LIVE UPDATES
Bota

Rusia vendos të dërgojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi planin, por tha se Uashingtoni nuk kishte ndërmend të ndryshonte pozicionin e tij për armët bërthamore strategjike ose nuk kishte parë ndonjë shenjë se Rusia po përgatitej të përdorte një armë bërthamore.

26 Maj 2023, 15:18 Nga k.m.
Rusia vendos të dërgojë armë bërthamore taktike në
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu (majtas) dhe ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin

Rusia ka vendosur të shtyjë përpara planin e saj për të zhvendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, konfirmoi lideri bjellorus, i cili deklaroi se kokat e raketave bërthamore ishin tashmë rrugës. Kjo shënon vendosjen e parë të Kremlinit të bombave të tilla bërthamore përtej kufijve të Rusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi planin, por tha se Uashingtoni nuk kishte ndërmend të ndryshonte pozicionin e tij për armët bërthamore strategjike ose nuk kishte parë ndonjë shenjë se Rusia po përgatitej të përdorte një armë bërthamore.

Por, presidenti rus Vladimir Putin thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po zgjerojnë luftën kundër Rusisë që kur Kremlini dërgoi trupat e tij në Ukrainë 15 muaj më parë. Plani për zhvendosjen bërthamore u njoftua nga Putini në një intervistë me televizionin shtetëror më 25 mars.

"Perëndimi kolektivisht, në thelb, po bën një luftë të padeklaruar kundër vendeve tona,"- tha ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, në një takim me homologun e tij bjellorus në Minsk. Perëndimi, tha Shoigu, po bën gjithçka që mundet "për të zgjatur dhe përshkallëzuar konfliktin e armatosur në Ukrainë". Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenka tha se armët taktike bërthamore ishin tashmë në lëvizje në përputhje me një urdhër të nënshkruar nga Putini, megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim për këtë nga vetë Kremlini.

"Lëvizja e armëve bërthamore ka filluar tashmë", u tha Lukashenka gazetarëve në Moskë, ku po merrte pjesë në bisedime me liderë të tjerë të ish-shteteve sovjetike. I pyetur nëse armët ishin tashmë në Bjellorusi, ai tha: Ndoshta. Kur të kthehem do të kontrolloj.

Shoigu konfirmoi se dokumentet që ai nënshkroi në Minsk kishin të bënin me procedurat për ruajtjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller i karakterizoi këto plane si "një shembull tjetër i sjelljes së papërgjegjshme të shfaqur nga Rusia që nga pushtimi i plotë i Ukrainës mbi një vit më parë".

Miller përsëriti paralajmërimin nga Shtetet e Bashkuara se përdorimi i armëve kimike, biologjike ose bërthamore gjatë konfliktit do të rezultonte në "pasoja të rënda", pa specifikuar natyrën e këtyre pasojave.

“Unë do të doja të theksoja se ne nuk kemi vërejtur ndonjë bazë që të na shtyjë të ndryshojmë qëndrimin tonë strategjik bërthamor ose ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore”, u tha Miller gazetarëve.

Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia, që zotëron arsenalin më të madh të armëve bërthamore në nivel global, do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur veten. Ai e ka portretizuar luftën në Ukrainë si një luftë për mbijetesën e Rusisë kundër një blloku agresiv perëndimor.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre pohojnë se objektivi i tyre është që Ukraina të zmbrapsë forcat ruse në fushëbetejë, duke hedhur poshtë çdo pretendim se dëshiron të shpërbëjë Rusinë. Ata kundërshtojnë gjithashtu nocionin se konflikti në Ukrainë është i lidhur në çfarëdo mënyre me zgjerimin e NATO-s pas epokës sovjetike. Bjellorusia ndan kufijtë me tre vende anëtare të NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Rusia do të mbajë kontrollin e armëve.

Armët bërthamore taktike përdoren për përfitime taktike në fushëbetejë dhe zakonisht janë më të vogla në rendiment sesa armët bërthamore strategjike të dizajnuara për të shkatërruar qytete. Rusia ka një epërsi të madhe numerike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleancës ushtarake të NATO-s kur bëhet fjalë për armët taktike bërthamore: Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia ka rreth 2.000 koka të tilla taktike funksionale. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 200 armë bërthamore taktike, gjysma e të cilave janë në baza në Evropë. Shoigu tha se raketat Iskander-M, të cilat mund të mbajnë koka bërthamore, u ishin dorëzuar forcave të armatosura të Bjellorusisë dhe disa avionë Su-25 ishin konvertuar për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore.

"Ushtarët bjellorusë kanë marrë trajnimin e nevojshëm", citohet të ketë thënë Shoigu.

Sipas Shteteve të Bashkuara, kërcënimi global nga armët bërthamore është aktualisht në nivelin më serioz që nga kriza e raketave në Kubë në 1962, për shkak të deklaratave të bëra nga Putin gjatë konfliktit në Ukrainë.

Megjithatë, Moska këmbëngul se qëndrimi i saj është keqinterpretuar./REL

Sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, i cili u nënshkrua nga Bashkimi Sovjetik, transferimi i armëve bërthamore ose teknologjisë në një fuqi jobërthamore është i ndaluar.

Megjithatë, traktati e lejon vendosjen e këtyre armëve përtej kufijve të fuqisë bërthamore, për sa kohë që ato mbeten nën kontrollin e saj.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni