LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme, VOA: Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada

Ushtria izraelite publikoi pamjet filmike nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve, duke thënë se ata kishin patur në objektiv anëtarët e grupit terrorist Xhihadi Islamik, që ishin përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve kundër izraelitëve. Zëdhënësi i Presidentit palestinez Mahmoud Abbas e quajti operacionin një masakër dhe shpalli tre ditë zie.

28 Janar 2023, 16:21 Nga DOSJA
Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme, VOA: Dhuna mes izraelitëve
Policia izraelite

IZRAEL- Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve është materializuar me një sulm vdekjeprurës ndaj një sinagoge të premten në Jeruzalemin lindor. Kjo ndodhi një ditë pasi Izraeli ndërmori sulme që shkaktuar numrin më të madh të viktimave në mbi dy dekada. Ndërsa të shtunën autoritetet izraelite njoftuan se një palestinez 13-vjeçar plagosi me armë të paktën dy persona në Jeruzalemin lindor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Departamenti i Shtetit po bën thirrje për ulje të tensioneve, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të dielën në rajon. Të paktën shtatë izraelitë u vranë mbrëmjen e së premtes nga të shtënat në një sinagogë në Jeruzalemin lindor. Policia izraelite tha se sulmuesi priti derisa njerëzit të mbaronin lutjet e Shabatit dhe pastaj filloi të qëllojë me armë. Vetë sulmuesi u vra më pas në vendndodhje.

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi me forcë atë që e quajti një sulm terrorist. Duke folur me gazetarët menjëherë pasi u njoftua ngjarja, zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se sulmi ishte absolutisht i tmerrshëm dhe se angazhimi amerikan ndaj sigurisë së Izraelit vazhdon të jetë i garantuar. Zoti Patel tha se planet e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të vizituar Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të dielën, të hënën dhe të martën nuk kanë ndryshuar. Palestinezët protestuan më herët të premten në Jeruzalem dhe të enjten në vendndodhjen ku ishte zhvilluar operacioni i forcave izraelite në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor. Zyrtarët palestinezë thanë se u vranë të paktën nëntë persona, ndër ta edhe një grua 61 vjeçare.

Ushtria izraelite publikoi pamjet filmike nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve, duke thënë se ata kishin patur në objektiv anëtarët e grupit terrorist Xhihadi Islamik, që ishin përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve kundër izraelitëve. Zëdhënësi i Presidentit palestinez Mahmoud Abbas e quajti operacionin një masakër dhe shpalli tre ditë zie.

“Me agresionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë dhe shkeljen e marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë ato të sigurisë, ne e konsiderojmë nga ky moment joekzistent koordinimin për sigurinë me qeverinë e pushtimit izraelit”, tha zëdhënësi palestinez Rudeineh.

Gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme, Sekretari Blinken do të bisedojë me zyrtarët palestinezë, izraelitë dhe egjiptianë për çështje si mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike. Por përshkallëzimi i dhunës mund të hedhë një hije mbi vizitën e tij. Të premten, Izraeli goditi me raketa Bregun Perëndimor, në përgjigje të goditjeve nga militantët palestinezë. Disa analistë, si Brian Katulis i Institutit për Lindjen e Mesme, kishin patur që më parë shqetësime për përfshirjen e ministrave të së djathtës së largët në qeverinë e re të koalicionit në Izrael, nën drejtimin e Kryeministrit të rikthyer Benjamin Netanyahu. Por dhuna, thotë ai, shton një tjetër përmasë kompleksiteti.

“Kjo (dhunë) krijon ndërlikime të mëtejshme për një situatë që ishte tashmë e komplikuar me qeverinë e re izraelite, me shqetësime për zëra më ekstremistë në qeveri dhe të asaj çfarë ata mund të bëjnë për ta trazuar jo vetëm situatën e palestinezëve, por edhe më gjerë në rajon”, tha ai.

Zoti Katulis thotë se një tjetër çështje kryesore për udhëtimin e Sekretarit Blinken do të jetë Irani, marrëveshja e ngecur bërthamore, si dhe reagimi i Shteteve të Bashkuara ndaj protestave të vazhdueshme për të drejtat e grave dhe kundër brutalitetit të qeverisë iraniane.

Marrë nga VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara