LIVE UPDATES
Bota

“Nënshkrimi automatik” i Joe Biden në shumicën e dokumenteve zyrtare ngre dyshime se kush e kontrollonte Shtëpinë e Bardhë

Projekti i Mbikëqyrjes postoi tre shembuj që tregojnë nënshkrimin e Biden, duke përfshirë dy urdhra ekzekutivë dhe njoftimin e presidentit se ai do largohej nga gara presidenciale e 2024-ës.

10 Mars 2025, 17:07 Nga E. D
“Nënshkrimi automatik” i Joe Biden në shumicën e
Joe Biden

SHBA- Shumica e dokumenteve zyrtare të nënshkruara nga presidenti Joe Biden dyshohet se përdorën të njëjtin nënshkrim automatik, duke ngritur shqetësimet mbi mprehtësinë mendore të ish-presidentit dhe nëse ai urdhëroi në fakt nënshkrimin e dokumenteve përkatëse ligjore. 

“KUSH KONTROLLON NËNSHKRIMIN AUTOMATIK, KONTROLLON PRESIDENCËN”, postoi në X të enjten Projekti Mbikëqyrës, i cili është një nismë brenda fondacionit konservator Heritage që heton qeverinë, për të forcuar transparencën.

“Ne mblodhëm çdo dokument që mund të gjenim me nënshkrimin e Biden gjatë presidencës së tij. Të gjithë përdorën të njëjtin nënshkrim automatik, përveç njoftimit se ish-Presidenti do tërhiqej nga gara presidenciale vitin e kaluar. Këtu është nënshkrimi automatik,” pretendoi grupi në X, shoqëruar me shembuj përmes fotosh.

Nënshkrimet Autopen janë ato që prodhohen automatikisht nga një makineri, në krahasim me një nënshkrim autentik, të shkruar me dorë. Projekti i Mbikëqyrjes postoi tre shembuj që tregojnë nënshkrimin e Biden, duke përfshirë dy urdhra ekzekutivë dhe njoftimin e presidentit se ai do largohej nga gara presidenciale e 2024-ës.

Nënshkrimi në dy urdhrat ekzekutivë, njëri prej të cilëve u nënshkrua në 2022 dhe tjetri në 2024, tregonte të njëjtin nënshkrim që përfshinte atë që dukej të ishte një vijë, e ndjekur nga “R. Biden Jr.” Nënshkrimi i Biden në dokumentin që shpalli largimin e tij nga gara e 2024-ës ndryshonte nga dy të tjerët të postuar nga Projekti i Mbikëqyrjes, duke treguar një nënshkrim që nuk ishte aq i qartë sa ai në urdhrat ekzekutivë.

Fox News, në mënyrë të rastësishme, ekzaminoi më shumë se 20 urdhra ekzekutivë të epokës Biden të dokumentuara në zyrën e Regjistrit Federal midis 2021 dhe 2024 dhe zbuloi se secili kishte të njëjtin nënshkrim. Fox News Digital kontaktoi zyrën e Biden për komente mbi gjetjet e Projektit Mbikëqyrës mbi hetimin autopen, por nuk mori menjëherë një përgjigje të dielën.

Fox News Digital shqyrtoi gjithashtu nënshkrimet në urdhrat ekzekutivë të Presidentit Donald Trump, të cilat shpesh nënshkruhen në publik ose para mediave, gjatë administratës së tij të parë dhe administratës së dytë dhe zbuloi se nënshkrimet ishin gjithashtu të njëjta.

“Nënshkrimi automatik” i Joe Biden në shumicën e

Viti 2024 nisi me Biden si kandidat kryesor i Partisë Demokratike, ndërsa ai filloi një përpjekje për rizgjedhje në atë që po formohej si një revansh kundër Trump. Sidoqoftë, në shkurt të atij viti, mosha 81-vjeçare dhe mprehtësia mendore e Biden ranë në shfaqjet e tij publike me konservatorët që vunë në dyshim aftësinë mendore të komandantit të përgjithshëm.

Prokurori i posaçëm Robert Hur, i cili po hetonte keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara nga Biden si nënpresident, njoftoi se nuk do rekomandonte akuza penale kundër Biden për zotërim të materialeve të klasifikuara, duke e quajtur Biden-in “një burrë simpatik, me qëllime të mira, të moshuar e me kujtesë të dobët”.

“Nënshkrimi automatik” i Joe Biden në shumicën e

Raporti rinovoi shqyrtimin mbi aftësinë mendore të Bidenit, i cili u bë edhe më i dukshëm në qershor 2024 pas debatit të parë dhe të vetëm presidencial të presidentit kundër Trump. Biden u përball me reagime të kundërta për një sërë gafash dhe gabimesh në ditët para debatit të tij fatkeq kundër Trump, duke përfshirë ish-presidentin Barack Obama që e mori përdore Biden-in duke e larguar nga skena gjatë një mbledhjeje fondesh dhe gjithashtu jashtë vendit, kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni e drejtoi Biden-in kur ai u shfaq në mënyrë të hutuar gjatë samitit të G7

Kur erdhi dita e madhe e debatit, Biden e humbi sërish toruan, duke u përgjigjur me vështirësi dhe dukej se kishte humbur të menduarit dërsa përballej me Trump. Paraqitja katastrofike e debatit çoi në një shpërthim si nga konservatorët ashtu edhe nga aleatët tradicionalë demokratë, duke i bërë thirrje presidentit të largohej nga gara e t’i hapte rrugën brezit të ri. Biden u largua nga gara në korrik, me nënshkrimin në atë dokument zyrtar që tregonte se ishte dukshëm i ndryshëm nga nënshkrimi në urdhrat ekezekutivë të tij.

Prokurori i Përgjithshëm republikan i Misurit, Andrew Bailey, i dërgoi një letër Departamentit të Drejtësisë të mërkurën e javës së kaluar duke kërkuar që të hapej një hetim nëse “rënia njohëse e Biden lejoi stafin e pazgjedhur të çonte përpara politikën radikale pa miratimin e tij”.

“Ka arsye të thella për të dyshuar se stafi i Bidenit dhe aleatët politikë e shfrytëzuan rënien e tij mendore për të nxjerrë urdhra të supozuar presidencialë pa miratimin apo dijeninë e tij,” thuhej në letër.

“Kryetari Johnson, për shembull, raportoi se stafi dhe zyrtarët e zgjedhur përfshirë ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ish-udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer u përpoqën ta pengonin Johnson-in të takohej me Biden-in”, vazhdoi ai.

“Megjithëse presidentët kanë gjithmonë rojtarë, në rastin e Bidenit, muret rreth tij ishin më të larta dhe kontrollet më të mëdha, sipas ligjvënësve demokratë, donatorëve dhe ndihmësve që punuan për Biden dhe administrata të tjera. Stafi kufizoi aftësinë e Biden-it për të folur me të tjerët dhe kufizoi burimet e informacionit që ai përdorte,” thuhej më tej. 

Projekti i Mbikëqyrjes ndau letrën e Bailey-t në temën e tij që hetonte nënshkrimin e Biden në dokumentet zyrtare, përveç një interviste me Kryetarin Johnson, kur ai tregoi se Biden nuk mbante mend nënshkrimin e një urdhri për ngrirjen e eksporteve të reja të gazit natyror të lëngshëm në 2024.

Unë nuk e bëra këtë,” tha presidenti, rrëfeu Johnson gjatë një interviste me Bari Weiss të Free Press në janar.

“Zotëri, ju e ndaluat. Unë i kam terminalet e eksportit në shtetin tim. Kam biseduar me ata njerëz në shtetin tim, kam folur me ata këtë mëngjes, kjo po i bën dëme të mëdha ekonomisë sonë, sigurisë kombëtare,” tha Johnson i tha presidentit në atë kohë.

“Unë dola nga ai takim me frikë dhe urrejtje sepse mendova, “Ne jemi në telashe serioze, kush po e drejton vendin?’”, tha Johnson për takimin e vitit 2024.

“Unë nuk e di se kush ia vuri letrën përpara, por ai nuk e dinte”, shtoi ai.

Projekti i Mbikëqyrjes vijoi në gjetjet e tij se hetuesit duhet të përcaktojnë “kush e kontrollonte Autopenin” gjatë administratës së Biden.

“Që hetuesit të përcaktojnë nëse presidenti i atëhershëm Biden urdhëroi në të vërtetë nënshkrimin e dokumenteve përkatëse ligjore, ose nëse ai kishte edhe aftësi mendore për të, ata duhet së pari të përcaktojnë se kush e kontrollonte Autopenin dhe çfarë kontrollesh kishte," shkroi Projekti Mbikëqyrës në X.

Shqetësimet për mprehtësinë mendore të Biden-it kur ai ishte në detyrë, të kombinuara me gjetjet e Projektit të Mbikëqyrjes, kanë shkaktuar zemërim në mesin e përdoruesve konservatorë të mediave sociale, pasi ata pyesin nëse Biden i ka nënshkruar personalisht urdhrat ekzekutivë./Fox News

“Nënshkrimi automatik” i Joe Biden në shumicën e

joe biden


Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën