Detaje/ Shkak xhelozia, zbulohet sherri mes çiftit në Korçë, bashkë kanë 3 fëmijë 5 Qershor, 07:57...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se Irani po planifikon dërgesën e qindra droneve në Rusi për luftën e tij ndaj Ukrainës.
IRAN- Një zyrtar amerikan deklaroi se Irani po planifikon të furnizojë Rusinë me qindra dronë potencialisht për luftën e tij në Ukrainë, disa me aftësi luftarake.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se informacionet e marra nga SHBA sugjerojnë se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për përdorimin e dronëve. Ai shtoi se ishte e paqartë nëse Irani i kishte dorëzuar ato ende.
Dronët kanë qenë pjesë përbërëse e luftës së vazhdueshme për Ukrainën dhe Rusinë. Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje për donacione të mijëra dronëve për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës.
Sullivan shtoi se inteligjenca e marrë nga SHBA mbështet pikëpamjen se sulmi i Rusisë në Ukrainën lindore "po vjen me një kosto për ruajtjen e armëve të veta". Ai gjithashtu tha se dronët iranianë janë përdorur më parë nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite, raporton BBC.
Izraeli e sheh Iranin si kërcënimin më të madh rajonal, prandaj kërkon dhe eliminimin e tij. SHBA dhe aleatët e tjerë kanë furnizuar Ukrainën me armë në vlerë miliarda dollarë që nga pushtimi në shkurt. Sullivan tha se SHBA do të vazhdojë "të mbështesë mbrojtjen efektive të Ukrainës".
Pajisjet Ushtarake në Pragë PRAGË- Pajisjet ushtarake ruse të kapura nga forcat e armatosura ukrainase janë ekspozuar në...
Imazhi i hapësirës nga teleskopi SHBA- Është publikuar fotografia e parë me ngjyra të plota nga teleskopi i ri hapë...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh pesë-kat&eu...
Shinzo Abe JAPONI- Mijëra njerëz kanë mbajtur në zi për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, të cilët t...
Pasaporta UKRAINË- Ukraina ka dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që lejon ukrainasit në t...
Mali i Zi MALI I ZI- Tërheqja e mbështetjes ndaj qeverisë së pakicës nga forca kryesore politike në Mal të Zi po shkakto...
Richard Russell SHBA- Pamjet e publikuara rishtazi nga kamerat CCTV kapin momentin e tmerrshëm kur një punonjës i aeroportit shtetëror ...
Protestuesit në Maqedoninë e Veriut MAQEDONI E VERIUT- Qytetarët do të kalojnë natën para kryeministrisë në Maqedon...
marketet ne Holande HOLANDË- Ambientalistët fajësojnë ndryshimet klimatike për kërcënimin e sigurisë globale të...
Kajsa Ollongren HOLANDË- Qeveria holandeze u kërkoi falje për herë të parë të hënën të afërmve t&eum...