Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
I pyetur për komentet e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, që Teherani i ka lajmëruar shtetet e rajonit 72 orë para nisjes së sulmit, ky zyrtar ka thënë se deklarata nuk është e vërtetë.
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte me Iranin përmes ndërmjetësuesve zviceranë, përpara dhe pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa kundër Izraelit, në orët e para të së dielës, ka thënë një zyrtar i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.
Ky zyrtar nuk ka dhënë hollësi për kontaktet, dhe vetëm ka thënë se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur “një seri komunikimesh përmes kanalit zviceran”.
I pyetur për komentet e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, që Teherani i ka lajmëruar shtetet e rajonit 72 orë para nisjes së sulmit, ky zyrtar ka thënë se deklarata nuk është e vërtetë.
“Ata nuk kanë bërë lajmërime. Ata kanë dashur të shkatërrojnë dhe të ketë viktima”, ka thënë ky zyrtar.
Izraeli dhe aleatët e tij i kanë rrëzuar pjesën më të madhe të rreth 300 dronëve dhe raketave të nisura përgjatë natës prej Iranit. Autoritetet izraelite kanë raportuar vetëm për dëme të lehta në një instalim ushtarak dhe kanë thënë se një vajzë shtatëvjeçare është plagosur rëndë, pasi pjesa më e madhe e raketave janë rrëzuar pa arritur në tokë.
Irani ka thënë se sulmet janë kundërpërgjigje të një sulmi të kryer në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e të cilit janë vrarë disa iranianë, përfshirë figura të rëndësishme ushtarake. Izraeli as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar kryerjen e sulmit.
Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael, ka thënë se Izraeli do të caktojë “çmimin e saktë” të sulmit të Iranit ndaj tij në kohën e duhur. Qeveritë perëndimore dhe të tjera kanë bërë thirrje për përmbajtje.
Marrë nga REL
Sensorë SHBA- Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmëri të lartë me qëllimin për të zb...
Sulmet IZRAEL- Sulmi në shkallë të gjerë nga Irani ndaj Izraelit mund të ketë kaluar me relativisht pak dëme, por sh&eum...
Foto ilustruese SHBA- SHBA ka reaguar sërish në lidhje me sulmet e regjistruara mbrëmë në Izrael nga dronët iranianë. N&...
Foto ilustruese IRAN- Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër...
Foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’i thërrasë dy divizione të ...
Takimi i G7 IZRAEL-Liderët e G7 kanë zhvilluar ditën e sotme një takim urgjent në lidhje e zhvillimet e fundit të regjistruar...
Macron dhe Vuçiç FRANCË- Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homo...
Foto ilustruese IZRAEL- Irani lëshoi dronë dhe raketa drejt Izraelit, pasi u zotua për hakmarrje për një sulm vdekjeprurës ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se gjurmët e krimeve të dhunës se...
foto ilustruese IZRAEL- Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit kundër...