LIVE UPDATES
Bota

(E PLOTË) Seanca e parë e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së / 'Presion, vrasje e ketrajtime', çfarë u deklarua sot nga Prokuroria Speciale në Hagë!

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi se nesër do të vazhdojë gjykimi me dëshmitë e avokatëve të të akuzuarve. 

3 Prill 2023, 18:38 Nga a.l
(E PLOTË) Seanca e parë e gjyqit ndaj ish-krerëve të
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

HAGË- Sot në Gjykatën Speciale në Hagë u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata sot u njohën me akuzat e përzgjedhura nga Prokuroria Speciale. Prokurorët për më shumë se 5 orë kanë dëshmuar disa pika të aktakuzave, mes të cilave edhe ajo e ngritjes së një hirearkie dhe fuqie organizative nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i bërë përgjegjës 4 ish-udhëheqësit e luftës për vrasjen e mbi 100 personave që u tha se konsideroheshin tradhtarë. 

Po ashtu prokurorët pretenduan se ish-krerët e UÇK-së kanë keqtrajtuar dhe detyruar anëtarë të LDK-së që të bëjnë deklarata publike për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për cfarë është dëshmuar më sipër, ish-krerët e UÇK-së u përshkruan si krijues të një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” nga Zyra e Pokurorit të Specializuar. 

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, foli i pari, duke thënë se nuk po gjykohet UÇK-ja por individët në fjalë. 

Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në. Nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj. Nëse dikush e thotë këtë, e ka gabim, është e rreme. Thjesht nuk është e vërtetë. Akuzat ngrihen kundër katër personave, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin ’98 dhe ’99”, tha ai.

Në nisje të procesit gjyqësor është 'piketuar' ish-presidenti Hashim Thaçi, për të cilin prokurori ëhiting e akuzoi atë se e kishte mohuar rolin e tij dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori.

Provat që ëhiting tha se do të paraqiten gjatë procesit gjyqësor, sipas tij, do të tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Sipas tij, ato bien ndesh me deklaratat tjera të Thaçit dhe me deklaratat e të akuzuarve tjerë.

“Ndërkohë që do të dëgjoni provat e paraqitura gjatë këtij gjykimi, të nderuar gjykatës, ju sugjeroj t’ia bëni vetes këtë pyetje: përse z. Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe i bëri këto pretendime të rreme sa i takon rolit të tij gjatë luftës dhe lidhur me UÇK-në. Nga çfarë donte të largohej? Çfarë po përpiqej të fshihte. Në fund, gjykimi që po fillon sot, do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha prokurori i Speciales.

Hirearkia dhe fuqia organizative e UÇK-së sipas Prokurorëve të Specializuar 

Pas Alex ëhiting, fjalën e mori prokurori tjetër, Mattheë Halling i cili foli për strukturën dhe kompetencat brenda UÇK-së. Duke pasuar argumentat e kolegut të tij, Halling tha se pyetja që shtrohet përpara trupit gjykues është nëse të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejojnë atyre, siç tha ai, të kryenin krime që i përmban aktakuza.

Pyetjes iu përgjigj vetë, duke thënë se provat do të tregojnë se ata kishin poste të tilla. Halling përsori një pjesë nga dëshmia e Rexhep Selimit para prokurorëve, ku kishte treguar se kush i shkruante deklaratat e UÇK-së. 

Me kalimin e kohës dhe me zhvillimin organizativ, secili nga katër të akuzuarit kishin kompetenca, autoritet dhe ndikim që ua bënë atyre të mundur që të zbatonin dhe të vinin në jetë qëllimin të përbashkët të ushtronin kontroll efektiv. Në këtë gjykim do të jetë e rëndësishme të bëhet dallimi midis asaj që aspironte të bënte UÇK-ja dhe asaj që bëri faktikisht. Në mënyrë që të mbijetonte UÇK-ja duhet të kishte një strukturë të organizuar, UÇK-ja buroi nga LPK e cila besonte se liria mund të fitohej vetëm përmes forcës, ndërkohë ishte në kundërshtim me qasjen e LDK-së dhe kryetarin e saj Ibrahim Rugova, e cila mbështeste rezistencën e politikës jo të dhunshme ndaj shtetit serb”, tha ai.

Ndër tjerash, prokurori Halling ka prezantuar edhe një organogram të strukturës së UÇK-së të nëntorit 1998, duke iu referuar të dhënave, që sipas Gjykatës Speciale, u gjetën në banesën e Jakup Krasniqit.

Mund të shihni Krasniqin që bën me dije rolin e vet si zëvendëskomandant i UÇK-së dhe rolin që kishin tre të akuzuarit e tjerë: Hashim Thaçi politik, Rexhep Selimi inspektor i përgjithshëm, Kadri Veseli funksionar zbulimi”, tha prokurori Halling.

Ai prezantoi edhe një dokument që po ashtu tha se u gjet në banesën e Jakup Krasniqit. Sipas tij, ai dëshmon se Krasniqi i udhëzonte komandantët e zonave që të kryenin arrestime.

Ky urdhër i fillimit të dhjetorit të vitit ’98, i nënshkruar nga Jakup Krasniqi dhe që është gjetur në banesën e tij është një shembull tjetër ku udhëzon komandantët e zonës që të urdhërojnë policinë ushtarake që t’i arrestojnë ata shtetas që i tregojnë besnikëri okupatorit, që mbajnë uniforma të policisë serbe, sepse kështu kanë kryer akte tradhtie ndaj shqiptarëve. E njëjta gjë do të bëhet në të ardhmen për çdo qytetar që është implikuar me çdo forcë policie që nuk është pjesë e UÇK-së, përpara se të vendoset statusi politik i Kosovës”, tha ai.

Pika 59

Deklarata nr. 59 e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës akuzonte ish-ushtarin Gani Geci si kolaboracionist dhe vrasës, e cila u përmend në seancën e sotme si dëshmi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas prokurorit, Geci kërkohej që të keqtrajtohej.

“Keqtrajtimi” i anëtarëve të LDK-së

Duke vijuar me dëshmitë, Prokuroria gjithashtu deklaroi se krerët e UÇK-së kanë keqtrajtuar personat të cilët kundërshtonin metodat e organizatës. Këta, sipas prokutorit Alan Tieger ishin pjesëtarë të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai gjithashtu pretendoi se Thaçi dhe Selimi e anëtarët të tjerë të UÇK-së, në shtator të vitit 1998 keqtrajtuan 13 përfaqësues të LDK-së në Qirez të Skënderajt, pasi ata, sipas tij, po e zhvillonin një vizitë humanitare në atë zonë.

“Ndonjëherë këta quheshin tradhtarë, bashkëpunëtorë… Provat tregojnë që personat e etiketuar kështu ndaloheshin dhe keqtrajtoshin në mënyrë të tmerrshme.Provat tregojnë gjithashtu që Hashim Thaçi iu tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK-ja nuk e njihte parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkruajnë deklarata që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja dhe iu kërkoi atyre që të jepnin dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori.

Prokurorja tjetër, Clare Laëson tha se gjatë procesit gjyqësor do të dëgjohet se Thaçi dhe Veseli kanë tentuar të detyrojën disa anëtarë të shquar të LDK-së që të bënin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së.

Do të dëgjoni Thaçin dhe Veselin së bashku që i kanë nxjerrë të ndaluarit nga një qendër ndalimi. Këta persona nuk janë parë më kurrë që prej atëherë. Thaçin dhe Veselin, edhe njëherë tjetër bashkë mund të dëgjoni që kërkonin të detyronin anëtarë të shquar të LDK-së që të jepnin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së. Thaçin, të shoqëruar kësaj here nga një anëtar i identifikuar i NPK-së dhe nga krimineli i shpallur fajtor, Sabit Geci, që drejton ndalimin dhe merr në pyetje 13 anëtarët e delegacionit parlamentar ndërkohë që ata ishin të lënduar nga rrahjet. Ky është një incident në të cilin ka qenë i përfshirë edhe vetë Selimi”, tha prokurorja.

Një rast tjetër e ka përmendur prokurori James Pace, ku pretendon se Hashim Thaçi dhe Sabit Geci kishin marrë në pyetje disa të ndaluar, të identifikuar si rugovistë.

Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare…Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”, tha ai.

Mbrojtësi i viktimave: Frikësohen nga hakmarrja

Në fund të seancës së sotme foli mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, i cili tha ky proces gjyqësor duhet ta gjejë të vërtetën. Sipas tij, shqiptarët që u paraqitën si viktima në këtë rast kanë pranuar që të mos flisnin, por kjo nuk ka funksionuar. Ndër të tjera Laws tha se disa prej atyre që janë paraqitur si viktima janë etiketuar si tradhtarë.

Çmimi që u desh të paguanin ishte jeta në mërgim.Ata ishin persona të fortë. Në qoftë se ata kanë qenë duke i bërë këto krime, me siguri nuk kanë imagjinuar që do të vinte një ditë si kjo e sotmja”, tha ndër tjerash Laws. 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi se nesër do të vazhdojë gjykimi me dëshmitë e avokatëve të të akuzuarve. 

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje