LIVE UPDATES
Bota

Shqiptarët, ndër të parët në Europë për vdekjet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

Vdekjet më të ulëta nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë në Francë (20%).

7 Mars 2023, 15:45 Nga k.m.
Shqiptarët, ndër të parët në Europë për
Foto ilustruese

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në Europë dhe Shqipëria renditet ndër vendet ku kjo sëmundje merr më shumë jetë njerëzish. Sipas INSTAT, në vitin 2020, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2% të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 508,0 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 23,2%.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, të publikuara sot, që i referohen po vitit 2020, midis anëtarëve të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (61%). Pas saj renditen Rumania, Letonia, Lituania, midis 50-55% dhe Shqipëria është po në këto nivele.

Vdekjet më të ulëta nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë në Francë (20%).

Përqindja më e lartë e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë (29%) dhe përqindja më e ulët në Bullgari (15%). Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka një normë të ulët të vdekshmërisë nga tumoret më të ulët, me 13%.

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësonin 55% të shkaqeve të vdekjeve në BE, duke filluar nga 42% në Belgjikë dhe 76% në Bullgar, sipas Eurostat. Në Shqipëri, kjo peshë është 69.2%, sipas INSTAT, duke qenë ndër më të lartat në Europë për shkak të vdekshmërisë së lartë që vjen nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Sipas INSTAT, Në grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 33,1%, “sëmundjet e enëve të trurit” me 26,4% dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,0%.

Sipas Eurostat, në vitin kur shpërtheu pandemia, COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në BE, me një total prej gati 439 000 vdekjesh. Përqindjet më të larta të vdekjeve për shkak të COVID-19 u regjistruan në Belgjikë (18%) dhe Spanjë (15%), ndërsa më të ulëtat ishin në Finlandë dhe Estoni (të dyja nga 1%). Në Shqipëri, INSTAT raportoi se “Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes” ishin përgjegjëse për 8.9% të vdekjeve në vend në 2020-n./Monitor

semundjet e qarkullimit te gjakut

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!