LIVE UPDATES
Bota

Seanca gjyqësore ndaj Trump, Gjykata e Lartë shqyrton vlefshmërinë e një prej akuzave të 6 janarit

Çështja që po shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë pritet të ndikojë edhe tek akuzat e ngritura ndaj qindra personave që morrën pjesë në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021. Akuza është “pengim i një procedure zyrtare”. Ajo buron nga një ligj i miratuar dy dekada më parë, pas skandalit financiar që çoi në falimentimin e gjigandit të energjitikës, kompanisë Enron.

16 Prill 2024, 18:36 Nga N.F
Seanca gjyqësore ndaj Trump, Gjykata e Lartë shqyrton
Donald Trump

TRUMP- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara filloi sot dëgjimin e argumenteve për një prej dy çështjeve që mund të ndikojnë në dy paditë penale ndaj ish-presidentit Donald Trump, i cili është akuzar për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Çështja që po shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë pritet të ndikojë edhe tek akuzat e ngritura ndaj qindra personave që morrën pjesë në sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021. Akuza është “pengim i një procedure zyrtare”. Ajo buron nga një ligj i miratuar dy dekada më parë, pas skandalit financiar që çoi në falimentimin e gjigandit të energjitikës, kompanisë Enron.

Akuza “për pengim të procedurave”, parashikon një dënim me 20 vjet burg. Sipas Departamentit të Drejtësisë, ajo është ngritur ndaj rreth 330 personave. Gjykata e Lartë po shqyrton sot nëse kjo akuzë është e vlefshme kundër atyre që u përpoqën të pengonin procedurat e Kongresit për certifikimin e fitores së presidentit Joe Biden ndaj ish-residentit Trrump.

Javën tjetër Gjykata e Lartë shqyrton ankesën e vetë Trump, i cili pretendon të ketë imunitet absolut si ish president. Kjo ankesë është rrëzuar tashmë nga dy gjykata apeli. Aktpadia që prokurori i posaçëm Jack Smith ka ngritur ndaj ish-Presidentit Trump për përpjekje për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 do të binte, nëse Gjykata e Lartë do të vendoste në favor të Trump.

Rasti që po shqyrton sot Gjykata e Lartë, ka të bëjë me ankesën e Joseph Fischer-it, një ish officer policie nga Pensilvania. Aktpadia ndaj tij përfshin edhe akuzën për “pengim të procedurave zyrtare”. Avokatët e Fischer thonë se akuza nuk përputhet me veprimet e tij më 6 janar të vitit 2021.

Rreth 170 të pandehur nga 6 janari janë dënuar tashmë nën këtë akuzë, përfshirë drejtuesit e dy grupeve të ekstremit të djashtë “The Proud Boys” dhe “Oath Keepers”. Për një numër prej tyre, shpallja e dënimit është shtyrë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Shumica e gjykatave më të ulta, që e kanë trajtuar këtë rast, deri tani e kanë pranuar akuzën. Mes tyre edhe gjykatësi federal, Dabney Friedrich, i emëruar nga ish presidenti Trump, i cili në vendimin e tij shkruante se “aplikimi i ligjeve shpesh zgjerohet përtej rastit që është bërë shkas për miratimin e tyre”.

Por Gjykatësi tjetër federal, po i miratuar nga ish-Presidenti Trump, Carl Nichols, e rrëzoi akuzën ndaj Fischer-it dhe dy të pandehurve të tjerë, duke thënë se prokurorët kanë shkuar tepër larg me këtë akuzë. Një gjykatë apeli, ndonëse e ndarë në vendimin e saj, e riktheu akuzën, para se Gjykata e Lartë të vendoste ta shqyrtonte atë. Mbi 1350 persona janë akuzuar për pjesëmarrjen në sulmin ndaj Kapitolit. Rreth 1 mijë kanë pranuar fajësinë, ose janë dënuar për të.

Marrë nga VOA

donald trump eance gjyqsore gjykata e larte akuza

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit