LIVE UPDATES
Bota

Lufta me Ukrainën/ Fëmijët rusë "përveshin mëngët" për të ndihmuar ushtrinë

Programi i Krasnojarskut, që veçse ka hapur fushatën për rekrutim për vitin 2024, është vetëm një prej disa programeve në mbarë vendin që janë përfshirë në angazhimin e fëmijëve nën moshë madhore në detyra për të mbështetur luftën, një fenomen që një ekspert i punës e përshkroi si “militarizim të fëmijërisë”.

17 Mars 2024, 09:39 Nga r.ll
Lufta me Ukrainën/ Fëmijët rusë "përveshin
femijet ruse

RUSI- Në 20 vjetët e fundit, zyra e kryetarit të qytetit siberian, Krasnojarsk, ka udhëhequr një program vullnetar për adoleshentët nga mosha 14 deri 18 vjeç të quajtur Brigada e Punës së Kryetarit.

“Pjesëmarrësit në Brigadën e Punës do të punojnë si zakonisht për të pastruar parqet, brigjet e lumit të qytetit dhe zonat e tjera që përdoren nga banorët për relaksim”, u tha në njoftimin e publikuar në një gazetë më 2010 lidhur me programin.

Që nga viti i kaluar, megjithatë, adoleshentëve në Krasnojarsk u janë ngarkuar detyra të tjera, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i zyrës së kryetarit. Ai tha se këto detyra kanë të bëjnë me qepjen e gjësendeve dhe përgatitjen e paketave të ndihmës për trupat ruse që po pushtojnë Ukrainën.

Makinat e qepjes janë dhuruar nga “biznesmenë të angazhuar me kërkesë të kreut të administratës së Qarkut Qendror”, thuhet në një postim të publikuar në llogaritë në rrjetet sociale të Brigadës së Punës.

Ekonomia e Rusisë tashmë është në shërbim të luftës, pasi Kremlini po i jep përparësi ndërtimit të armatimit dhe furnizimit me pajisje për të mbështetur pushtimin, që tashmë është në vitin e tretë. Rezultati i gjithë kësaj është se ka mungesa, teksa sektorët e mëdhenj po përballen me vështirësi që të gjejnë punëtorë. Në anën tjetër, kjo ka bërë që të rriten pagat në shumë industri.

Programi i Krasnojarskut, që veçse ka hapur fushatën për rekrutim për vitin 2024, është vetëm një prej disa programeve në mbarë vendin që janë përfshirë në angazhimin e fëmijëve nën moshë madhore në detyra për të mbështetur luftën, një fenomen që një ekspert i punës e përshkroi si “militarizim të fëmijërisë”.

Një numër në rritje i këtyre “nismave të militarizimit” po kryen nga ndërmarrje komerciale që po synojnë të kompensojnë mungesën e fuqisë punëtore në një ekonomi gri në zhvillim që ka në qendër luftën, tha eksperti, i cili, sikurse edhe të tjerët që janë cituar në këtë artikull, kërkoi të mbetej anonim nga frika e hakmarrjes apo ndjekjes penale nga autoritetet.

“Mund të jetë e rrezikshme për punëdhënësit që të përdorin fëmijët për punë”, tha eksperti, “sepse shumica e të miturve po punojnë pa dokumentet e duhura”.

Një përfaqësues i Brigadës së Punës në Krasnojarsk i tha REL-it se vullnetarët mund të zgjedhin llojin e tyre të preferuar të punës, duke shtuar se opsioni për të qepur gjësende për trupat në Ukrainë u shfaq verën e kaluar pasi për këtë gjë “kishte kërkesë të madhe”. Adoleshentët kanë dërguar mbi 300 gjësende në dy muajt e fundit për “luftëtarët në operacionin e posaçëm ushtarak” – formulimi që Kremlini përdor për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës.

“Ata kanë përfunduar pothuajse 50 rrjeta kamuflazhi”, tha përfaqësuesi. “Pjesëmarrësit po ashtu ndihmuan në paketimin e pakove të ndihmës që ato të dërgohen në zonat e aktivitetit ushtarak”.

Prindërit e disa nxënësve thanë se administrata e qytetit ka dërguar përfaqësues në shkolla për të rekrutuar vullnetarë.

“Por, pa presion të madh, falë Zotit”, tha për REL-in nëna e një fëmije që vijon mësimin në klasën e tetë. “Sigurisht, nëse ata do të nisnin të bënin presion, do të ishte më e vështirë që të refuzonim sesa tani”.

Çorape për veteranët

Gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit më 29 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, lavdëroi punëtorët, sipërmarrësit, inxhinierët, vullnetarët, partitë politike dhe të tjerët për “punën e tyre të përgjegjshme dhe të palodhshme për të mbështetur interesat e Rusisë”, duke pretenduar se “kjo luftë e drejtë është e qytetarëve tanë”.

Në muajt e fundit, kjo ka përfshirë gjithnjë e më shumë fëmijë të vegjël nëntë apo dhjetë vjeç.

Nëntorin e kaluar, nxënësit e shkollës Nr. 8 në Mozhga, një qytezë në rajonin qendror të Udmurtias, nisën një nismë “vullnetare” për të ndihmuar veteranët e plagosur të luftës. Ata kanë thurur çorape të posaçme për veteranët që kanë humbur gjymtyrët e tyre të cilat janë të nevojshme të vishen në mënyrë që të parandalojnë prishjen e pajisjeve protetike.

Kjo shkollë në dhjetorin e vitit 2022 kishte marrë emrin në nder të një ish-nxënësi që ishte vrarë disa muaj më herët gjatë luftimeve në Ukrainë. Sipas një postimi në rrjetin social, VK, nisma ishte quajtur “Çorape për trungje”.

Koordinatorja e programit, nxënësja e quajtur Vasilisa Skovordnikova, shkroi se “nënat dhe gjyshet” e fëmijëve u kanë mësuar se si të thurin dhe se qëllimi i programit është “t’iu japim moral dhe ndihmë fizike pjesëmarrësve në operacionin e posaçëm ushtarak të cilëve u janë amputuar gjymtyrët”. Çdo fëmijë ka pasur një cak që të prodhojë 35 çorape.

Disa nxënës në program thanë se pjesëmarrësit u rekrutuan në baza vullnetare, por disa ishin nën presionin se nëse refuzonin të merrnin pjesë do të kishin pasoja negative.

Ka pasur edhe “letra shantazhuese” tha një nxënës për REL-in.

“Ata nuk na detyruan ne në mënyrë të drejtpërdrejtë, por aluduan se pjesëmarrja në aktivitete ‘të rëndësishme sociale’ merrej në konsideratë kur ne të aplikonim për në kolegj”, tha një nxënës tjetër. “Kjo nuk më pengoi sepse unë kam dal vullnetar. Kam dëgjuar se nxënës të tjerë iu bashkuan programit për të marrë pikë, por më pas u kërkuan nënave të tyre që të thurnin çorapet”.

Në qytetin Mamadish të Tatarstanit, nxënësit e shkollave kanë përfunduar stabilizimin e krahëve për bombat e hedhura me dronë që të përdoren në Ukrainë.

Këta krahë nga plastika janë prodhuar duke përdorur printerët 3D dhe më pas fëmijët i ngjyrosin, sipas raportimit të një televizioni lokal.

Në këtë raport televiziv, një fëmijë që duket se është afër 10 vjeç shfaqet duke demonstruar se si përdoret një kompresë dhe po ashtu fëmijët shfaqen duke montuar pjesët e printuara. Aty po ashtu shfaqen fëmijët duke përgatitur kuti për mbajtjen e ilaçeve kundër dhimbjeve që administrohen në vijën e frontit.

Në Abakan, kryeqytetin e rajonit jugor të Hakasias, një degë lokale e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka rekrutuar fëmijë me probleme në dëgjim që të prodhojnë “qirinj për llogore”, që janë kanaçe prej kallaji të mbushura me karton dhe me dyllë parafine që digjen për disa orë.

“Puna është mjaft e lodhshme dhe kërkon shumë kohë”, thuhej në një postim në tetor të vitit 2023 në llogaritë në rrjetet sociale të partisë. “Por, fëmijët po marrin pjesë në këtë program masiv me shumë interes. Qirinjtë e llogoreve janë vërtetë thelbësore për vijën e frontit. Ushtarët i përdorin ato për t’u ngrohur apo për të ngrohur ushqimin dhe ujin”.

Programi, i quajtur “Ngrohtësi nga shtëpia” veçse është duke u zbatuar në 28 rajone, u tha në postim.

“Unë njoh një person që prodhon qirinj që u ftua të mbante një seminar për prodhimin e qirinjve të llogoreve për nxënësit e klasës së tretë”, tha për REL-in një ekspert tjetër për punën e fëmijëve. “Kjo do të thotë për fëmijët që janë nëntë ose dhjetë vjeç”.

“Nuk po flasim për prodhimin e një qiriu”, shtoi ai. “Një klasë mund të prodhojë dhjetëra njëkohësisht. Dhe kjo është punë e rrezikshme”.

Tymrat nga nxehtësia dhe derdhja e disa kilogramëve parafine mund të jenë të dëmshme, tha ai, dhe ekziston rreziku i djegieve kimike nëse në lëkurën e dikujt derdhet dylli i nxehtë. Ushtarët, tha ai, janë të trajnuar që të mos ndezin qirinjtë në hapësira të mbyllura.

Gushtin e vitit të kaluar dolën raporte se një universitet teknik në Tatarstan po përdorte studentët, disa prej të cilëve ishin 15 vjeç, për të montuar dronët sulmues të prodhimit iranian.

Atëbotë, Idel.Realities të REL-it intervistuan dhjetëra prindër dhe studentë të cilët pretenduar se fëmijët po detyroheshin të punonin me orë të tëra, pa pauza të duhura dhe pa ushqim.

Programi, tha Sergei Podsytnik, gazetar që drejton një kanal në Telegram që fokusohet në çështjet e rajonit të Samaras, tha se është “definicioni i asaj që quhet shfrytëzim”.

Atëbotë po ashtu guvernatori i rajonit Çukotka, në Lindjen e Largët, raportoi se “studentët e kolegjeve, instruktorët dhe vullnetarët” po ashtu po montonin dronë për ushtrinë.

Në mars të vitit 2023, ligjvënësit në kuvendin rajonal të Rostovit debatuan nëse është e nevojshme të merret leje nga prindërit para se të rekrutohen fëmijët për “punë të rëndësishme sociale” që trupave t’iu ofrohen pajisje.

“A nuk u besojnë prindërit shkollave?”, pyeti gjatë këtij debati ligjvënësja e Partisë Komuniste, Tatyana Ivashchenko.

“Fëmijët nuk mbajnë asgjë më të rëndë sesa shpuza e dërrasës së zezë deri në klasën e 11-të”, shtoi ajo. “Dhe më pas, tre vjet më vonë, ata duhet të tërheqin shokët e tyre nga një fushëbetejë. Sipas meje, kjo nuk është në rregull”.

Marrë nga REL.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje