LIVE UPDATES
Bota

Scholz: Sulmi në Rafah të Gazas, do ta bënte paqen rajonale shumë të vështirë

Ky është një nga argumentet kryesore që ai do të sjellë në bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

17 Mars 2024, 12:58 Nga M.B

 

Scholz: Sulmi në Rafah të Gazas, do ta bënte paqen rajonale
Olaf Scholz

JORDANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot, pas bisedimeve me mbretin jordanez Abdullahu, se numri i madh i viktimave civile që do të vinte nga një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, do ta bënte paqen rajonale shumë të vështirë. Ky është një nga argumentet kryesore që ai do të sjellë në bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Bisedimet e organizuara me nxitim, vijnë pasi Izraeli miratoi të premten një plan për të sulmuar qytetin në skajin jugor të Gaza, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të tij janë strehuar pas pesë muajsh lufte.

"Tani për tani, bëhet fjalë për të siguruar që të arrijmë në një armëpushim afatgjatë. Kjo do të na mundësonte të parandalonim një ofensivë të tillë tokësore. Është e qartë që ne duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë që situata të mos përkeqësohet nga ç'është tashmë. Izraeli ka çdo të drejtë të mbrojë veten.. Në të njëjtën kohë, nuk mund të ndodhë që ata në Gaza që ikën në Rafah të kërcënohen drejtpërdrejt nga çfarëdo aksionesh dhe operacionesh ushtarake që ndërmerren atje", tha Scholz.

Izraeli thotë se Rafah është një nga bastionet e fundit të Hamasit, të cilin ai është zotuar ta eliminojë dhe se banorët do të evakuohen.

scholz gaza

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin