LIVE UPDATES
Editorial

Kush e shtroi rrugën e burgut që u hap për opozitën

Në 2018 Salianji doli nga foltorja e Partisë Demokratike për të publikuar një audiopërgjim mes vëllait të ish-Ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj që e kishte bërë emrin Geron për shkak të problemeve me drejtësinë italiane dhe një personi, Albert Veliu, që pretendonte se ishte miku i tij dhe ish-bashkëpunëtori i tij në trafik.

26 Shtator 2024, 15:20 Nga Enton Abilekaj
Kush e shtroi rrugën e burgut që u hap për opozitën
Sali Berisha

Palët do të ndahen si gjithmonë në pro dhe kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e Ervin Salianjit, por kjo nuk është dita që duhet të ndodhë kështu. Nuk është dita që të mbahen qëndrimet klasike partiake, me një palë që e quan Gjykatën dhe Drejtësinë në tërësi, vegël të pushtetit ekzekutiv dhe një palë që nuk pranon të komentojë vendimin e Gjykatës. Është dita për t’u alarmuar për vulnerabilitetin deri në lëpirje, per bindjen deri në shkelje të hapur të ligjit, për përdorimin e Drejtësisë si mjet hakmarrjeje e trafikantit të drogës ndaj denoncuesit politikan. Është dita për të kujtuar se diktatura 45-vjeçare filloi kështu, që diktatura naziste filloi kështu, me dënime të padrejta, që e ndanin shumicën pro dhe kundër, jo sipas logjikës, por sipas reshtimit partiak.

Mjafton historia e këtij dënimi, për të kuptuar ku arrin manipulimi dhe më pas përmbysja totale e fakteve. Në 2018 Salianji doli nga foltorja e Partisë Demokratike për të publikuar një audiopërgjim mes vëllait të ish-Ministrit te Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj që e kishte bërë emrin Geron për shkak të problemeve me drejtësinë italiane dhe një personi, Albert Veliu, që pretendonte se ishte miku i tij dhe ish-bashkëpunëtori i tij në trafik. Në audiopërgjim flitej për rifillim të trafikut, me garancitë që jepte vëllai i ministrit, i dënuar në Itali për trafik droge. Menjëherë pas publikimit, Fatmir Xhafaj e mori vëllain e tij nga Vlora, e çoi në prokurori për të regjistruar zërin dhe e nisi fshehurazi në Itali.

Më pas nxori një tjetër person, Alfred Alizoti, që pretendonte se kishte luajtur rolin e Agron Xhafës, me dijeninë e Salianjit dhe Albert Veliut që shkurt i flisnin Babale. Pas kësaj u hap hetimi kundër Salianjit, Alvert Veliut dhe Jetmir Olldashit, gazetarit që i kishte regjistruar bisedat. Gjatë hetimit dolën disa audiopërgjime të tjera, ku dëshmitari i Xhafës, kërkonte para nga drejtori i policisë së Fierit, takonte Arsi Veliun, drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe merrte udhëzime prej tij.

Pas këtyre audiopërgjimeve u mendua se manipuluesit me pushtet do të tërhiqeshin, por me sigurinë që u jepte kontrolli i plotë mbi Drejtësinë, Xhafaj dhe Rama e vazhduan procesin. Si kurrë më parë Prokuroria ulej në krah të avokatëve të Fatmir Xhafës, audiopërgjimet qe diskretitonin Alizotin, dëshmitarin e Xhafës, nuk u morën fare parasysh, pavarësisht se ishin bërë nga vetë prokuroria me vendim gjykate dhe ishin futur në dosje.

Kjo histori kaq e thjeshtë nuk mund të ndajë njerëzit ne pro dhe kundër dënimit të Salianjit. Është fare e qartë që manipuluesit janë në pushtet, që kanë kthyer përmbys historinë duke falsifikuar dëshmi, fakte, dosje. Është fare e qartë që prokuroria dhe gjykata i kanë shërbyer verbërisht këtij manipulimi të turpshëm, ku Policia e Shtetit është përdorur si letër higjenike, ku drejtuesit kryesorë të policisë paguanin me para në dorë një dëshmitar të rremë, duke shkelur dyfish ligjin.

Nuk mund të ketë dyshime dhe ndasi mbi këto fakte, për të mbajtur llogoren partiake, apo për të bërë naivin që beson te drejtësia e bekuar nga SHBA dhe BE. Sot është dita kur të gjitha këto bien, kur Drejtësia hoqi edhe gjethen e fikut për t’u shfaqur gollomesh si skllavja e pushtetit absolut që dënon kundërshtarët sipas qejfit. Kjo nuk është dita që të mendohet për burgun e Salianjit, që do zgjasë një vit, por për burgun e përbashkët që sapo mbylli dyert për të gjithë dhe nuk dihet se sa do të zgjasë.

ervin salianji enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 26 Shtator 2024, 13:17 Ben Blushi

Bektashizmi dhe Shqipëria

Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vog&eum...

Editorial 14 Shtator 2024, 22:48 Ben Blushi

A duhet të armatoset Shqipëria?

Ben Blushi Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një regjim gjysëm ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë...

Editorial 8 Shtator 2024, 14:38 Bota.al

Lufta për grurin (dhe kush po përfiton)

foto ilustruese UKRAINË- Të veshur me uniforma të bardha, admiralët në komandë të flotës ushtarake turke, bullgare ...

Editorial 30 Gusht 2024, 11:34 Katja Hoyer

Moçali i emigracionit të Olaf Scholz  

Olaf Scholz Shoku u kthye shpejt në zemërim në Gjermani kur një azilkërkues sirian u arrestua për sulmin brutal me thikë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet