LIVE UPDATES
Bota

Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndodhet në Xhedah të Arabisë Saudite, për bisedime me një delegacion ukrainas. Synimi, sikurse thuhet në një deklaratë zyrtare është “avancimi i objektivit të Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë".

10 Mars 2025, 18:29 Nga E. D
Sekretari i Shtetit Rubio optimist mbi bisedimet me Ukrainën në
Marco Rubio

ARABIA SAUDITE- Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur me takimin e planifikuar mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite. Por Rubio shtoi se megjithatë, shumë detaje të marrëveshjes për mineralet e ralla mes Uashingtonit dhe Kievit, nuk ishin përpunuar ende.

Komentet zoti Rubio i bëri gjatë rrugës për në qytetin saudit Xhedah, ku ai dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, do të takohen të martën me një delegacion të nivelit të lartë ukrainas. Rubio tha se Uashingtoni po kërkon të krijojë një ide të përgjithshme se çfarë lëshimesh ishte gati të bënte Kievi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias na sjell të tjera detaje rreth bisedimeve.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ndodhet në Xhedah të Arabisë Saudite, për bisedime me një delegacion ukrainas. Synimi, sikurse thuhet në një deklaratë zyrtare është “avancimi i objektivit të Presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë".

Vizita vjen disa ditë pasi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i dërgoi Presidentit Trump një letër me tone pajtuese, pas takimit të nxehtë mes dy udhëheqësve në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt. Të premten e kaluar Presidenti Trump bëri komente rreth statusit të negociatave për paqe.

"Ne po përparojmë me Rusinë, por aktualisht ata po bombardojnë rëndë Ukrainën. Dhe me thënë të drejtën, me Ukrainën, po has në vështirësi të merrem vesh, në një kohë kur ata nuk kanë asnjë kartë në dorë”, tha zoti Trump.

Si një formë presioni për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve, Presidenti Trump ka ndërprerë ndihmën ushtarake si dhe shkëmbimin e informacioneve të zbulimit me Kievin, ndërsa ka kërcënuar Rusinë me sanksione e tarifa. Analistët thonë se arritja e një marrëveshjeje është e rëndësishme për Presidentin Trump nga pikëpamja politike.

Në thelb ai (Donald Trump) ka vënë bast presidencën e tij për arritjen e një lloj marrëveshjeje. Dhe nuk e di çfarë do të ndodhë pasi ka kaq shumë ‘lojtarë’ (aktorë) me pozicione të ndryshme në këto negociata, qoftë Rusia, Ukraina, apo Bashkimi Everopian”, thotë William Pomeranz, i institutit amerikan ‘Kennan’, një institut kërkimor që kryen studime mbi Rusinë, ish-republikat sovjetike si dhe marrëdhëniet e tyre me pjesën tjetër të botës.

Përpara bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Xhedah që pritet të zgjasin deri më 12 mars, mbështetës të Kievit u mblodhën të shtunën në Uashington ndërsa zyrtarët ukrainas denoncuan një seri sulmesh ruse gjatë fundjavës kundër objektivave ukrainas në Donetsk, krahas rajonesh të tjera./VOA

marco rubio

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën