LIVE UPDATES
Bota

Raportuesi i Parlamentit Evropian i jep mbështetje anëtarësimit të Malit të Zi

Duke reflektuar për vizitën e tij në Mal të Zi, ai konfirmoi në Parlamentin Evropian se të gjithë aktorët politikë kanë shprehur dëshirën e tyre që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, "por ata kanë kuptime të ndryshme se si të arrihet kjo".

6 Mars 2025, 22:56 Nga r.ll

Raportuesi i Parlamentit Evropian i jep mbështetje anëtarësimit

MAL I ZI- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Sharec, deklaroi të enjten se mbështetja për anëtarësimin e Malit të Zi në BE është e lartë, por kjo nuk do të thotë, siç tha ai, se nuk ka probleme.

Duke paraqitur një projekt-raport në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, zoti Sharec ndër të tjera përmendi si problem bllokimet e punës së parlamentit dhe mosfunksionimin e disa komunave locale në Malin e Zi.

Ai iu referua synimit të Podgoricës që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në fund të kësaj dekade, por paralajmëroi se Mali i Zi ka ende shumë punë për të bërë.

Në këtë drejtim, ai përmendi dështimin për të hapur kapitullin 31 në negociatat e anëtarësimit. Ky është një kapitull që lidhet me politikën e jashtme, hapja e së cilës u pengua nga Kroacia.

"Duhet të theksoj se asnjë shtet anëtar nuk do të donte ta shihte këtë proces të anëtarësimit si një mënyrë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbyllur të gjithë kapitujt", tha Marjan Sharec.

Duke reflektuar për vizitën e tij në Mal të Zi, ai konfirmoi në Parlamentin Evropian se të gjithë aktorët politikë kanë shprehur dëshirën e tyre që Mali i Zi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, "por ata kanë kuptime të ndryshme se si të arrihet kjo".

Parlamenti Evropian njeh angazhimin e fortë të Malit të Zi për pranimin në BE dhe konfirmon mbështetjen e tij të plotë për anëtarësimin e ardhshëm të vendit në BE. Projekt-raporti mirëpret përparimin pozitiv të Malit të Zi në zbatimin e reformave dhe masave të lidhura me BE-në, mbështet kornizën kohore ambicioze dhe përpjekjet kolektive të aktorëve politikë, shoqërisë civile dhe qytetarëve, por gjithashtu lavdëron Malin e Zi për përmbushjen e standardeve të përkohshme për kapitujt 23 dhe 24 dhe për marrjen e një IBAR pozitiv.

Ky dokument u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë në vend që të mbeten të fokusuar në integrimin në BE dhe reformat e nevojshme, duke theksuar nevojën për stabilitet politik, përkushtim dhe angazhim konstruktiv që kapërcen linjat partiake për të ecur drejt mbylljes së kapitujve shtesë. Gjithashtu nënvizohet se reformat e miratuara duhet të zbatohen në mënyrë efektive për të siguruar progres real.

Projekt-raporti i Parlamentit Evropian mirëpret përafrimin e vazhdueshëm dhe të plotë të Malit të Zi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë. Vendi inkurajohet të forcojë zbatimin e masave kufizuese dhe të shmangë anashkalimin e tyre.

Dokumenti vë theks të veçantë në "ndërhyrjen e huaj me qëllim të keq" dhe përpjekjet destabilizuese, kërcënimet hibride dhe fushatat e dezinformimit nga aktorët e vendeve të treta.

Në seksionin mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës, drafti vëren me shqetësim bojkotet dhe bllokadat politike, si dhe ringjalljen e tensioneve dhe polarizimin etnik.

Me këtë raport, Parlamenti Evropian do t'i bëjë thirrje Malit të Zi që të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me vendet që paraqesin rrezik për sigurinë.

Në projekt-raportin e tij, Parlamenti Evropian mirëpret ligjet e reja të Malit të Zi për median dhe strategjinë e politikës së tij mediatike, këmbëngul në një politikë të tolerancës zero në lidhje me presionin ose ngacmimin e gazetarëve, përfshirë figurat publike, dhe thekson nevojën për monitorim efektiv të rasteve të mëparshme të sulmeve ndaj gazetarëve./VOA

parlamenti evropian integrimi i malit te zi ne be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet