LIVE UPDATES
Editorial

PAGER-at SHPËRTHYES / Si dyshohet se Izraeli përdor teknologjinë kundër armiqve të tij?

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zyrtarët libanezë kanë akuzuar Izraelin, i cili nuk ka komentuar mbi shpërthimet. Ka një histori të gjatë që Izraeli akuzohet për shpikjen e metodave të reja për të eliminuar armiqtë e tij.

21 Shtator 2024, 13:16 Nga Deborah Haynes
PAGER-at SHPËRTHYES / Si dyshohet se Izraeli përdor teknologjinë
foto ilustruese

IZRAEL- Një valë shpërthimesh vdekjeprurëse në Liban dhe pjesë të Sirisë ka vënë në shënjestër zyrtarët e Hezbollahut, pager-at e të cilëve janë hedhur në erë. Një ekspert bombave sugjeron se mund të ishin vendosur eksplozivët në pager-a. Izraeli akuzohet për kryerjen e një sulmi të guximshëm, të teknologjisë së lartë dhe të targetuar ndaj Hezbollahut. Shpërthimi masiv i paprecedentë i pagerëve të përdorur nga luftëtarët e Hezbollahut erdhi pasi grupi ushtarak hoqi dorë nga telefonat celularë si mjet komunikimi, për të zvogëluar rrezikun e gjurmimit nga Izraeli.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zyrtarët libanezë kanë akuzuar Izraelin, i cili nuk ka komentuar mbi shpërthimet. Ka një histori të gjatë që Izraeli akuzohet për shpikjen e metodave të reja për të eliminuar armiqtë e tij.

Si mund të vendoseshin pager-at si bomba?

Një ekspert sigurie, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Sky News se dikush mund të kishte kompromentuar këto pajisje përpara se të shpërndaheshin – si për shembull duke fshehur eksplozivë brenda tyre që mund të shpërthejnë nga distanca kur një sinjal i caktuar dërgohet në pager. Pager-at janë përdorur përpara telefonave celularë dhe tani janë të pazakonshëm në shumicën e vendeve perëndimore, por ata përdoreshin gjerësisht në vitet 1980 dhe 1990.

Ato janë pajisje komunikimi njëkahëshe, që u mundëson njerëzve të dërgojnë një mesazh të shkurtër nëpërmjet sinjalit të radios tek pager-i. Shpesh, në të kaluarën, ka qenë një numër telefoni që i ftonte njerëzit të telefononin përsëri. Burimi tha se “pikëpamja e përgjithshme që po dëgjoj është se ky ishte një sulm mbresëlënës”, i cili kërkonte një sasi të caktuar koordinimi.

“Duket e mundshme që pager-at që ata [Hezbollahu] blenë mund të jenë komprometuar dhe janë kthyer në bomba në distancë,” tha eksperti i sigurisë, duke theksuar se ky ishte vetëm spekulim i bazuar në ekspertizën e tij. “[Ai] duket një shpërthim shumë i koordinuar dhe i fuqishëm për të mos funksionuar thjesht,” duke shtuar se kishte më pak gjasa të ishte shkaktuar nga mbinxehja e baterive.

Historia e gjatë e Izraelit në luftën me teknologji të lartë

Agjencitë e spiunazhit të Izraelit kanë një histori të gjatë të lidhjes me atentate dhe aktivitete të fshehta duke përdorur bomba dhe pajisje të teknologjisë së lartë. 

Ja një një përmbledhje e disa prej tyre:

1972: Bassam Ebu Sharif

Ai u plagos në Bejrut kur hapi një pako që përmbante një libër ku ishte vendosur një bombë e cila shpërtheu. Ai ishte zëdhënës i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Ai mbijetoi, por humbi disa gishta, mbeti i shurdhër në një vesh dhe i verbër në njërin sy.

1972: Mahmud Hamshari

Një përfaqësues i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) u vra në Paris në vitin 1972, kur një bombë u vendos nën një telefon dhe u shpërthye nga distanca.

1996: Yahya Ayyash

Ai fitoi pseudonimin “Inxhinieri” dhe me sa duket ndihmoi në zhvillimin e bombave vetëvrasëse të përdorura në konfliktin izraelito-palestinez.

2000: Samih Malabi

Një aktivist i Fatahut nga kampi i refugjatëve Kalandia jashtë Ramallahut, u vra kur një telefon celular i bllokuar shpërtheu pranë kokës së tij.

2007: Stuxnet

Një virus i fuqishëm kompjuterik i projektuar nga inteligjenca amerikane dhe izraelite që besohet se ka çaktivizuar një pjesë kyçe të programit bërthamor iranian. Stuxnet ishte projektuar për të shkatërruar centrifugat që Irani përdori për pasurimin e uraniumit si pjesë e programit të tij të armëve. Është raportuar se virus është dorëzuar në objekt nga një agjent i dyfishtë iranian që punonte për Izraelin.

2020: Mohsen Fakhrizadeh

Një shkencëtar bërthamor iranian u vra në Iran nga një mitraloz i telekomanduar i montuar në një makinë.
Z. Fakhrizadeh po udhëtonte me një automjet të blinduar së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë kur dëgjoi ato që dukeshin si plumba që goditën makinën e tij. Pasi ai u largua nga automjeti, një Nissan i pajisur me një mitraloz të telekomanduar më pas hapi zjarr duke e vrarë./Skynews

izrael lufta izrael-hamas hezbollah

Sondazh

Poll
Editorial 14 Shtator 2024, 22:48 Ben Blushi

A duhet të armatoset Shqipëria?

Ben Blushi Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një regjim gjysëm ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë...

Editorial 8 Shtator 2024, 14:38 Bota.al

Lufta për grurin (dhe kush po përfiton)

foto ilustruese UKRAINË- Të veshur me uniforma të bardha, admiralët në komandë të flotës ushtarake turke, bullgare ...

Editorial 30 Gusht 2024, 11:34 Katja Hoyer

Moçali i emigracionit të Olaf Scholz  

Olaf Scholz Shoku u kthye shpejt në zemërim në Gjermani kur një azilkërkues sirian u arrestua për sulmin brutal me thikë...

Editorial 26 Gusht 2024, 14:12 Agim Nesho

Pse vizita e Burns pati sukses në Ballkan

Agim Nesho Vizita e Drejtorit të CIA-s, William Burns, në Ballkan pati një sukses të plotë, jo vetëm për mesazhet por ng...

Editorial 22 Gusht 2024, 22:40 Krenare Cubolli

Formimi i Asociacioni në këmbim të kujt?

Foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se Serbia është tërhequr nga marrëveshja për normaliz...

Editorial 5 Gusht 2024, 15:47 Enton Abilekaj

E papritura e humbjes së Himarës

Enton Abilekaj Nuk pritej asnjë rezultat tjetër nga Himara. Një fitore e dhunshme e pushtetit, që nuk gëzoi dot as fitimtarët...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet