LIVE UPDATES
Bota

SHBA/ Luiziana u kërkon shkollave publike të shfaqin në klasa “Dhjetë Porositë ”e Biblës

Ligji i nënshkruar të mërkurën nga guvernatori republikan, Jeff Landry, kërkon shfaqjen në madhësinë e një pllakate të “Dhjetë Porosive” me shkronja të mëdha që mund të lexohen lehtësisht, në të gjitha klasat e shkollave publike, që nga klasa e parë e deri në auditorët e universiteteve që financohen nga shteti.

20 Qershor 2024, 19:39 Nga M.B
SHBA/ Luiziana u kërkon shkollave publike të shfaqin në klasa
Foto ilustruese

SHBA- Luiziana është bërë shteti i parë amerikan që kërkon që “Dhjetë Porositë” e Biblës të shfaqen në çdo klasë të shkollave publike, lëvizja e fundit nga një legjislaturë e dominuar nga republikanët që nxit një axhendë konservatore nën një guvernator të ri.

Ligji i nënshkruar të mërkurën nga guvernatori republikan, Jeff Landry, kërkon shfaqjen në madhësinë e një pllakate të “Dhjetë Porosive” me shkronja të mëdha që mund të lexohen lehtësisht, në të gjitha klasat e shkollave publike, që nga klasa e parë e deri në auditorët e universiteteve që financohen nga shteti. Kundërshtarët shprehin dyshime për kushtetutshmërinë e ligjit dhe u zotuan ta sfidojnë atë në gjykatë.

Mbështetësit e ligjit thanë se masa nuk është vetëm fetare, por ka edhe rëndësi historike. Në tekstin ligjor, “Dhjetë Porositë” janë “dokumentet themelore të qeverisë sonë shtetërore dhe kombëtare”, thonë përkrahësit.

Pankartat duhet të vendosen nëpër klasa deri në fillim të vitit 2025. Ato do të shoqërohen me një sqarim që i cilëson “Dhjetë Porositë” si “pjesë të rëndësishme të arsimit publik amerikan për gati tre shekuj”. Në bazë të ligjit nuk do të përdoren fonde shtetërore, por vendosja e tyre do të mbulohet nga donacionet.

Ligji gjithashtu “autorizon”, por nuk kërkon, shfaqjen e simboleve të tjera në shkollat publike, përfshirë “Marrëveshjen Mayflower”, e nënshkruar nga pelegrinët fetarë në bordin e anijes Mayflower në vitin 1620, që shpesh cilësohet si “Kushtetuta e Parë e Amerikës” apo Deklaratën e Pavarësisë, mes të tjerash.

Kundërshtarët zotohen ta sfidojnë ligjin

Pak pasi guvernatori nënshkroi ligjin të mërkurën në “Shkollën Katolike Zoja Fatime” në Lafayette, grupet dhe organizatat e të drejtave civile, që duan ta mbajnë fenë jashtë qeverisë, premtuan të ngrenë një padi për ta sfiduar vendimin. Ligji i pengon studentët që të arsimohen në mënyrë të barabartë dhe do t’i bëjë fëmijët e besimeve të tjera të ndihen të pasigurt në shkolla, thuhet në një deklaratë të përbashkët të “Unionit Amerikan për Liritë Civile, Amerikanët e Bashkuar për Ndarjen e Kishës nga Shteti” dhe “Fondacionit Liria nga Feja”.

“Edhe midis atyre që mund të besojnë në disa variante të ‘Dhjetë Porosive’, teksti mund të ndryshojë sipas besimit fetar ose traditës. Qeveria nuk duhet të mbajë anë në këtë debat teologjik”, thuhet në deklaratë.

Ligji i debatueshëm vjen gjatë një epoke të re të udhëheqjes konservatore në Luiziana nën guvernatorin Landry, i cili zëvendësoi në muajin janar guvernatorin demokrat me dy mandate, John Bel Edwards. Republikanët zotërojnë një supershumicë në legjislaturë dhe kanë fituar zgjedhjet për të gjitha postet drejtuese në shtetin e Luizianës, çka u ka hapur rrugën ligjvënësve që të nxisin një axhendë konservatore.

Edhe shtete të tjera kanë dalë me projektpropozime të ngjashme, përfshirë Teksasin, Oklahomën dhe shtetin Jutah. Përveç Luizianës, asnjë shtet tjetër nuk ka arritur të miratojë ligje të tilla si rezultat i kërcënimeve për sfida ligjore lidhur me kushtetutshmërinë.

Një ligj i ngjashëm u shpalli jokushtetues

Betejat ligjore për shfaqjen nëpër klasa të “Dhjetë Porosive” të Biblës nuk janë të reja. Në vitin 1980, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara u shpreh se një ligj i ngjashëm i shtetit Kentaki binte ndesh me Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane, i cili e ndalon qeverinë të përcaktojë një fe zyrtare, ose të miratojë ligje që favorizojnë një fe ndaj një tjetre, ose të kufizojë ushtrimin e lirë të saj. Gjykata konstatoi se ligji nuk kishte qëllim laik, por i shërbente një synimi qartësisht fetar./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit