LIVE UPDATES
Editorial

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme/ Analiza: Çfarë do të thotë për SHBA-në mbështetja e Izraelit?

SHBA mbetet një mbështetëse e palëkundur e Izraelit. Madje Uashingtoni mund të mbështesë Izraelin në një luftë me Iranin. Ekspertët thonë se kjo mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

6 Tetor 2024, 09:43 Nga DW
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme/ Analiza:
Benjamin Netanyahu dhe Joe Biden

SHBA- SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Presidenti i SHBA, Joe Biden e konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Izraelin të mërkurën, kur shkroi në platformën e mediave sociale X: "Kam riafirmuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit" në një takim me krerët e shteteve të G7. SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Ajo madje mund të mbështesë aleatin e saj në një luftë kundër Iranit.

Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme

Konfirmimi i mbështetjes amerikane nga Biden vjen në një kohë kur Lindja e Mesme është në shkallëzim të vazhdueshëm, që filloi kur grupi militant islamist i Hamasit, i kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe vende të tjera, sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023. Hamasi vrau rreth 1200 njerëz dhe mori pothuajse 250 pengje, disa prej të cilëve ende mbahen në Gaza.

Si kundërpërgjigje Izraeli nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në territorin palestinez, qëllimi i deklaruar i të cilit ishte zhdukja e Hamasit dhe lirimi i pengjeve të marra nga organizata terroriste. Që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit, më shumë se 40,000 njerëz në Gaza, shumë prej tyre civilë, janë vrarë. Aktualisht ka goditje me raketa e luftime në rritje mes trupave izraelite dhe Hezbollahut, një aleat i Hamasit që e ka bazën në Liban,  i cili ka gjuajtur raketa drejt Izraelit përtej kufirit verior të vendit me Libanin. Të hënën, Izraeli nisi një ofensivë tokësore kundër Libanit, pasi vrau udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë fundjavës.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se duan të shmangin një luftë të plotë në rajon dhe të arrijnë një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve. Por të martën, Irani lëshoi ​​një breshëri raketash mbi Izraelin, duke e bërë përshkallëzimin e mëtejshëm të duket më i mundshëm sesa një ndërprerje e luftimeve.

Biden dhe Netanjau - një marrëdhënie e vështirë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është përballur me kritika të ashpra brenda vendit të tij në lidhje me zhvillimin e luftës kundër Hamasit. Kritikët janë të shqetësuar se veprimet e vijës së ashpër të Netanyahut po e bëjnë më të pamundur që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura. SHBA-ja ka përdorur statusin e saj si aleati më i madh i Izraelit për të tentuar të ndikojë në të për të lejuar më shumë ndihmë në Gaza. Biden tha të mërkurën, mbështetja e Uashingtonit për Izraelin mbetet e palëkundur, por kjo nuk do të thotë se liderët e vendeve shkojnë gjithmonë mirë.

"Është e rëndësishme të dallojmë marrëdhëniet e presidentit Biden me shtetin e Izraelit nga ajo me kryeministrin Netanyahu”, u shpreh për DW Jonathan Panikoff, drejtor i Iniciativës Scowcroft për Sigurinë e Lindjes së Mesme në Qendrën e Këshillit Atlantik. "Me vite ai ka pasur për një marrëdhënie me shumë luhatje me Netanyahun. Por angazhimi (i Bidenit) ndaj Izraelit dhe sigurisë së Izraelit ka qenë i palëkundur." Ky angazhim, thotë Panikoff, u pa plotësisht, kur SHBA ndihmuan në mbrojtjen e Izraelit kundër raketave të lëshuara nga Irani të martën. Në të njëjtën kohë, administrata Biden është "e frustruar nga vendimmarrja e kryeministrit Netanyahu", thotë Panikoff, një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane.

Besimi i SHBA "ra ndjeshëm"

Një shembull i kësaj vendimmarrjeje ishte vrasja e Nasrallahut nga Izraeli. "Nuk ka mbetur shumë besim persona mes tyrel" (Biden dhe Netanyahu)," theksoi William Wechsler, ekspert në Këshillin Atlantik dhe drejtor i lartë i Qendrës Rafik Hariri dhe Programeve të Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.

"Një javë më parë, (SHBA) po përqendronin të gjitha përpjekjet e tyre në negociimin e një armëpushimi 21-ditor në veri" në kufirin izraelito-libanez, u shpreh Wechsler. "Ata ishin në bisedime të përditshme me izraelitët rreth kësaj ideje - por ndërkohë që ata po bënin këto biseda, izraelitët po planifikonin operacionin për të vrarë Nasrallah. Dhe ata nuk i thoshin administratës së Bidenit se po e bënin këtë. Çdo shkallë besimi ra ndjeshëm pas kësaj përvoje të fundit."

Përfshirja amerikane në një luftë potenciale

Pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën, Netanyahu tha se "Irani bëri një gabim të madh sot - dhe do të paguajë për këtë". Vëzhguesit politikë janë të shqetësuar se Izraeli mund të hakmerret duke gjuajtur raketa në objektiva në tokën iraniane. Kjo dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i luftimeve me Libanin mund të shndërrohet në një luftë në shkallë të gjerë me pasoja potencialisht katastrofike për rajonin dhe më gjerë. Wechsler është i mendimit, se një luftë e tillë do të bënte që Hezbollahu të godiste me qindra mijëra raketa drejt Izraelit, sasi të mjaftueshme për të thyer sistemin e famshëm të mbrojtjes Iron Dome të vendit. Gjithashtu, sipas tij, kjo do të bënte që edhe Irani të lëshonte po kaq shumë raketa drejt Izraelit, që mund të mposhtnin mbrojtjen ajrore të SHBA-së, të stacionuar në Izrael.

Lufta në shkallë të gjerë mund të nënkuptonte gjithashtu që "Izraeli të përpiqet të parandalojë të dyja këto sulme, duke u përpjekur të nxjerrë jashtë veprimi një numër të madh armësh të tilla duke vënë në rrezik një numër të madh të të pafajshmëve, mes të cilëve Hezbollahu i vendos qëllimisht armët", theksoi Wechsler. Nëse ndodh kështu, ka shumë gjasa që Shtetet e Bashkuara të përfshihen, sipas Wechsler. "Nëse jo për ndonjë arsye tjetër, po sepse shumë amerikanë do të viheshin në rrezik: amerikanët që jetojnë në Izrael, amerikanët (trupat) në bazat tona në të gjithë rajonin, partnerët amerikanë në pjesë të tjera të Gjirit”.

Përfshirja amerikane mund të dëmtojë Harris në zgjedhje

Sigurisht që çështjet e brendshme luajnë një rol më të madh për shumicën e votuesve, por edhe mbështetja e SHBA-së për Izraelin mund të jetë një faktor ndikues në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Disa amerikanë e ndjekin me emocionalitet rolin e SHBA-së në konfliktin e Lindjes së Mesme, siç edhe u pa tek protestat pro-palestineze që u përhapën nëpër kampuset e kolegjeve në të gjithë SHBA-në pranverën e kaluar.

Po të kujtojmë Michiganin, një shtet me një popullsi të konsiderueshme arabo-amerikane, aty më shumë se 100,000 votues demokratë zgjodhën opsionin "jo detyrues" në vend që të votonin për Joe Biden (atëherë si kandidat) në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike për kandidat presidencial. Shtytja për t'i bërë njerëzit të votojnë kështu erdhi nga kundërshtarët e mbështetjes së administratës Biden-Harris për luftën e Izraelit në Gaza. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Biden fitoi vetëm me 154,000 vota më tepër në Michigan.

Eksperti Panikoff sheh mundësinë që votues të mjaftueshëm të mund t'u drejtohen kandidatëve të palëve të treta lidhur me mbështetjen eKamala Harris për Izraelin, gjë që mund të sjellë një ndryshim tek disa shtete të pavendosura - dhe në tërësi të kenë efekt tek rezultati i zgjedhjeve në tërësi. "A është e mundur që votuesit në Michigan, të cilët janë kaq të zemëruar për konfliktin në Gaza... të mbështesin Jill Stein ose Cornel West në një masë të tillë mjaftueshme që kjo të favorizojë zgjedhjen e Donald Trump në Michigan? Po, është i mendimit Panikoff. "Mendoj se është e mundur të shihni të njëjtin rezultat edhe në Pensilvani. Dhe nëse e ke këtë gjë në të dyja shtetet federale, atëherë e bën shumë, shumë të vështirë të shohësh një rrugë se si zëvendëspresidentja Harris të fitojë zgjedhjet."/ DW

shba

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2024, 13:17 Ben Blushi

Bektashizmi dhe Shqipëria

Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vog&eum...

Editorial 14 Shtator 2024, 22:48 Ben Blushi

A duhet të armatoset Shqipëria?

Ben Blushi Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një regjim gjysëm ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet