LIVE UPDATES
Bota

Me qëllim zbulimin sa më shpejt të ndryshimeve mjedisore, hulumtuesit në Kaliforni po krijojnë sensorë kuantikë për matje të pamundura më parë

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos po zhvillojnë sensorë kuantikë të gjeneratës së ardhshme. Profesoresha Prineha Narang thotë se synimi është që të përmirësohet saktësia e matjes së asaj që po ndodh në ajër dhe ujë.

14 Prill 2024, 21:26 Nga N.F
Me qëllim zbulimin sa më shpejt të ndryshimeve mjedisore,
Sensorë

SHBA- Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmëri të lartë me qëllimin për të zbuluar sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet mjedisore. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Genia Dulot, shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos e kanë përqendruar vëmendjen tek sensorët kuantikë që bazohen tek fenomeni i quajtur ‘ndërlidhja e kuantit’, kur një foton ‘e di ekzistencën’ e një fotoni tjetër në distanca të largëta.

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos po zhvillojnë sensorë kuantikë të gjeneratës së ardhshme. Profesoresha Prineha Narang thotë se synimi është që të përmirësohet saktësia e matjes së asaj që po ndodh në ajër dhe ujë.

“Flitet për zbulimin e atyre që mund të jenë tregues të hershëm të problemeve më të mëdha, për marrjen e vendimeve që ndikojnë tek shëndeti i njeriut, kur flitet për ndryshimin e cilësisë së ajrit”.

Sergio Carbajo, hulumtues në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ka drejtuar mbi një molekulë dy rreze lazer me precizion të lartë, për të ‘lexuar’ karakteristikat e saj kuantike, ose siç thotë ai, gjurmën e tij unike të gishtit, që përfshin kohën dhe vendndodhjen.

“Mbledhim të dhëna nga qindra prej tyre (molekulat) dhe studiojmë informacionet individuale. Përmbledhja e të gjitha të dhënave të mbledhura na ndihmon të shohim ndërlidhjen e zhvillimeve”.

Për shkak të ndërlidhjes kuantike, fenomeni kur një foton "e di" ekzistencën e një tjetri, këta sensorë do të jenë në gjendje të matin diçka që ndodh në distanca të largëta.

Verën e kaluar, kur qyteti i Nju Jorkut u mbulua nga tymi i zjarreve në Kanada, hulumtuesit thonë se sensorët mund të kishin parashikuar zonat dhe sa do të zgjaste smogu, madje deri tek ndotësit specifikë. Hulumtuesi Dennis Kim thotë se ky është vetëm fillimi.

“Sensorët kuantikë mund të zbulojnë ndryshimet në fushat magnetike. Për shembull, në rastin e një tërmeti, madje edhe në zonat tektonike, me lloje të ndryshme tërmetesh, ku ndjeshmëria është e lartë, ne mund të parashikojmë ose ndjejmë një tërmet përpara se të ndodhë”.

Shkencëtarët parashikojnë se gjatë dhjetë viteve të ardhshme, këta sensorë do të kenë përdorim edhe më të gjerë në hulumtimet për klimën.

Marrë nga VOA

shba hulumtime sensore ndryshime mjedisore

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit