LIVE UPDATES
Bota

SHBA i vazhdon kërkimet për pilotin amerikan teksa raportohet për sulm pranë centralit bërthamor në Iran

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të shtunën se Irani e kishte njoftuar për një predhë që kishte goditur pranë zonës së Bushehrit.

4 Prill 2026, 17:15 Nga D.S

SHBA i vazhdon kërkimet për pilotin amerikan teksa raportohet për

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të shtunën herët për një anëtar të ekuipazhit amerikan, i cili është zhdukur pasi avioni luftarak amerikan u rrëzua mbi Iran. Ndërkohë, raportohet për një sulm pranë centralit bërthamor të Bushehrit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të shtunën se Irani e kishte njoftuar për një predhë që kishte goditur pranë zonës së Bushehrit.

Sipas një postimi në X, IAEA tha se Irani e kishte njoftuar gjithashtu se “një nga anëtarët e stafit të sigurisë fizike të centralit u vra nga fragmentet e predhës dhe se një ndërtesë në vend u dëmtua nga valët goditëse dhe fragmentet”.

Trupi mbikëqyrës bërthamor theksoi se “nuk është raportuar për asnjë rritje të niveleve të rrezatimit”.

Sulmi i raportuar nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur, dhe as ushtria e SHBA-së dhe as ajo e Izraelit nuk kanë konfirmuar ndonjë përfshirje në ndonjë sulm ndaj këtij objekti.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se një anëtar i ekuipazhit është gjetur, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për anëtarin e dytë, pas rrëzimit të avionit të parë amerikan nga zjarri i armikut qëkurse filloi lufta në fund të shkurtit.

Avioni i rrëzuar ishte F-15E, me dy ulëse.

Më vonë, një zyrtar amerikan tha se një tjetër avion luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së, një avion sulmues A-10, u rrëzua në Gjirin Persik dhe se piloti i vetëm në atë incident u shpëtua. Hollësi të plota nuk janë dhënë deri tani.

Mediat shtetërore iraniane gjithashtu shkruan për rrëzimin e të dy avionëve.

Zyrtarët iranianë thanë se edhe ata po kërkonin anëtarin e zhdukur të ekuipazhit të avionit të parë dhe u bënë thirrje qytetarëve t’i njoftojnë autoritetet rreth çdo informacioni që mund të çojë në kapjen e aviatorit.

Zyrtari amerikan që foli për REL-in nuk dha hollësi rreth misionit të shpëtimit në Iran.

Ushtria amerikane nuk ka komentuar, por presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha NBC News se rrëzimi i avionit nuk do të ndikojë në bisedimet me Iranin.

Trump po ushtron trysni vazhdimisht ndaj Teheranit për ta pranuar një marrëveshje për paqe me SHBA-në, të cilën drejtuesit e regjimit e kanë hedhur poshtë deri më tani.

Nëse një anëtar i ekuipazhit kapet nga forcat iraniane, kjo do të rrisë tensionet tashmë të larta dhe ka të mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet e SHBA-së për t’i rrënuar plotësisht asetet ushtarake të Teheranit dhe për ta detyruar regjimin t’i pranojë kushtet e paqes të paraqitura nga Trumpi.

Izraeli ka shtyrë sulmet e planifikuara ndaj Iranit për të mos ndërhyrë në përpjekjet e kërkimit për anëtarin e ekuipazhit amerikan, u thanë zyrtarë perëndimorë gazetarëve gjatë një telefonate.

I pyetur se çfarë do të përfshinte një operacion i mundshëm kërkim-shpëtimi, Richard Allen Ëilliams, kolonel në pension i ushtrisë amerikane dhe ish-zyrtar i Divizionit të Investimeve të Mbrojtjes në NATO, i tha REL-it se misione të tilla zakonisht janë shumë të bashkërenduara dhe të mbrojtura fort.

Ai shpjegoi se komandantët ka të gjasa të vendosin një avion të dedikuar për mbikëqyrje ajrore për ta mbikëqyrur operacionin, i mbështetur nga mjete sigurie ajrore dhe forca tokësore të afta për të ofruar mbështetje me armë zjarri, nëse është e nevojshme.

Këto njësi do të punonin për të siguruar vendin e rrëzimit ndërsa ekipet e shpëtimit i afrohen sinjalit GPS të avionit të rrëzuar.

Avionë shtesë dhe burime rezervë do të qëndronin në gatishmëri për t’iu përgjigjur shpejt çdo përshkallëzimi ose komplikimi, shtoi ai.

Burime iraniane publikuan fotografi dhe video të asaj që pretenduan se ishte dëshmi e incidentit.

“Forcat ushtarake kanë nisur një operacion kërkimi për të gjetur pilotin luftarak amerikan që u godit më herët sot”, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Fars, e afërt me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Derisa avionë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar ose goditur nga raketa apo dronë iranianë kur ndodheshin në tokë që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt, rrëzimi i avionit luftarak, nëse konfirmohet zyrtarisht, do të ishte rasti i parë i raportuar i një avioni luftarak amerikan i rrëzuar nga zjarri i armikut.

Më 12 mars, gjashtë pjesëtarë të shërbimit amerikan u vranë kur një avion cisternë për furnizim me karburant, KC-135, u rrëzua pas një përplasjeje në ajër me një tjetër avion furnizimi.

Pak më shumë se dy javë më vonë, më 27 mars, një sulm me raketa dhe dronë iranianë goditi bazën ajrore Prince Sultan në Arabinë Saudite, duke plagosur të paktën 12 trupa amerikane dhe duke dëmtuar rëndë të paktën dy avionë furnizimi ajror, KC-135.

Tre avionë McDonnell Douglas F-15E Strike Eagle të Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzuan gabimisht mbi Kuvajt më 2 mars nga mbrojtja ajrore kuvajtiane. Gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë dhe shpëtuan të sigurt në Kuvajt.

Raporti për rrëzimin erdhi teksa Irani nisi sulme në gjithë Lindjen e Mesme të premten, duke vënë në flakë pjesë të një rafinerie të madhe nafte në Kuvajt dhe duke shkaktuar reagime të mbrojtjes ajrore në gjithë Gjirin.

Rafineria është shënjestruar disa herë që nga fillimi i luftës dhe kompania shtetërore Kuwait Petroleum Corporation tha se zjarrfikësit po punonin për të shuar disa zjarre të shkaktuara nga sulmet.

Infrastruktura e energjisë elektrike, ujit dhe energjisë së rinovueshme në Kuvajt u godit gjithashtu në këto sulme.

Arabia Saudite tha se kishte shkatërruar disa dronë iranianë, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në Bahrejn, mbrojtjet u aktivizuan në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli raportoi për sulme me raketa nga Irani.

Autoritetet në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se një shtetas egjiptian u vra dhe të paktën 12 njerëz të tjerë pësuan lëndime “të lehta deri në mesatare” të premten nga sulmet ajrore iraniane.

Zyrtarët thanë se shtatë shtetas nga Nepali dhe pesë shtetas indianë u plagosën.

Irani ka vazhduar ta shënjestrojë infrastrukturën energjetike në gjithë Gjirin, si dhe po ushtron trysni edhe mbi rrugët detare përmes Ngushticës strategjike të Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale të naftës dhe gazit në kohë paqeje.

Tregjet e naftës kanë reaguar ndjeshëm duke rritur çmimet. Transporti detar përmes ngushticës, dikur një korridor i qëndrueshëm për tregtinë globale, është ndërprerë pothuajse plotësisht.

Trump ka thënë se nuk është përgjegjësi e Shteteve të Bashkuara të rihapë rrugën ujore, duke u bërë thirrje vendeve që varen nga kjo rrugë të ndërmarrin vetë veprime./REL

shba iran konflikti ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj