LIVE UPDATES
Bota

Ukraina dënon dekretin e Putinit për shtetësinë ruse: Është cënim i sovranitetit

Dekreti thotë se të gjithë shtetasit ukrainas dhe personat pa shtetësi që banojnë në Ukrainë mund të marrin pasaporta ruse përmes procedurës së thjeshtuar që Moska ka prezantuar më 2019 për banorët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, pjesë të të cilave janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

11 Korrik 2022, 22:27 Nga I.A
Ukraina dënon dekretin e Putinit për shtetësinë ruse:
Pasaporta

UKRAINË- Ukraina ka dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që lejon ukrainasit në të gjitha pjesët e shtetit të marrin shtetësi ruse.

“Ky dekret është një tjetër cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, që nuk është në pajtueshmëri me normat dhe parimet e ligjit ndërkombëtar”, tha më 11 korrik Ministria e Jashtme ukrainase.

Dekreti thotë se të gjithë shtetasit ukrainas dhe personat pa shtetësi që banojnë në Ukrainë mund të marrin pasaporta ruse përmes procedurës së thjeshtuar që Moska ka prezantuar më 2019 për banorët e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, pjesë të të cilave janë kontrolluar nga separatistët pro-rusë që prej vitit 2014.

Që nga 25 maji i këtij viti, ky rregull vlen edhe për banorët e dy rajoneve të tjera ukrainase, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë pushtuar gjatë pushtimit që Moska ka nisur në shkurt. Dhe tani, marrja e shtetësisë vlen për të gjithë banorët në Ukrainë.

Dekreti ka rritur shqetësimet lidhur me qëllimet e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, tha një analiste me bazë në Kiev. Zgjerimi “nënkupton se planet ruse për pushtim nuk kanë kufizime gjeografike”, tha Maria Zolkina, udhëheqëse e studimeve të sigurisë dhe konfliktit në Fondacionin për Nisma Demokratike, me seli në Kiev.

Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë kanë insistuar se qëllimi i luftës nuk është pushtimi i Ukrainës. Megjithatë, Moska dhe autoritetet e vetëshpallura ruse në territoret e pushtuara ukrainase tani thonë se këto rajone duhet të bëhen pjesë e Rusisë.

Autoritetet ruse të instaluara në territoret e pushtuara ukrainase në rajonet Herson dhe Zaporizhja më herët kanë thënë se kanë ngritur qendra të lëshimit të pasaportave për qytetarët ukrainas të cilët duan të pajisen me pasaporta ruse. Në rajonin e Luhanskut dhe Donjeckut, që njihen me termin Donbas, liderët e separatistëve pro-rusë kanë thënë se qindra-mijëra banorë lokalë që nga viti 2019 kanë marrë shtetësinë ruse.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet