16 Prill 2024, 18:17
Nga S.B
Pamje nga ngjarja
DUBAI- Shirat e dendur goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, duke përmbytur autostradat kryesore dhe duke detyruar shoferët të braktisin automjetet e tyre në Dubai. E njëjta pamje ishte edhe në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite.
Në Dubai, shirat filluan gjatë natës, ndërsa erërat e forta çuan në anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë dhe shtëpia e linjës ajrore Emirates. Në fakt, operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait u pezulluan për 25 minuta të martën për shkak të një stuhie të fortë.
Gjithsej 21 fluturime dalëse dhe 24 në hyrje u anuluan dhe tre fluturime u devijuan në aeroportet e tjera fqinje, tha një zëdhënës i DXB. Mobilizimi i autoriteteve për përballimin e dukurive të përmbytjeve ka qenë i madh, me cisterna që kanë kryer operacione për shkarkimin e ujit nga rrjeti rrugor, ndërsa janë përmbytur edhe hotele.
Shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe mbetën të mbyllura, ndërsa punonjësit e qeverisë kryesisht punonin nga distanca. Shumë punëtorë qëndruan gjithashtu në shtëpitë e tyre, megjithëse disa u përpoqën të dilnin jashtë duke u bllokuar në rrugët e përmbytura.
Vihet re se reshjet e mëdha të shiut nuk janë një fenomen i zakonshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithatë, ato ndodhin periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit. Në fakt, shumë rrugë, por edhe zona të tëra, nuk kanë rrjet kullimi për shkak të mungesës së reshjeve të shpeshta.
dubai permbytje
Bota
16 Prill 2024, 18:08
E. D
foto nga vendngjarja
IZRAEL- Në rrjetet sociale është shfaqur një video, e cila pretendohet se është filmuar diku në...
Bota
16 Prill 2024, 18:13
r.ll
STRASBURG- Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka mbajtur fjalën e tij deputeti i Republikës së Kos...
Bota
16 Prill 2024, 18:00
E. D
foto ilustruese
LIBAN- Izraeli ka pretenduar se një komandant i Hezbollahut është vrarë në një sulm ajror në Liban. Sipa...
Bota
16 Prill 2024, 17:57
r.ll
dora bankoyannis
STRASBURG- Në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg po diskutohet...
Bota
16 Prill 2024, 17:46
E. D
Nicolas Maduro
VENEZUELA- Një aktivist i njohur venezuelian u arrestua për përfshirjen e tij të dyshuar në një atentat kund&e...
Bota
16 Prill 2024, 17:43
r.ll
asambleja parlamentare e kie
STRASBURG- Ka nisur seanca ku do të shqyrtohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshil...
Bota
16 Prill 2024, 17:35
E. D
foto nga vendngjarja
KROACI- Ashtu siç është paralajmëruar, një ndryshim i madh moti ka arritur në Kroaci dhe Slloveni. Kro...
Bota
16 Prill 2024, 17:35
r.ll
seanca
FRANCË- Ka nisur në Strasburg seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskuto...
Bota
16 Prill 2024, 17:26
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Aborti është një nga çështjet kryesore të fushatës presidenciale këtë vit në Shte...
Bota
16 Prill 2024, 17:13
N.F
Aleksandar Vuçiç dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar me ...