LIVE UPDATES
Editorial

Kush po luan me mandatet e gjyqtarëve kushtetues

Gjyqtarja e dorëhequr, Elsa Toska, është emëruar në detyrë në vitin 2019 dhe mandati i saj duhej të mbaronte në vitin 2028, siç thuhet edhe në njoftimin e Kuvendit.

2 Tetor 2024, 19:27 Nga Dosja.al
Kush po luan me mandatet e gjyqtarëve kushtetues
foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë shpalli në mes të kësaj jave thirrjen për aplikime për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska.

Në njoftimin e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, thuhet se “është shpallur procedura për plotësimin e vendit vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

Kjo shpallje, e publikuar në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë në datë 30 Shtator 2024, është mbështetur në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 23 Shtator 2024, në të cilin u vendos njëzëri “deklarimi i mbarimit  të mandatit përpara afatit  të  gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Elsa Toska, në datën 23.9.2024,  për shkak të dorëheqjes”.

Bazuar në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, por edhe në vendimin e Kuvendit të datës 11 nëntor 2019, si edhe në mbështetje të nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit, në shpalljen e vendit vakant, ka theksuar se mandati i Elsa Toskës ishte “i plotë” dhe “përfundonte në vitin 2028”.

Deri këtu, të gjitha veprimet e Kuvendit janë korrekte e konformon Kushtetutës dhe akteve të dala në zbatim të saj.

Por, vetëm pak orë pas publikimit të këtij njoftimi parlamentar, në një portal mediatik, i lidhur me një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, u ngrit pretendimi se kryeparlamentarja Spiropali ka shkelur Kushtetutën në caktimin e afatit përfundimtar të gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska, në vitin 2028.

Ky portal mbështeste idenë se mandati i Toskës përfundonte në vitin 2025. Por, ky portal nuk jep asnjë argumentim kushtetues apo ligjor mbi këtë qëndrim, një qëndrim i cili nuk është i qartë nëse është i vetë portalit apo i një ose disa gjyqtarëvë kushtetues që nxisin këtë diskutim.

Faktet tregojnë që qëndrimi i Kuvendit është tërësisht në përputhje me Kushtetutën. Argumentat janë të shumtë.

Së pari, Kushtetuta, në nenin 125, pika 3, thotë: “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi”.

Gjyqtarja e dorëhequr, Elsa Toska, është emëruar në detyrë në vitin 2019 dhe mandati i saj duhej të mbaronte në vitin 2028, siç thuhet edhe në njoftimin e Kuvendit.

Së dyti, Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 62, dt. 23 Shtator 2024 “Për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Elsa Toska për shkak të dorëheqjes”, thotë që në krye të dokumentit se “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 133/2019, datë 11.11.2019, ka vendosur: “Zonja Elsa Toska zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për vakancën e plotë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 12.2.2018”.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 163, viti 2024.

Së treti, duke u rikthyer pas në kohë. Në Fletoren Zyrtare nr. 153, viti 2019, është publikuar vendimi nr. 139 i Kuvendit të Shqipërisë, ku është vendosur “Zonja Elsa Toska zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese,  për  vakancën  e  plotë  të  shpallur  nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 12.2.2018”.

Këto tre argumenta konfirmojnë se qëndrimi i Parlamentit për “mandat të plotë” për Elsa Toskën është tërësisht në përputhje me Kushtetutën.

Po ashtu, këto tre argumenta bazë janë të mjaftueshëm për të rrëzuar çdo pretendim për anti-kushtetushmëri nga kryeparlamentarja, të ngritur nga ai portal apo nga gjyqtari a gjyqtarët kushtetues që fshihen pas tij.

Pasi argumentat kushtetues janë të qartë, ajo që ngrihet pikëpyetje është fakti se çfarë shqetësimi ka portali, ose cilido tjetër pas tij, për mandatin e zonjës Toska?

Nëse sjellja e Spiropalit për kohë-zgjatjen e mandatit të Elsa Toskës do të ishte anti-kushtetuese, a do të ishte njëlloj kjo shkelje kushtetuese edhe për një tjetër gjyqtare, Fiona Papajorgji, e zgjedhur për një mandat të plotë nga Parlamenti në të njëjtën ditë me gjyqtaren e dorëhequr, në nëntor 2019?

Në fund të ditës, kuptohet që tymnaja e ngritur nga një portal për anti-kushtetutshmëri, nuk ekziston. Por ajo që mund të kuptohet nga ky pretendim i hedhur në mediumin on-line është fakti që mandati i Elsa Toskës po hap orekse të ndryshme, sidomos nga politika, të cilat, me shumë mundësi, do të shfaqen publikisht së shpejti.

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2024, 13:17 Ben Blushi

Bektashizmi dhe Shqipëria

Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vog&eum...

Editorial 14 Shtator 2024, 22:48 Ben Blushi

A duhet të armatoset Shqipëria?

Ben Blushi Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një regjim gjysëm ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë...

Editorial 8 Shtator 2024, 14:38 Bota.al

Lufta për grurin (dhe kush po përfiton)

foto ilustruese UKRAINË- Të veshur me uniforma të bardha, admiralët në komandë të flotës ushtarake turke, bullgare ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet