavën palestineze, nga e cila persona të armatosur të Hamasit kryen një masakër të paprecedentë në qytetet jugore të Izraelit një javë më parë. Ai tha se Izraeli po përpiqet që të mos tërhiqet në një luftë me dy fronte.
Duke folur pasi zoti Netanyahu vizitoi trupat në periferi të Gazës, në prag të një ndërhyrje ushtarake nga toka, zoti Hanegbi tha se përplasjet e kufizuara përgjatë kufirit libanez tregojnë se Hezbollahu po qëndronte "nën pragun e përshkallëzimit".
“Shpresojmë që Hezbollahu të mos sjellë shkatërrimin, de fakto, të Libanit, sepse nëse do të ketë një luftë atje, rezultati nuk do të jetë më i vogël”, tha ai, duke aluduar kërcënimet izraelite për të nisur sulme të rënda ndaj vendit në një përpjekje për të frenuar lëshimet e arsenalit të gjerë të raketave të Hezbollahut.
Disa ditë para mizorive të Hamasit që vranë rreth 1300 izraelitë, zoti Hanegbi kishte thënë në një intervistë për median se grupi islamik palestinez ishte i frenuar për të ndërmarrë sulme ndaj Izraelit.
“Ky ishte një gabim”, tha ai, duke shtuar se vlerësimi i gabuar u nda në të gjithë komunitetin e zbulimit izraelit. “Nuk ka dyshim se shteti i Izraelit nuk e përmbushi misionin e tij”.
Ai i hodhi poshtë si "lajme të rreme" raportet e mediave se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një zhvillim të mundshëm të rrezikshëm, ndërsa konfirmoi një raport tjetër se, përpara sulmit, shefi i agjencisë së sigurisë së Izraelit, e njohur si Shin Bet, kishte marrë informacione zbulimi të pazakonta.
Ronen Bar zhvilloi një takim në orën 4 të mëngjesit lidhur me informacionet e pazakonta të zbulimit ditën që ndodhi sulmi i Hamasit, por nuk u konsiderua si një paralajmërim konkret për atë që pasoi 2.5 orë më vonë, tha zoti Hanegbi.
Marrë nga VOA
Edward P. Joseph SHBA- Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin "Johns Hopkins" në Uashington ka deklaruar se pas ngjarjeve në Banj...
Ayatollah Ali Khamenei dhe Ismail Haniya IRAN- Irani këmbëngul se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e p...
Gaza GAZA- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se Hamasi po i pengon palestinezët të evakuojnë pjesë...
Senatorët amerikanë SHBA- Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë...
Gaza GAZA- Situata tashmë kritike humanitare në Gaza po bëhet me shpejtësi e pajetueshme, tha në një deklaratë...
Çimkat FRANCË- Qeveria e Francës është duke i rritur përpjekjet për ta luftuar përhapjen e çimkave në...
Prokuroria e Kosoves KOSOVË- Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetime...
Ambasada IZRAEL- Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasa...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishoJë ndihmën humanitare për Gazë...
Mali i Zi MALI I ZI- Në një intervistë për” Zërin e Amerikës”, Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pa...