LIVE UPDATES
Bota

Rusia vazhdon të sulmojë përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës

Rusia sërish ka sulmuar objektivat civile në rajonin jugor dhe në qytetin e Hersonit dhe ka granatuar në Dnipropetrovsk, tha ushtria dhe zyrtarët rajonalë.

28 Dhjetor 2022, 12:16 Nga k.m.
Rusia vazhdon të sulmojë përgjatë vijës së frontit
Foto ilustruese

Forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë me zjarr artilerie pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontaktit në lindje, teksa sulmet janë përqendruar në Bahmut dhe Avdijivka në Donjeck. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase në këto dy qytete po zhvillohen luftimet më të ashpra në muajt e fundit. Rusia sërish ka sulmuar objektivat civile në rajonin jugor dhe në qytetin e Hersonit dhe ka granatuar në Dnipropetrovsk, tha ushtria dhe zyrtarët rajonalë.

“Armiku po vazhdon ofensivën në drejtim të Bahmutit dhe Avdijivkës [në Donjeck] dhe ka tentuar që të përmirësojë pozicionin e tij taktik në drejtim të Limanit [në Luhansk]”, tha Shtabi i Përgjithshëm më 28 dhjetor.

Trupat ruse kanë kryer 33 sulme me artileri dhe një sulm ajror ndaj pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe civilëve në Herson gjatë 24 orëve të fundit, u tha në njoftim. Rusia sërish ka granatuar qarkun e Nikopolit në rajonin e Dnipropetrovskit gjatë natës, tha kreu i administratës rajonale ushtarake, Valentyn Reznichenko. Reznichenko tha se shtëpitë e civilëve janë shkatërruar dhe një panel solar në këtë rajon, që ka nevojë për energji elektrike.

Rusia për muaj të tërë ka sulmuar me dronë infrastrukturën e energjisë së Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas në errësirë dhe në të ftohtë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin në orët e vona të 27 dhjetorit tha se situata në Donbas – që përbëhet nga rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut – ishte e “vështirë dhe e dhimbshme”.

Ai tha se kjo javë do të jetë “e rëndësishme për Ukrainën nga aspekti politik” dhe se një plan veprimi po diskutohet për ushtrinë ukrainase për vitin e ardhshëm dhe për situatën në qytetet e Kreminës dhe Bahmutit, që gjenden në Luhansk dhe Donjeck. Njoftimi i Zelenskyt u bë në kohën kur një ekspert ushtarak britanik i tha BBC-së se forcat ukrainase janë pranë një përparimi të madh përreth Kreminës dhe Svatovit në Luhansk. Një përparim i tillë mund të shtyjë prapa trupat ruse për rreth 65 kilometra “afër vendit ku pushtimi i tyre nisi në shkurt”, tha Michael Clark.

Ushtria ruse tha se ka shkaktuar humbje të rëndësishme ndaj ushtarëve ukrainas gjatë luftimeve me artileri në pozicionet në vijën e fronit, nga Hersoni deri në Harkiv. Moska pretendoi se ka vrarë afër 60 ushtarë ukrainas gjatë luftimeve në Donjeck, në lindje të Ukrainës, raportoi TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë. Në rajonin e Luhanskut afër 30 ushtarë ukrainas janë vrarë gjatë sulmeve me artileri, tha ministria ruse. Raportimet për suksese në fushëbetejë nga ana ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur./REL

rusi lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit