Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat sizmike nga sonda robotike InSight e NASA-s sugjerojnë se ka një depozitë të madhe uji nën sipërfaqen e Marsit. Nuk bëhet fjalë vetëm për akull por edhe ujë normal.
SHBA- Ekziston një oqean i madh dhe i lëngshëm me ujë në Mars, pretendon një analizë e re e të dhënave nga sonda robotike InSight e NASA-s. Ky mision u nis në vitin 2018, me qëllim të regjistrimit të aktivitetit sizmik në Planetin e Kuq dhe shpejt u zbulua se - Marsi është ende gjallë. Kjo analizë e re është një tjetër tregues se uji në Mars nuk u avullua kur planeti humbi atmosferën e tij miliarda vjet më parë, ose se uji ishte i kufizuar në kapakët e akullit polar. Megjithatë, qasja në atë ujë është praktikisht e pamundur.
Nuk është një oqean sipërfaqësor, sepse uji shtrihet nëpër shtresa shkëmbi, duke filluar të paktën 11 kilometra nën sipërfaqen e planetit. Sipas përllogaritjeve të studiuesve të Universitetit të Kalifornisë nëSan Diego dhe Berkeley, vlerësohet se mes shkëmbinjve ka aq shumë ujë sa mund të mbulojë planetin dhe se më pas sipërfaqja e ujit do të ishte dy kilometra e thellë.
Por as në Tokë nuk ka asnjë mundësi për të gërmuar 11 kilometra në thellësi, dhe për këtë arsye ka pak shpresë se një gjë e tillë mund të arrihet në Mars.
Të dhënat sizmike të "Insight” përdoren për zbulimin e ujit
Në mungesë të një teknologjie të tillë shpimi, shkencëtarët analizuan të dhënat e valës për të kuptuar përbërjen e kores së planetit dhe materialin brenda. Këto të dhëna u mblodhën nga sonda "Insight” gjatë misionit të saj katërvjeçar, i cili përfundoi në dhjetor 2022.
Ndër të dhënat ishin regjistrimet e të ashtuquajturve "Termetet e Marsit”, por edhe goditjet e meteorëve që shkaktojnë tërmete sipërfaqësore në këtë planet. "Insight” regjistroi shpejtësinë me të cilën përhapen valët sizmike gjatë ngjarjeve të tilla.
Ekipi hulumtues përdori modele të fizikës shkëmbore për të llogaritur vetitë e kores së Marsit kur këto valë që udhëtojnë shpejt kalojnë nëpër të. "Qëllimi është të lidhim atë që ndodhet brenda shkëmbit me shpejtësinë e zërit," shpjegoi Vashan Wright, një gjeofizikan në Institutin Scripps të Oqeanografisë në San Diego, i cili drejtoi analizën. "Sa më i dendur shkëmbi, aq më shpejtë mund të depërtojë zëri. Nëse shtoni pak ujë të lëngshëm, shpejtësia do të rritet. Nëse e thyeni, shpejtësia do të ulet.”
Wright dhe kolegët e tij nuk hynë në hulumtim duke pritur të gjenin ujë të lëngshëm nën sipërfaqe - ata prisnin të gjenin ndonjë sasi uji, nga zero në 100 përqind, ose ujë që depërtonte nëpër shtresa shkëmbi.
Të dhënat nga sonda InSight sugjerojnë se çdo ujë në Mars në të kaluarën e tij të lashtë lëvizte nën tokë, diçka e ngjashme me ujërat nëntokësore në Tokë. "Ka shumë pyetje të thella në lidhje me Marsin që [ky studim] na ndihmon t'u përgjigjemi - ai na jep të dhëna rreth ciklit të lëvizjes së ujit që nuk është prekur nga njerëzit," thotë Wright.
Ku është uji, a ka jetë?
Grupi i Wright nuk është i pari që përcakton se ekziston mundësia e ujit të lëngshëm në Mars. Studiuesit në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni në vitin 2022 përdorën sondën Orbiter për të studiuar depozitat e kripës në sipërfaqen e Marsit dhe vlerësuan se uji ekzistonte atje deri dy miliardë vjet më parë.
Studimet në pjesën polare me akull në Planetin e Kuq kanë sugjeruar gjithashtu se uji i lëngshëm mund të ekzistojë nën sipërfaqen e ftohtë, por një studim i fundit çon në përfundimin se mund të ketë pasur keqinterpretime në matje.
Dhjetë vjet më parë, studimet e NASA-s treguan se uji mund të rrjedhë herë pas here në sipërfaqen e planetit. E gjithë kjo emocionon shkencëtarët që janë ende në kërkim të provave të jetës në Mars. Sepse, si në Tokë, uji i lëngshëm konsiderohet një përbërës thelbësor që mundëson jetën të evoluojë. "Uji duket se është thelbësor për jetën," thotë Wright. "Ajo që dimë për jetën dhe ujin në Tokë është se ka jetë në thellësi dhe se jeta mbijeton në kushte shumë më të ‘ashpra' sesa ato në sipërfaqen e Tokës. Megjithatë nëse gjeni ujë në thellësi të madhe, kjo nuk do të thotë automatikisht jetë, por do të thotë se ka një mundësi për të."/ DW
Ushtari amerikan, Gordon Black. RUSIA- Një gjykatë në Vlladivostok, në rajonin e largët lindor të Rusisë, e ka refu...
Foto ilustruese SHBA- Viti 2024 është që tani një vit historik. Për herë të parë në historinë e Miss-eve,...
Antony Blinken IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të hënën në Izrael se negociatat që po zhv...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Megjithëse Nënpresidentja Kamala Harris ka zëvendësuar Presidentin Joe Biden si kandidatja demokra...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të dielën se operacioni i guximshëm ushtarak në rajonin Kursk t...
fotot ilustruese JEMEN- Forcat amerikane kanë shkatërruar një dron Houthi në Jemen, tha Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM). "Në 24...
fotot ilustruese JEMEN- Kequshqyerja akut po rritet me shpejtësi në zonat e Jemenit të kontrolluara nga qeveria, me rastet më kritike p...
Godina AUSTRALI- Të ardhurat e kufizuara financiare mund të çojnë në izolim social. Por një bibliotekë në Melburn...
Karl Nehammer AUSTRI- Një shtetas afgan, ditë më parë ka kërcënuar me vdekje kancelarin austriak, Karl Nehammer. 28 vje&cced...
fotot ilustruese IZRAEL- Hamasi ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me propozimin e fundit gjatë bisedimeve në Doha, d...