LIVE UPDATES
Bota

Komplotuan të rrëzonin qeverinë gjermane dhe të rrëmbenin ministrin e Shëndetësisë, dënohen me burg 5 ekstremistë të djathtë në Gjermani

Të gjithë anëtarët e grupit "Patriotët e Bashkuar" u shpallën fajtorë për “tradhti të lartë”

6 Mars 2025, 20:31 Nga A.Ll

Komplotuan të rrëzonin qeverinë gjermane dhe të

Gjermani - Pesë ekstremistë të djathtë në Gjermani u dënuan me burgim deri në 8 vjet pasi u shpallën fajtorë sot, pas një gjyqi që zgjati gati dy vjet, për komplot për të rrëzuar qeverinë gjermane, si dhe për rrëmbimin e planifikuar të një ministri të shëndetësisë.

Katër të pandehurit kryesorë, tre burra të moshës 46-58 vjeç dhe një grua 77-vjeçare, një ish-mësuese, u dënuan me dënime nga 5 vjet e 9 muaj deri në tetë vjet, njoftoi gjykata e qytetit të Koblenz-it. Të gjithë u shpallën fajtorë për “tradhti të lartë”, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre u dënua me 2 vjet e 10 muaj burg.

Grupi "Patriotët e Bashkuar" planifikoi që nga janari 2022 "të krijojë me dhunë kushte për luftë civile në Gjermani", sipas aktakuzës së zyrës së prokurorisë federale përgjegjëse për rastet e terrorizmit. Këta "Qytetarë të Rajhut", ndjekës të ideologjisë së Reichsberger, mohuan vlerat demokratike dhe nuk e konsideruan legjitime qeverinë federale. Ata ëndërronin të ktheheshin në Rajhun e Dytë të 1871.

Ata synonin gjithashtu të rrëmbenin Karl Lauterbach, Ministrin e Shëndetësisë në qeverinë e Olaf Scholz , i cili ishte veçanërisht i papëlqyer nga organizatat e ekstremit të djathtë për shkak të masave shumë të rrepta që ai kishte marrë për t'u marrë me pandeminë Covid-19. Plani i tyre do të kishte tre faza, duke filluar me një sabotim të objekteve të prodhimit të energjisë me synimin për të shkaktuar një ndërprerje të përgjithshme. Rrëmbimi i ministrit dhe vrasja e truprojave të tij do të pasonte nëse do të ishte e nevojshme.

Këto veprime do të krijonin kushtet për "luftë civile" dhe daljen e një lideri të ri, rreth të cilit anëtarët e grupit do të merrnin poste të rëndësishme.

Pas shpalljes së vendimit, Lauterbach falënderoi policinë dhe drejtësinë për “ndëshkimin” e autorëve të komplotit. "Shteti ka dëshmuar se mund të mbrohet nga komplotistët e dhunshëm," tha ai.

Disa muaj pas arrestimit të anëtarëve të grupit, në prill 2022, autoritetet gjermane shpërbënë një rrjet tjetër të armatosur që ishte krijuar rreth një aristokrati gjerman dhe ish-personel ushtarak. Ky rrjet, i cili kishte përvetësuar edhe ideologjinë e Reichsberger-it, donte të rrëzonte institucionet dhe të sulmonte Bundestagun.

gjermani ekstremi i djathte

Sondazh

Poll
Bota 6 Mars 2025, 19:15 N.F

Ndikimi i tarifave tek bizneset amerikane

Foto ilustruese SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump vendosi tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Ki...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet