10 Mars 2025, 11:28
Nga N.F
Rutte
BOSNJE- Kreu i NATO-s, Mark Rutte fillon të hënën një vizitë në Ballkan. Stacioni i parë Bosnje-Hercegovinë, nesër ai qëndron në Kosovë. Para vizitës Rutte ka theksuar rëndësinë e stabilitetit në Ballkan. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte të martën (11.03) pritet të vizitojë Kosovën, ndërsa gjatë ditës së hënë (10.03) ai qëndron në Bosnjë-Hercegovinë. Kjo është vizita e parë e Mark Rutte-s në Kosovë që nga marrja e postit të shefit të NATO-s.
Sipas njoftimit të Aleancës, Mark Rutte, gjatë kësaj vizite në Bosnjë dhe Kosovë, shoqërohet nga zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, si dhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Para kësaj vizite, shefi i NATO-s ka deklaruar se "stabiliteti në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi është çështje e rëndësishme”, duke shtuar se "nuk sheh arsye për të dyshuar nëse do të ketë ndonjë ndryshim të theksuar në angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Aleancën Veri-Atlantike, NATO”.
Vizita e Ruttes në kohë tensionesh në Bosnje-Hercegovinë
Sipas njoftimit të NATO-s, gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Mark Rutte do të takojë zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, kryetarin e Këshillit të Ministrave, ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin në detyrë të Sigurisë. Vizita e shefit të NATO-s në Bosnjë zhvillohet në një periudhë tensioni në këtë shtet, pasi presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, më 5 mars nënshkroi dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë-Hercegovinës. Me këto ligje ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS). Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.
Pas Bosnjë-Hercegovinës, shefi i NATO-s, Mark Rutte, viziton Kosovën. Në Prishtinë, sipas njoftimit nga zyra e tij, ai do të zhvillojë takime bilaterale me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Rutte do të takojë gjithashtu shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, shefin e misionit EULEX, komandantin e KFOR-it, gjeneralin Giovanni Barbano, shefen e UNMIK-ut dhe atë të misionit të OSBE-së.
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë, i cili shoqërohet nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, ndodh vetëm pak ditë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve dhe në pritje të krijimit të qeverisë së re të vendit./DW
rutte kosove nato lufta ne bosnje
Bota
10 Mars 2025, 09:00
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Më shumë se 510,000 pasagjerë janë prekur nga greva e sotme 24-orëshe në të pakt&eum...
Bota
10 Mars 2025, 08:43
r.ll
foto ilustruese
ARABI SAUDITE- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet sot në Arabinë Saudite ku do të takohet me princin e ...
Bota
10 Mars 2025, 08:26
N.F
Mark Carney
KANADA- Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit t&...
Bota
10 Mars 2025, 08:23
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Pandemia e virusit korona, lufta në Ukrainë, trazirat gjeopolitike – sipas një studimi, kriza...
Bota
10 Mars 2025, 08:18
r.ll
qendra e emigranteve
GREQI- Një përplasje mes emigrantëve egjiptianë ka ndodhur mbëmjen e djeshme në Qendrën e Prit...
Bota
10 Mars 2025, 08:00
N.F
29-vjeçari
ANGLI- Burri që u ngjit në kullën Big Ben në Londër është akuzuar për shkaktim t&e...
Bota
10 Mars 2025, 07:45
N.F
Musk
SHBA- Multimiliarderi Elon Musk iu referua dje rëndësisë thelbësore të sistemit të komunikimit satelitor Starl...
Bota
10 Mars 2025, 07:49
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Administrata Trump beson se udhëheqja e Ukrainës është gati të ecë përpara me kërkesën e...
Bota
10 Mars 2025, 07:31
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina ka marrë ndihma në vlerë prej 287 miliardë dollarësh që nga janari i vitit 2022, kur Sh...
Bota
10 Mars 2025, 07:20
N.F
Permbytjet
ARGJENTINË- 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 1200 qytetarë janë detyruar të qëndrojnë larg sh...