Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen.
GJERMANIA- Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej çokollate. Këto janë shenjat e festës së Pashkës, festë që ka rrenjë të thella në kulturën perëndimore. Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen. Edhe natyra fillon e zgjohet, sepse po afrohet pranvera – një periudhë ideale për të festuar festën e ringjalljes së Jezu Krishtit.
Festa e Pashkës nuk festohet në një date fikse, por ndryshon nga viti në vit. E diela e Pashkës përkon gjithmonë me hënën e plotë të pranverës, që në shumicën e rasteve është në fund të marsit ose në fillim të prillit. Për të krishterët ditët nga e Premtja e Zezë, pra e premtja para Pashkës, deri tek e hëna e Pashkës janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit.
Zakonet e kanë humbur brendësinë e tyre fetare
Edhe pse shumë prej zakoneve të Pashkës kanë rrënjë në besimin e krishterë, për shumë gjermanë këto zakone e kanë humbur rëndësinë e tyre fetare. Kështu pak vetë argjërojnë apo përkujtojnë ditën e së Premtes së Zezë ekzekutimin e dënimit me vdekje si dhe kryqëzimin e Jezusit, apo ringjalljen e Jezusit nga vdekja të dielën e Pashkës. Besimtarët që ndjekin meshat për Pashkët në kishë e përshëndesin njëri-tjetrit ditën e së Dielës së Pashkës me fjalët: "Krishti u ngjall”, "Vërtet u ngjall”.
Vezë dhe lepuj prej çokollate
Kudo sheh shportat me vezë dhe figura lepujsh prej çokollate dhe pemë të zbukuruara me vezë dekorative shumëngjyrëshe. Për Pashkë në Gjermani shpesh shikon fëmijë që kërkojnë vezë apo ëmbëlsira në oborrin apo kopshtin e shtëpisë. Fëmijët janë të bindur se vezët, ëmbëlsirat apo dhuratat e tjera i ka fshehur gjatë natës lepurushi i Pashkëve.
Fshehja dhe kërkimi i ëmbëlsirave dhe i dhuratave të vogla është një traditë e bukur, të cilën gjermanët vazhdojnë ta ruajnë për pashkë. Në zona të ndryshme ka edhe tradita lokale. P.sh. në Horhausen në landin Rheinland-Pfalzzhvillohet një garë ku çdo lojtar zgjedh një vezë të zier fort e të ngjyrosur dhe i hedhin ato. Ai që e hedh vezën më larg, fiton./ DW
Vladimir Putin ÇEKIA- Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kryeministri çek, Petr Fiala, se portali i lajmeve "Z&eu...
foto ilustruese GREQI- Dy tërmete me magnitudë 5.6 dhe 5.7 janë regjistruar paraditen e sotme në Greqi. Lëkundjet janë ndjer...
foto ilustruese PARIS- Ministri i Francës Gerald Darmannin u ka kërkuar rajoneve që të vendosin forca policore përpara të gji...
Zjarr në një ndërtesë të energjisë pas një sulmi rus në Harkiv të Ukrainës më 22 mars 2024. UKRAINA-...
GJDNJ HAGË- Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi të enjten Izraelin të marrë masa për të përmi...
Ndërtesa e djegur e sallës së koncerteve Crocus në afërsi të Moskës më 26 mars, katër ditë pas sulmit me t&e...
fotot ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të enjten se do të shtyjnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së t&eu...
Luiz Inacio Lula da Silva BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha të enjten se marrëveshja tregtare të cilën Mercosu...
fotot ilustruese SPANJË- Rojet bregdetare spanjolle i kanë shpëtuar 124 emigrantë, përfshirë fëmijë të vegj&eu...
Charles Q. Brown SHBA- Gjenerali i lartë i Shteteve të Bashkuara tha të enjten se Izraeli nuk kishte marrë çdo armë që...