Përshkallëzimi i situatës në Veri, politika në Kosovë: Të kordinohemi me ndërkombëtarët, ambasadat të dënojnë veprimet e Vuçiç
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan 29 Maj, 22:21 Te...
THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën! 29 Maj, 22:03 29 Maj, 21:...
Putin tërhiqet nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve 29 Maj, 15:59 Putini nënshkruan ligjin që...
Berisha: Përshëndes rezolutën e Parlamentit Europian, u përfshinë shqetësimet e PD për zgjedhjet 29 Maj, 12:...
Në nëntor të vitit të kaluar, postet e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës mbetën bosh kur përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqjen nga vendet e tyre të punës.
KOSOVË- Rinisin tensionet në veri të Kosovës. Kryetarët e rinj të komunave Zubin Patok, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut kanë marrë zyrtarisht detyrat. Izmir Zeqiri, Ilir Peci, Lulzim Hetemi dhe Erden Atiç të gjithë të partive shqiptare, për brenda pak ditësh pritet të nisin punën në zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.
Shtetësia shqiptare e kryetarëve të rinj të komunave ku shumica e banorëve janë serbë është bërë shkak që sot në këto komuna të nisin sërish tensionet, ku janë ngritur sirena alarmi, të shtëna me armë zjarri dhe protesta masive. Agravimi i situatës ka rritur prezencën e policisë dhe ka pasur përplasje mes qytetarëve. Këta të fundit u kanë vënë flakën disa makinave në shenjë revolte.
Por çfarë e shkakton këtë revoltë?
Në nëntor të vitit të kaluar, postet e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës mbetën bosh kur përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqjen nga vendet e tyre të punës. Shkak është bërë mospajtimi ndaj vendimit të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, që u shoqëruan me incidente të njëpasnjëshme.
Më datë 23 prill të këtij viti, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të rinj në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Zgjedhjet janë bojkotuar nga popullata lokale serbe dhe përfaqësuesit e listës serbe. Në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor dhe rreth 45 mijë votuesve të regjistruar. Nga dhjetë kandidatë për postet e kryetarëve, vetëm një ishte nga komuniteti serb, pasi Lista Serbe dhe partitë tjera më të vogla bojkotuan zgjedhjet me kërkesën e Beogradit. Zgjedhjet në zonë u zhvilluan pa asnjë incident me mbikqyrjen e misionit të NATO-S ne Kosovë, KFOR.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cilësoi zgjedhjet e parakohshme në veri si zgjedhje pushtuese, ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, duke postuar disa fotografi të policëve të Kosovës pranë kontejnerëve të votimit ironizoi se këto janë imazhet që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vendet e ‘Quintit’”.
Po ashtu autoritetet në Serbi kanë kritikuar ashpër vendet kryesore perëndimore për mbështetjen e zgjedhjeve, duke theksuar se qëllimi i tyre është moszbatimi i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me të cilin ata kushtezojnë pjsëmarrjen në institucionet e Kosovës.
Lista Serbe po ashtu më 19 maj ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media në Mitrovicën e Veriut, ku nënkryetari i partisë Igor Simiç, tha se qytetarët serbë janë të përkushtuar për paqe, por më 1 qershor do të pasojë një përgjigje vendimtare nga populli serb, nëse mohohen të drejtat elementare të tyre.
Diplomatët perëndimorë nuk e kanë kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në veriun e Kosovës edhe pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, subjektit kryesor politik serb, ndërsa u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë në kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Papa Francesku ITALI- Papa Françesku nuk do të takohet me publikun ditën e sotme për shkak se është ftohur. Lajmin për...
protesta në veri KOSOVË- Forcat e Policisë së Kosovës kanë rrethuar ndërtesën e komunës në Leposaviq...
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu (majtas) dhe ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin Rusia ka vendosur të shtyjë përpara plani...
Banesa KOSOVË- Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është duke qëndruar në stacionin policor të kësaj komune, p&e...
Latif Hoxha Gjashtë shtetas të huaj, sirianë dhe algjerianë janë arrestuar në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi kan&eum...
pamje nga spitali UKRAINË- Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga një sulm me raketë në...
Elbert Krasniqi KOSOVË- Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi pas situatës së tensionuar në tri komunat ver...
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi HAGË- Michael Doyle, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, informoi në një seancë ...
pamje nga protesta KOSOVË- Pasi situata në veri është agravuar, një reagim ka ardhur nga shefi i kabinetit të Presi...
Ilir Peci KOSOVË- Pas protestave masive nga serbët, gazi lotësjellës dhe të shtënat e armëve, kryetari i ri i Komunë...