LIVE UPDATES
Bota

"Serbia një vend i sakrifikuar për hir të mbijetesës së Vuçiç", DW: Diskutime për rrënojat e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd

Asgjë nuk është kontraktuar, e nëse ndodh, qytetarët do të njoftohen.

29 Mars 2024, 08:50 Nga M.B
"Serbia një vend i sakrifikuar për hir të mbijetesës
Ish-Ministria e Mbrojtjes në Beograd ndërtesa pas bombardimeve 29/30 prill 1999

SERBIA- Prishja e monumenteve të kulturës për të ndërtuar një hotel duhet të parandalohet, thonë opozitarët. Tema e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd është shumë e diskutueshme. Asgjë nuk është kontraktuar, e nëse ndodh, qytetarët do të njoftohen. Në rast se kjo ndodh, në ambientet e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm do të ketë një qendër përkujtimore, për të cilën do të pyetet Qeveria e Serbisë. Por Beogradi nuk mund t'ia lejojë vetes të ketë "rrënoja" në qendër të qytetit edhe për një çerek shekulli tjetër.

Ky është thelbi i daljeve në media të ministrit të Ndërtimit, Goran Vesiq, pasi me ndihmën e Insajderit u bë e ditur se Vesiq ishte autorizuar të nënshkruante memorandum për "rivitalizimin” e Shtabit të Përgjithshëm me kompanitë e Jared Kushner. Se “rivitalizimi” në fakt do të thotë shembje e kompleksit monumental të arkitektit Nikolla Dobroviq, u zbulua nga modelet kompjuterike që vetë Kushner i publikoi në rrjetet sociale. Sipas tyre, aty do të shfaqeshin ndërtesa gjigante, për të cilat thuhej se ishin hotele dhe apartamente.

Kështu publiku serb e kaloi 25-vjetorin e bombardimeve nga NATO-s duke diskutuar për një nga simbolet e bombardimeve të vendit në vitin 1999. Aty do të mund të ndërtojë ndoshta dhëndri i ish-presidentit amerikan dhe ndoshta të ardhshëm të SHBA-së, Donald Trump. Kështu, qeveria e Aleksandar Vuçiçit, e cila zakonisht në çdo rast flet për "krimet” e NATO-s, guxoi të prekte një nga simbolet e bombardimeve. Godinës së Shtabit të Përgjithshëm iu dha një rëndësi thuajse mitike në publik, ndaj prishja e saj vështirë se do të mund të kalonte në heshtje. Lëvizja "Lëviz-ndrysho" po mbledh firma për një peticion për të rindërtuar ndërtesat në vend të prishjes së tyre dhe për t'i bërë parcelat jo tërheqëse për investitorët e huaj, e kjo duhet të parandalohet "me hatr apo me zor".

Quta paralamëron protesta

"Serbia nuk është bufe suedez, ndërsa Vuçiq nuk është kamarier. Kjo nuk është pronë e tij private”, thotë Aleksandar Jovanoviq Quta, njeriu i parë i kryengritjes ekologjike, i cili i prezantoi publikut vendimin e diskutueshëm të Qeverisë që autorizon Vesiqin të bëjë marrëveshje me Kushnerin.

"E njëjta gjë po ndodh edhe me pasuritë tona natyrore, me lumenjtë, pyjet, xehet." Aleksandar Vuçiq po jep gjithçka me vlerë dhe nuk i informon njerëzit, se cilat janë kontratat dhe cilat janë përfitimet për qytetarët e Serbisë”, tha Jovanoviç për DW.

Ai thotë se do të bëjë atë që di më së miri - thirrje për protesta. E para është caktuar për 6 prill, gjithashtu një datë plot histori, sepse në atë ditë të vitit 1941, aeroplanët e Wehrmachtit shkatërruan Beogradin. Protesta sërish në mënyrë simbolike do të nisë nga ora 5 deri në 12 pasdite. Ai thotë po ashtu se në fund qytetarët do të mbrojnë Shtabin e Përgjithshëm pasi kanë penguar më parë Rio Tinto ose kanë luftuar kundër hidrocentraleve të vogla në Stara Planina. "Nëse dikush do të përpiqej të bënte diçka të tillë në Gjermani, do të duhej të shkonte fillimisht në psikiatri e më pas edhe në burg. Këtu kemi të bëjmë me një grup kriminal që nëpërkëmb jetën, sepse i intereson fitimi dhe asgjë tjetër”, shton Jovanoviq.

Sipas New York Times, loja është dhënia e parcelave të tokës me qira "falas" për 99 vjet sipërmarrjes së Kushnerit në Beograd - pikërisht në parcelat për të cilat vjehrri i tij Donald Trump ishte i interesuar përpara se të hynte për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë - thuhet se do të bënte gjysmë miliardë dollarë investime dhe 22 për qind e fitimit do t'i shkonte shtetit të Serbisë.

Bobiç: Shteti duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme

Arkitekti i famshëm Gjorgje Bobiç, i cili dy dekada më parë ishte edhe kryearkitekti i qytetit të Beogradit, i pyetur se çfarë i kundërshton një "rivitalizimi" të tillë të zonës së Shtabit të Përgjithshëm, nuk di nga të fillojë. Ai thotë se është i lidhur edhe emocionalisht me këtë pjesë, sepse mësuesi i tij ka qenë krijuesi i kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm Dobroviç, dhe se ndërtesa është kryevepër e arkitekturës jugosllave dhe serbe, e njohur në mbarë botën si kulmi i modernizmit.

"Prandaj u mor vendimi për njohjen e statusit të monumentit të kulturës të rangut më të lartë. Kjo mjafton që shteti të marrë përsipër detyrimin për të investuar para dhe për ta rikthyer objektin në gjendjen në të cilën ishte para aktit kriminal të NATO-s”, thotë Bobiç për DW. Është arrogante, thotë ai, që thjesht po rrënohet, po ndërtohet një lloj hoteli dhe se "fuqisë së huaj” që bombardoi Beogradin në vitin 1999 po i "dhurohet vendi më i çmuar” në qytet "për interesa politike apo personale”.

"Vetë ideja është pafundësisht fyese. Njerëzit e këtij qyteti dhe shteti do të duhej të bënin një lloj kryengritjeje për ta parandaluar atë, "me hir a pa hir". "Qytetarët duhet të ndëshkojnë ashpër njerëzit nga maja e shtetit që bëjnë këtë gjest shkatërrues”, shton arkitekti.

Grenell i emocionuar

Përgjigja e qeverisë për gjithçka është se Beogradi dhe Serbia duhet të zhvillohen. Argumentimi është i ngjashëm me ndërtimin e projektit Beogradi mbi ujë (një projekt ndërtimi godinash në afërsi të lumit Sava) - doni ju që atje të mbetet një gërmadhë? Nëse dini më mirë, pse atëherë nuk është bërë asgjë për 25 vjet? Arkitektja dhe urbanistja Iva Çukiç kujton se që nga viti 1999 kanë nisur debatet për të ardhmen e Godinës së Shtabit të Përgjithshëm dhe ka pasur ide të ndryshme. Ajo e vlerëson çështjen si "shqetësuese”, jo vetëm për rëndësinë e kompleksit si monument kulture me vlera të jashtëzakonshme arkitekturore, "por mbi të gjitha për kujtesën kolektive të kësaj shoqërie”.

Ndërsa Beogradi zyrtar thotë se ende nuk është nënshkruar asgjë, Richard Grenell, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Trump, i cili gjithashtu është i përfshirë në këtë projekt, ka folur në një intervistë për gazetën Politika, se ky projekt paraqitet si "Urë Miqësie”. "Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë me serbët për ta kthyer këtë vend në një projekt shumë-qëllimësh të klasit botëror, qendra e të cilit do të ishte Memoriali, si një vend për të kujtuar historinë e tij," tha Grenell.

"Jam i emocionuar të shoh idetë që do të prezantohen nga ekspertët serbë, në mënyrë që arkitekti origjinal, ndërtesat, emocionet dhe patriotizmi të nderohen në këtë lokacion”, shtoi ai.

Llogaritje politike?

Në disa komente të shtypit vendas dhe të huaj - për shembull, Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe New York Times - shkruhej se Vuçiç me këtë projekt shpreh edhe bindjen për fitoren e Donald Trumpit. Behoset se me një biznes fitimprurës për familjen e tij, Vuçiçi do t'i hapë vetes derën e Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa vetë Vuçiqi thotë se këto janë vetëm trillime qesharake të opozitës.

"Vendi i kujt është ky? Ne u dhamë rusëve gaz dhe naftë, Vuçiç u dha bakër dhe ar kinezëve, Rio Tinto planifikon të nxjerrë litium ku njerëzit bëjnë bujqësi dhe na ushqejnë. Vuçiq është sundimtari i parë i Serbisë, i cili mendoi të dëbojë një fshatar serb nga vendi i tij dhe atë tokë t'ia japë dikujt tjetër në shfrytëzim”, thotë Aleksandar Jovanoviç Quta.

“Serbia është një vend i sakrifikuar për hir të mbijetesës së Vuçiçit dhe ekipit të tij. Rezultati është zhdukja. Të gjitha rezultatet, si dhe prodhimi i brendshëm bruto me të cilën mburret Vuçiç, janë të parëndësishme. Parametri i vetëm është se sa njerëz janë larguar nga Serbia në 12 vitet e fundit, e kjo shifër është 700.000 njerëz kanë ikur nga vendi”, shton ai.

Tema e godinës së Shtabit të Përgjithshëm paraqitet në një moment të pavolitshëm për qeverinë. Jo vetëm para përvjetorit të bombardimeve, por edhe disa muaj para zgjedhjeve që duhet të përsëriten në Beograd, ndërkohë që lufta për kushte më të mira zgjedhore vazhdon dhe qeveria akuzohet për vjedhje votash./ DW

serbia

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari