LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe BE paralajmërojnë kundër veprimeve të udhëheqjes së Republikës Srpska në Bosnjë: Po dëmtohet rendi kushtetues dhe ligjor

Ligjet kanë nxitur tensione në vendin ballkanik të ndarë etnikisht dhe zyrtarët boshnjakë u ankuan në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se ligjet e miratuara një javë më parë nga ligjvënësit serbë të Bosnjës dhe të nënshkruara nga Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik, shkelin kushtetutën e Bosnjës dhe një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës së viteve 1992-1995. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje u shpreh thellësisht e shqetësuar me dekretimin e ligjeve.

7 Mars 2025, 07:47 Nga M.B
SHBA dhe BE paralajmërojnë kundër veprimeve të
Milorad Dodik

SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërshtuan një sërë ligjesh të miratuara nga autoritetet e Republikës Serbe, të cilat ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore të Bosnjës të veprojnë në pjesën e kontrolluar nga serbët.

Ligjet kanë nxitur tensione në vendin ballkanik të ndarë etnikisht dhe zyrtarët boshnjakë u ankuan në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se ligjet e miratuara një javë më parë nga ligjvënësit serbë të Bosnjës dhe të nënshkruara nga Presidenti i Republikës Serbe Milorad Dodik, shkelin kushtetutën e Bosnjës dhe një marrëveshje paqeje që i dha fund luftës së viteve 1992-1995. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnje u shpreh thellësisht e shqetësuar me dekretimin e ligjeve.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në çuarjen përpara të interesave tona në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në deklaratë. “Për 30 vjet, angazhimi ynë ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe një Bosnje dhe Hercegovinë të qëndrueshme dhe të sigurt ka qenë i palëkundur”.

Në deklaratë thuhet mes tjerash se ky është një provokim i qëllimshëm ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e Bosnjës e Hercegovinës dhe për objektivat strategjike të SHBA-së.

“Për të gjithë udhëheqësit politikë dhe veçanërisht për ata që qëndrojnë pas këtyre vendimeve, mesazhi ynë është ky: Përmbahuni nga përfshirja në veprime të mëtejshme destabilizuese dhe retorikë nxitëse. Angazhohuni në dialog politik konstruktiv dhe të përgjegjshëm. Mbështetni institucionet demokratike të Bosnjës dhe mbështesni sundimin e ligjit. Dhe bëni pjesën tuaj për të ulur temperaturën politike. Qytetarët që ju u shërbeni nuk meritojnë më pak”, thuhet në deklaratë në të cilën nënvizohet se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Bosnjës dhe rrugën e saj drejt integrimit të plotë në komunitetin euro-atlantik.

Bashkimi Evropian tha se ligjet “dëmtojnë rendin kushtetues dhe ligjor” të Bosnjës, funksionalitetin e institucioneve të saj dhe kërcënojnë liritë themelore të qytetarëve të saj. Republika Serbe, pjesa e Bosnjës e drejtuar nga serbët, thuhet në një deklaratë të BE-së, duhet të veprojë në përputhje me ligjet e Bosnjës dhe kushtetutën e saj.

“BE-ja i bën thirrje udhëheqjes politike të entitetit të Republikës Serbe që të përmbahet dhe të heqë dorë nga retorika dhe veprimet provokuese, përçarëse, duke përfshirë vënien në pikëpyetje të sovranitetit, unitetit dhe tërësisë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në deklaratë.

Serbët e Bosnjës miratuan legjislacionin pasi një gjykatë boshnjake dënoi Milorad Dodikun, presidentin pro-rus të Republikës Serbe muajin e kaluar me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të përfshirjes në postet publike, për shkak të veprimeve ndarëse të tij.

Milorad Dodiku, i cili nuk është në rrezik të menjëhershëm arrestimi, tha se ka në plan të shpërfillë vendimin, i cili bëhet i formës së prerë pas një procesi të apelimit.

Zyrtarët e Bosnjës thonë se grupi i ligjeve të miratuara nga Republika Serbe, përfaqëson një grusht shteti dhe një hap të madh në shpërbërjen e vendit. Bosnja përbëhet nga dy entitete, njëri e dominuar nga serbët e Bosnjës dhe tjetri i drejtuar nga boshnjakët myslimanë dhe kroatë.

Marrëveshja e paqes e Dejtonit që i dha fund luftës së Bosnjës, e cila la pas vetes më shumë se 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur, parashikoi gjithashtu që entitetet të jenë të lidhura nga institucionet e përbashkëta shtetërore, duke përfshirë ushtrinë, gjyqësorin e lartë dhe administratën tatimore.

Presidenca e prej tre anëtarësh e Bosnjës përbëhet nga anëtarë boshnjakë, serbë dhe kroatë, ndërsa një i dërguar ndërkombëtar që mbikëqyrë paqen, ka autoritetin të ndryshojë ligjet dhe të marrë vendime në Bosnje.

Milorad Dodiku u dënua për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt, që synonte të frenojë përpjekjet pro-pavarësisë së serbëve të Bosnjës. Milorad Dodiku vazhdimisht ka bërë thirrje për ndarjen e gjysmës së Bosnjës të drejtuar nga serbët për t'u bashkuar me Serbinë fqinje dhe për këtë arsye ish-administrata amerikan vendosi sanksione kundër tij dhe aleatëve të tij të ngushtë.

Pas një takimi me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Beograd, Milorad Dodik akuzoi të enjten zyrtarët boshnjakë në Sarajevë se po kërkojnë një konflikt dhe dëshirojnë shfuqizimin e entitetit serb.

“Nuk jemi ne ata që duam luftë dhe konflikt”, këmbënguli ai.

Prokurorët e Bosnjës thanë të enjten se Milorad Dodiku po hetohej për sulm ndaj rendit kushtetues të vendit. Udhëheqësi i entitetit serb të Bosnjës, i cili mbështetet nga Rusia, Hungaria dhe Serbia, shkroi në rrjetin X se ka marrë një ftesë për të dhënë deklaratë të premten në prokurori, por nuk do t’i përgjigjet asaj./ VOA

milorad dodik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet