LIVE UPDATES
Bota

Shqyrtimi i dëbimit të afganëve dhe sirianëve, kritikohet Gjermania

Kjo çështje ishte tema kryesore e bisedimeve mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe liderëve të 16 landeve të Gjermanisë në Berlin më 20 qershor.

20 Qershor 2024, 18:27 Nga M.B
Shqyrtimi i dëbimit të afganëve dhe sirianëve, kritikohet
Foto ilustruese

GJERMANI- Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e mundshme përdorimi i vendeve të treta për dëbimin e refugjatëve afganë dhe sirianë dhe shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuese jashtë vendit, janë kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut. Kjo çështje ishte tema kryesore e bisedimeve mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe liderëve të 16 landeve të Gjermanisë në Berlin më 20 qershor.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha gjatë një takimi të ministrave të brendshëm rajonalë në ditën e njëjtë se kanë nisur “bisedimet konkrete” dhe se ajo është “e bindur” se do të gjendet një mënyrë për t’i dëbuar emigrantët afganë dhe sirianë të dënuar për krime të rënda.

Faeser tha se vendimi do t’i prekte vetëm një numër të vogël njerëzish dhe se në rastin e shtetasve afganë, dëbimet do të kryheshin përmes vendeve të treta, si Uzbekistani. Para takimeve, të cilat u mbajtën në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, më shumë se 300 organizata ia dërguan një letër të hapur Scholzit, në të cilën ato e kritikuan ashpër nismën.

“Ju lutem kundërshtojini qartazi planet për shqyrtim jashtë vendit të procedurave për azil”, shkruhet në letër, e cila mban nënshkrimet e Amnesty International Germany, Mjekëve pa Kufij dhe të grupit gjerman për avokim për emigrantët, Pro Asyl.

“Planet për dëbimin e refugjatëve në vendet e treta joevropiane, apo për të kryer procedurat për azil jashtë BE-së... nuk funksionojnë në praktikë, janë tejet të kushtueshme dhe përbëjnë kërcënim për sundimin e ligjit”, thuhet në letër.

Politikanë konservatorë dhe të së djathtës ekstreme i kanë rritur kritikat ndaj refugjatëve, pasi një afgan 25-vjeçar u akuzua e se theri me thikë për vdekje një oficer gjerman në fund të majit. Gjermania e ndërpreu dëbimin e afganëve pasi talibanët e morën pushtetin në Kabul në gusht të vitit 2021.

Gjermania është gjithashtu destinacion i madh për sirianët që kërkojnë t’i ikin luftës civile në Siri dhe sundimit të liderit Bashar al-Assad. Sirianët janë grupi më i madh i refugjatëve në Gjermani, pasi qindra mijëra janë lejuar në vend prej vitit 2015.

Gjendja e sigurisë dhe e të drejtave të njeriut në Afganistan dhe Siri cilësohet si e rëndë nga grupet vëzhguese. Scholz në të kaluarën e ka mbështetur heqjen e ndalesës së dëbimeve në Gjermani. Më 19 qershor, zëdhënësi i tij, Robert Habeck, tha se e përkrah dëbimin së paku në rastet kur individët janë të dyshuar për terrorizëm, apo të dënuar për krime të rënda si, vrasja.

Mbështetësit e kësaj ideje janë duke vlerësuar nëse është e mundur të kryhen dëbime të tilla përmes vendeve të treta si, Uzbekistani, pa e shkelur ligjin ndërkombëtar. Ministria e Brendshme po kërkon mënyra për t’i kryer procedurat e azilit në vendet e treta jashtë Bashkimit Evropian, ngjashëm me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Gjatë bisedimeve treditore, që përfundojnë më 21 qershor, ministrat e brendshëm të landeve raportohet se e kanë konsideruar edhe ndërprerjen e përfitimeve që u paguhen refugjatëve ukrainas./ REL

gjermania

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit