LIVE UPDATES
Bota

Joformaliteti cenon gratë në bujqësi

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, e cila është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës, thotë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth 62 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zona rurale.

7 Mars 2023, 15:11 Nga a.l
Joformaliteti cenon gratë në bujqësi
Bujqësia

KOSOVË- Përqindja e grave në Kosovë që punojnë në bujqësi dhe agrobiznes, është afërsisht sa e burrave, por rezultatet e punës së tyre janë pak të evidentuara, sepse punësimi i tyre në këtë fushë nuk formalizohet. Havushe Bunjaku, e cila udhëheq biznesin “Agro medicine” në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë vetë gratë ato që, në shumicën e rasteve, nuk pranojnë t’i deklarojnë tatimet.

Bujqësia është punë sezonale, nuk është punë e rregullt. Ato gra... familja e tyre është nën asistencë sociale dhe nga frika se u ndërpritet asistenca sociale, hezitojnë ta formalizojnë punën që e kryejnë për një kohë të caktuar”, thotë Bunjaku, biznesi i së cilës merret me grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e bimëve medicinale aromatike.

“Gratë janë gjysma e fuqisë punëtore në bujqësi”

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, e cila është pjesë e Rrjetit të Grave të Kosovës, thotë se bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rreth 62 për qind e popullsisë së Kosovës jeton në zona rurale. Sipas saj, popullsia në këto zona merret me punë bujqësore në mënyrë të përhershme ose të pjesshme. Në këtë kontekst, shton ajo, angazhimi në bujqësi i grave është shumë më i madh sesa që e paraqesin statistikat.

Të dhënat e ASK-së për vitin 2020, që kanë dalë nga Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore, tregojnë se 270.181 persona janë të angazhuar në bujqësi. Ky numër përbën 15.5 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Nga ky numër, gratë përbëjnë 49 për qind të fuqisë punëtore në bujqësi, ndërsa 51 për qind janë burra”, thotë Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

“Afërsisht, 5.5 për qind e burrave janë të punësuar - flasim në aspektin e formalitetit, me kontrata. Ndërkaq, 4.6 për qind [e grave] janë të legalizuara ose të normalizuara si punëtore të angazhuara në bujqësi”, shton ajo.

Formalizimi i punës në bujqësi u hap grave shtigje që mundësojnë subvencionime nga ana e shtetit për projekte të caktuara, thotë Emine Kelmendi, drejtuese e Njësisë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtje nga diskriminimi në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë.

Nëse iu referohemi të dhënave për subvencione, për vitin që shkoi [2022], gra përfituese kanë qenë 5 për qind apo gjithsej 1.325 gra fermere. Nuk jemi të kënaqur. Por, megjithatë, jemi të kënaqur për shkak se kjo përqindje ka dalë prej numrit të grave që kanë konkurruar. Ndërkaq, te grantet, për periudhën e kaluar, të dhënat e fundit na tregojnë se kemi mbi 50 projekte për të cilat kanë aplikuar gratë dhe kanë përfituar”, thotë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, numri i grave që do të përfitonin nga subvencionet për punën e tyre në bujqësi, do të ishte shumë më i lartë, në rast se ato do ta kishin të rregulluar çështjen e trashëgimisë së pronës.

Pronësia ose bashkëpronësia e tokës është ndër kriteret për subvencionim dhe marrje të granteve për bujqësi.

Shumica e tokave bujqësore në Kosovë janë në pronësi të burrave.

Barriera nga mospasja e pronës

Makbule Hyseni, nga organizata EcoKosWomen, thotë se mospasja e tokës së trashëguar në pronësi ose në bashkëpronësi nga ana e grave, është ndër arsyet që punësimi i tyre në bujqësi - në shumë raste - mbetet joformal. Kjo, sipas saj, u shkakton probleme edhe grave që i kanë bizneset e legalizuara.

Vajzës nuk i ndahet trashëgimia ose toka. Pastaj, edhe në martesë, nuk i është dhënë ndonjë tokë në emër të saj. Kjo paraqet problem shumë të madh, sidomos për gruan në bujqësi - bujqësia zhvillohet në tokë - por edhe për bizneset e grave”.

Nëse dëshiron të qaset në financa - që është problemi më i madh i grave, për shkak se nuk kanë ndonjë burim të të ardhurave për ta zhvilluar [biznesin] - atëherë qasja në fonde të ndryshme, kredi, projekte të ndryshme, [bëhet problematike] për shkak të mospasjes së pronësisë së tokës, në emër të tyre”, thotë Hyseni.

Havushe Bunjaku thotë se mungesa e tokës nën pronësinë e saj ose të përbashkët me bashkëshortin, është ndër pengesat kryesore për zhvillimin e biznesit. Ajo thotë se toka të cilën e shfrytëzon për punën e saj, është marrë me qira, por se nuk është e noterizuar, për shkak se pronari nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Unë nuk kam tokë, e gjitha është në emër të burrit. Unë as nuk kam trashëguar dhe as nuk kam tokë tash. Te Ministria e Bujqësisë, unë asnjëherë nuk mund të marr grant, sepse ne e kemi vetëm një shtëpi. Do të thotë, nuk kemi tokë të mjaftueshme për të aplikuar për të marrë qoftë subvencione, qoftë grante që zhvillohen me partneritet”.

“Besoj se gjërat do të shkonin ndryshe [po të kisha tokë në pronësinë time]. Ndoshta do të kisha ndërtuar një fabrikë më moderne, do të përfitoja grante dhe do ta rrisja biznesin më shumë”, thotë Bunjaku.

Emine Kelmendi, nga Ministria e Bujqësisë, thotë se ky institucion po bën përpjekje për të krijuar politika që kriteret për mbështetje financiare për qytetarët e punësuar në bujqësi, e në veçanti për gratë, të jenë më afirmative dhe më lehtë të zbatueshme. Çështja e pronësisë, sipas saj, mbetet një problem, me të cilin duhet të merren jo vetëm institucionet, por e tërë shoqëria.

Te çështja e pronës duhet të punojmë bashkë. Duke e ditur se është e shenjtë prona, fillimisht në familje, mes gruas dhe bashkëshortit duhet të nisë ajo faza e mirëkuptimit, që fuqizimi të bëhet në mënyrë të barabartë”, thotë Kelmendi.

Sipas të dhënave të organizatës EcoKosWomen, vetëm rreth 17 për qind e pronave të paluajtshme në Kosovë janë të regjistruara në emër të grave. Por, aktualisht, nuk ka ndonjë të dhënë që specifikon se sa është numri i pronave mbi toka bujqësore në emër të grave. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, 1.325 gratë fermere që kanë përfituar subvencionet gjatë vitit 2022, janë bashkëpronare të tokave bujqësore./ REL

bujqesia ne kosove

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!